Për biondinat që duan të duken Mbretëresha, ja si duhet të veprojnë

0
28

Për ta theksuar edhe më shumë bukurinë natyrale, ekzistojnë disa këshilla për grim, të cilat do t’u ndihmojnë femrave me flokë bionde për ta arritur një gjë të tillë.

1. Theksojini qerpikët

Biondet natyrale kanë qerpikë të ndritshëm, pra eksperimentoni me maskarë deri në momentin kur ta gjeni atë që ju përshtatet më së miri. Opsionet më të mira për biondina janë e kafenjta e errët, e zeza ose e kaltra e errët, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2. Definojini vetullat

Ngjashëm sikur me qerpikët, nevojitet edhe definomi më i fortë i vetullave, pasi që ato janë kornizë e fytyrës. Për t’i theksuar ato, pa i bërë që të duken jo natyrale, zgjidhni produkte për qerpikë (laps ose hije) që janë një ose dy nuanca më të errëta sesa flokët tuaj.

3. Kujdes me hijen për sy

Keni ngjyrë neutrale të flokëve, pra nuancat më intensive dhe më të errëta në sytë e tuaja do të jetë me të vërtetë tepër të dukshme. Për këtë është më mirë që të zgjidhni tone më të buta të së kafenjtës dhe të artës të cilat më së miri u përshtaten biondeve, e nëse dëshironi pak më shumë, atëherë zgjidhni nuancat pastele. Kur bëhet fjalë për hijen rol luan edhe ngjyra e syve. Biondeve me sy të kaltër më së miri u përshtaten nuancat e ftohta, siç janë e hirta, e argjendta dhe e kaltra e ndritshme. Femrave me sy të kafenjtë më mirë u rrinë nuancat e së kafenjtës dhe e vjollcës së ndritshme.

4. ‘Smokey eyes’

Thamë që biondet nuk duhet ta teprojnë me hije për sy, por kjo nuk do të thotë se nuk mund ta zgjidhni dukjen e popullarizuar  ‘smokey eyes’. Mund ta bëni një gjë të tillë, vetëm zgjidhni nuanca më të ndritshme të hijes për sy. Për shembull, në vend të ngjyrës së zezë zgjidheni të hirtën ose të kafenjtën e ndritshme.

5. Biondinat platine

Përveç ngjyrës së syve në grim do të ndikojë edhe nuanca e flokëve tuaja bionde. Biondet platine dhe ato me nuanca më të ftohta të ngjyrës së bardhë, duhet të zgjedhin nuanca më të ftohta të hijeve për sy dhe të ngjyrës për buzë. Nuancat më të ngrohta të kafenjta mund t’i përdorni nëse keni lëkurë më të errët.

6. Biondinat e arta

Nuancat më të ndritshme të së kafenjtës dhe të artës (karamele dhe mjaltë) do të duken shkëlqyeshëm në sytë tuaj. Të mira janë edhe nuancat paksa më të errëta të ngjyrës së vjollcës, e duhet shmangur nuancat e errëta të portokalltës. Me flokët tuaj të artë përshtaten mirë tonet e ngjyrës së pjeshkës në sy dhe në faqe.

7. Zgjedhja e ngjyrës për buzë

Kur bëhet fjalë për ngjyra të buzëve keni shumë opsione, por shmangni ngjyrat me nën-tone të verdha të cilat thjeshtë nuk përshtaten me flokë bionde. Zgjedhje natyrale për bionde janë nuancat e së kuqes, ngjyrës së lëkurës dhe pjeshkës, por nëse dëshironi diçka më të theksuar, zgjidheni të kuqen, e cila u rri shumë mirë biondeve.

8. Baza e artë

Biondet natyrale shpesh kanë ngjyrë më të ndritshme të lëkurës. Në mënyrë që lëkurës suaj t’i jepni më shumë jetë, e që të dukeni natyrale përdorni pudër të lëngët ose krem që ka pak shkëlqim të artë. Mund ta përdorni edhe një nuancë më të ndritshme të bronzuesit, në mënyrë që t’i jepni lëkurës suaj pak ngrohtësi.

9. E kuqja e butë në faqe

Biondinave më së miri u rrinë ngjyra e kuqe dhe ajo e pjeshkës për faqe. Aplikojini në mollëza, por linjën e tërhiqni edhe përgjatë tyre në drejtim të tëmthave. Mos harroni të aplikoni edhe theksues në mollëza, nën ngjyrën e faqeve, për shkëlqim shtesë. 

Leave a Reply