PDK-ja në Prizren ndihmon me pako ushqimore banorët e Skorobishtit

0
463

Dega e PDK-së në Prizren ka njoftuar se ka ndihmuar me pako ushqimore banorët e fshatit Skorobisht.

PDK-ja njëkohësisht ka kritikuar pushtetin lokal për mungesë të përkrahjes të këtij komuniteti i cili është në karantinë, fshat në të cilin kanë rezultuar disa të infektuar nga COVID-19.

“PDK afër qytetarëve, ndihmoi me pako ushqimore fshatin e prekur Skorobisht!

Fshati Skorobisht, ka mbetur në mëshirën e fatit dhe pa përkrahje nga komuna e Prizrenit, dhe kryetari Mytaher Haskuka. Askush nuk i dëgjoi thirrjet e banorëve, që pas rasteve të fundit me Coronavirus, jo vetëm që u izoluan por mbetën edhe pa ushqime.

Duke parë këtë gjendje, me ndihmën e njerëzve vullnetmirë, kemi dërguar dje pako ushqimore. Aksionet nga PDK, dega në Prizren nuk do të mungojnë.

E derisa ne ndihmojmë, jemi në teren afër qytetarëve, sikur ditë më parë në Korishë, ku Kryetari Haskuka dhe ekipi tij bëjnë sehir nga zyrat e tyre.

Ata nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër, pos të dorëzojnë kallëzime penale ndaj krejt atyre që këto ditë të rënda ndihmojnë e janë afër bashkëqytetarëve.

RrinShpi”, thuhet në njoftimin e PDK-së në Prizren./04 Online

Leave a Reply