13 gjëra tipike që vetëm fëmijët e pasur mund t’i bëjnë

0
42

Fëmijët e pasur, si gjithë të tjerët, janë fëmijë në fund të fundit, që do të thotë se të paturit shumë para, jo detyrimisht ndikon në mënyrën si mendojnë dhe sillen.

Thënë kjo, që fëmijët e pasur edhe shërbejnë në komunitet, janë empatikë, sillen me edukatë, ndodh që vishen thjeshtë, nuk flasin kurrë për pasurinë e tyre etj. Megjithatë, paratë janë një faktor padyshim i rëndësishëm në rritjen e fëmijëve që ndikon në krijimin e disa sjelljeve të caktuara. Patjetër që lista në vijim nuk vlen për të gjithë fëmijët e pasur, megjithatë përmban gjëra që vetëm një fëmijë i tillë mund t’i bëjë.

– Organizojnë festa me shumë miq, kur prindërit janë me pushime ose nuk ndodhen në shtëpi. Në shumicën e rasteve, prindërit e tyre as që do ta vënë re.

– Kanë mësues privatë. Fëmijët e pasur ndodh që edhe nuk përqëndrohen fort në mësim, pasi sidoqoftë, mësuesi privat do t’ua shpjegojë.

– Sipas Buzzfeed, fëmijët e pasur kanë karta Black AmEx dhe kjo gjë është mëse normale. Përpos kartave të tyre të kreditit, ata mund të blejnë çfarëdo gjëje duke ua tarifuar prindërve.

Shën.red. Karta American Express Centurion Card njihet jozyrtarisht si Amex Black Card dhe u jepet vetëm mbajtësve të Platinum Card, një kartë krediti me më shumë prestigj dhe përfitime se kartat e rregullta të kreditit.

– Nuk përdorin parfume të lirë. Një vajzë në Reddit shkruan se kohë më parë, iu desh të ndante dhomën me një vajzë të pasur gjatë një pjesëmarrjeje në një konkurs debati. Vajza e pasur e pyeti nëse mund të përdorte parfumet e saj. “Shkoi në tualet dhe pa parfumin tim. Ma merr mendja që ishte Chloe ose diçka e tillë. Më tha e frikësuar që nuk përdor asgjë në lëkurë që është më pak se £100.”

– Marrin taksi edhe nëse u duhet të ecin pesë minuta larg.

– Nuk bëjnë punë shtëpie. Përdorues të Reddit shkruajnë se fëmijët e pasur nuk bëjnë kurrë punë shtëpie, pasi janë rritur me idenë që ata nuk supozohet të prekin gjë me dorë dhe gjithnjë kanë pasur të tjerë që i kanë ndihmuar.

– Vetëm një fëmijë i pasur mund të thotë, pasi i është dhuruar makina e fundit, se “është e bukur, por jo ndonjë gjë e madhe”.

– Kanë kafshë të rralla. Nuk është çudi që një fëmijë i pasur të ketë si kafshë shtëpiake një kafshë ekzotike.

– Shkojnë me pushime kur janë të mërzitur. Nëse dikush del për vrap për të lehtësuar stresin, një fëmijë i pasur s’do ta mendonte dy herë për të prerë një biletë diku gjetkë nëpër botë.

– Kanë avion privat dhe/ose jaht.

– Mendojnë se të hash drekë çdo ditë në restorant është diçka normale. Një fëmijë i pasur tha për This Is Insider se e zbuloi shumë vonë se nuk ishte normale që të drekohej çdo ditë në restorant. “Mendoja se ushqimi i gatuar në shtëpi është për raste speciale.”

– Pushimet e tyre verore zgjasin tre muaj. Ose gjashtë muaj. Ose dymbëdhjetë muaj.

– Nuk i shohin veshjet luksoze vetëm nëpër faqet e Vogue.

Leave a Reply