Pas puthjes me Donaldin, reagon nëna e Trixës: U edukove nga një luaneshë, loqkë je

0
598

Antigona Ramosaj, nëna e këngëtares Beatrix Ramosaj, ka reaguar pas kritikave që po i bëhen vajzës së saj shkaku i afërsisë dhe puthjeve me aktorin Donald Veshaj. Pas puthjes mes dy banorëve të BBV rrjeti ka shpërthyer me komente negative dhe kritika ndaj këngëtares Beatrix Ramosaj.

Ndryshe nga shumica nëna e Beatrixit ripostoi në Instagram, një shkrim që i ishte dedikuar vajzës së saj pas skenës së puthjes me Donald Veshaj. Ajo me anë të postimit i ka kërkuar falje të bijës për të gjitha paragjykimet që po merr nga një popull i vogël, e aq më tepër për fjalën ‘dashuri’. Në shkrimin e saj ajo ka treguar se Trixa është një vajzë e pastër dhe e drejtë, e edukuar nga një nënë luaneshë. Në fund të shkrimit ajo e ka mbyllur me fjalët e ëmbla, duke i treguar mbështetje: Suksese loqkë, na ke mbrapa ne Kosovën tënde, të duam shumë.

“Trixa, na fal që jemi popull kaq i vogël dhe kaq paragjykues ndaj teje, na fal që skemi lënë gjë pa thënë dhe të kemi ofenduar ty duke prekur kështu dhe familjen tënde, por një gjë ta kesh në mend i drejti zhytet po nuk mbytet. Trixa një artiste me zemër të madhe, e pastër, vajzë e drejtë dhe e edukuar nga një nënë luaneshëqë i ka dalur mbanë të gjithave sfidave të jetës dhe zgjohemi ne nga askushi dhe gjykojmë Trixen për çfarë, për fjalën më të madhe në botë që është dashuria…. Suksese loqkë na ke mbrapa ne dhe Kosovën tënde të duam shumë,”-shkruan ajo.

Leave a Reply