Përfundon aksioni i madh i Kastratit, ndau nga 2 herë ndihma në vendet e prekura me Covid-19

0
398

Humanisti Halil Kastrati, i cili drejton shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, ka përfunduar ndarjen e pakove ushqimore-higjienike dhe miellit në gjitha qytetet e Republikës së Kosovës.

Në një intervistë të shkurtër për “Indeksonline”, ai ka treguar për punën e palodhshme që e realizuan gjatë gjithë këtyre javëve kritike që vendin e kaploi pandemia Covid-19.

Kastrati në fillim shprehu dhimbje për gjithë personat e prekur me koroanvirus duke shprehur në shërimin e tyre.

“Lus Zotin që të gjithë ata që janë të prekur me koronavirus ta  gjejnë shërimin sa më të shpejtë. “Jetimat e Ballkanit” qysh nga fillimi i pandemisë kanë qenë aktiv.  Sot jemi në Komunën e Hanit të Elezit që është komuna e fundit që bimë ndihma. I kemi pru për 100 familje”, ka thënë ai.

Humanisti Kastrati tregoi se në disa vende të izoluara  dorëzoi nga dy herë ndihma.

“I kemi përfunduar të gjitha komunat në Kosovë. Në disa komuna që ishin të futura në karantinë më herët kemi qenë dy herë. Ju kemi thënë gjithë kryetarëve që nëse kanë nevojë le të na lajmërojnë”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply