Pengesat e bllokadat e vazhdueshme, manipulimi me prona, por edhe shpifjet, kanë qenë mjetet e vetme të opozitarizmit nga kundërshtarët tanë politikë

0
313

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, mbrëmë ka takuar mbështetësit e tij në Lagjen e Trimave.

Haskuka ishte i përcjellur edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë fjalimit të tij, Haskuka e ka akuzuar opozitën aktuale për pengesa, bllokada, manipulime me prona dhe shpifje.

Postimi i plotë:

Mbrëmë banorët e Lagjes së Trimave na mirëpritën në sallën e edukatës fizike, të cilën e patëm përuruar pikërisht në vitin e parë të qeverisjes sonë.
Me kryeministrin Albin Kurti dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, banorët i njoftuam se Prizreni më nuk do të anashkalohet sikur nga qeveritë e kaluara, vetëm pse është udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Pengesat e bllokadat e vazhdueshme, manipulimi me prona, por edhe shpifjet, kanë qenë mjetet e vetme të opozitarizmit nga kundërshtarët tanë politikë.
Zotimi i Kryeministrit, se Prizreni kurrë më nuk do të marrë 8 herë më pak buxhet se disa komuna relativisht të vogla në Kosovë, na obligon të gjithëve pa dallim që ta shfrytëzojmë të drejtën që me 14 nëntor të votojmë për rritjen ekonomike të Prizrenit dhe të Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti, para banorëve të Lagjes së Trimave, kur foli për rritjen ekonomike të bruto-produktit vendor, që për këtë vit është për 9.9 %, tha se ekonomia rritet kur shteti nuk vidhet dhe se ata që kanë qenë para neve na e kanë vjedh rritën.

SkaKthimMbrapa

bashkëqeverisim

Leave a Reply