Pediatrit paralajmërojnë prindërit: Këto janë metodat e gabuara të gjyshërve që vendosin në rrezik shëndetin e fëmijës

0
45

Nipërit e mbesat janë për gjyshërit mjalti i mjaltit dhe dashuria dhe përkëdhelje e tyre nuk mundet të zëvendësohen nga askush!

Edhe më herët kemi diskutuar mbi rolin e gjyshes apo gjyshit dhe mënyrat e tyre të edukimit që shpesh bien ndesh me ato të prindërve, por nëse disa prej tyre nuk paraqesin rrezk disa të tjera mund të jenë të dëmshme për vogëlushët tuaj. Studime të shumta kanë dalë në përfundimin se dija e prindërimit zhvillohet me kohën dhe gjyshërit që mbështeten ende në këshilla e metoda të vjetra mund të rrezikojnë fëmijët. 
Besohet që gjyshërit posedojnë «mençurinë e moshës», por sipas një pyetësori nga Northwell Health drejtuar gjyshërve, rezultoi se thuajse të gjithë gabonin me sjelljet e tyre në situata të ndryshme. Ndonëse metodat e mëposhtme njihen dhe përdoren gjerësisht jo vetëm nga gjyshërit por edhe prindërit, ka ardhur koha të mësoni rrezikun që fshihet pas tyre. 


Fashimi i një plage të papastruar apo ngjitja e leukoplastit, mund të mbyllë bakteret e dëmshme në plagë duke shkaktuar inflamacion. 
Banjot e ftohta për të ulur temperaturën e lartë mund të rrisin rrezikun për hipotermi. Kjo mund të duket logjike, por është e rrezikshme që të lani një fëmijë në ujë të ftohtë, sepse mund ta ulni shume temperaturën e trupit. 
Foshnjet duhet të flenë në shpinë. Shtrirja në anë ose me stomak rrit rrezikun e vdekshmërisë foshnjore sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë.
Për të ndaluar fëmijës së thithuri gishtin, gjyshërit i lyejnë gishtin fëmijës me gjithëfarë gjërash, kur në fakt është vetë fëmija ai që duhet të vendosë kur duhet ta lërë gishtin. 


Mjekët e ndalojnë t’u jepni fëmijëve supe më mëlçi direkt pas muajit të tretë. 

Leave a Reply