3 mënyra për të kuptuar nëse je lindur për të qënë biznesmen

0
363

Ndërmarrësia është një instikt. Disa e kanë të lindur e disa jo. Ekzistojnë 3 mënyra për të kuptuar nëse je i programuar për të qenë i tillë. Përtej gjenetikës, këto janë disa shenja të tjera.

Ti i kupton njerëzit

Të kuptosh njerëzit dhe çfarë i bën ata të shkëlqejnë është një cilësi e një personi të suksesshëm. Sipërmarrja lidhet me marrëdhëniet, për të lansuar një biznes nevojitet pasion, energji, inteligjencë dhe kreativitet. Suksesi është i limituar nga këto burime njerëzore, por vetë burimet janë pa limit. Maksimizo marrëdhëniet e tua, si me punonjësit, klientët dhe konkurrentët, dhe përfitimet do t’ju ndjekin. Mos investo në produkte, investo në njerëz. Ky është çelësi i suksesit.

Të njohësh pikat e tua të dobëta

Është mirë të kuptosh veten, por veten a arrin ta kuptosh? Njohja e vetes është thelbësore në botën e sipërmarrjes.

Të gjithë kanë pikat e tyre të dobëta, qoftë për të bërë llogari, gabimet drejtshkrimore apo hartimi i një projekti në Exel. Ajo që ka rëndësi është mënyra se si i trajtoni dobësitë tuaja, nëse silleni sikur ato nuk ekzistojnë apo i pranoni dhe përpiqeni t’i përmirësoni. Vetëm kjo e fundit do t’ju ndihmojë të keni progres.

Njerëzit e suksesshëm ndërtojnë një skuadër që plotëson të gjitha hapësirat. Askush nuk mund t’i bëj të gjitha, por të gjithë mund të bëjnë diçka.

Ti je i drejtë

Qarkullon një mit se njerëzit e suksesshëm janë të pamëshirshëm. Epo nuk qëndron kështu.

Një nga gjërat më të rëndësishme më jetë është të jesh i drejtë, të jesh i arsyeshëm. Edhe në biznes nuk ka ndonjë ndryshim. Secili sipërmarrës ka nevojë të gjejë formulën e tin Win-Win (fitore-fitore), një qasje në të cilën ata mund të shkëlqejnë pa kompromentuar suksesin e të tjerëve. Ji i drejtë, i arsyeshëm, i suksesshëm. Kjo është renditja.

Sipërmarrja është një botë kaotike e mbushur me surpriza, dhe këto karakteristika janë absolutisht jetësore nëse doni të keni një shans.

Leave a Reply