Pas prishjes së raportit me Fifin, vjen reagim i motrës së Granit Canës

0
552

Pas spektaklit të mbrëmshëm të “Big Brother Albania VIP”, raportet mes këngëtares Fifi dhe futbollistit, Granit Cana nuk janë aspak të mira.

E gjithë kjo pasi që Graniti i tha mbrëmë Fifit se nuk e sheh më shumë se shoqe, por vetëm si një person të afërt.

Lidhur me këtë të fundit ka reaguar edhe motra e Granitit, Genta, e cila ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram”.

 “Jemi me ty GPAPITO, të dua Granit”, ka shkruar moderatorja duke mbështetur vëllaun e saj pas prishjes së raportit me Fifin.

Kjo situatë ka bërë që këngëtares t’i përkeqësohet gjendja shëndetësore dhe banorët kanë kërkuar të thirret ambulanca.

Mirëpo tashmë këngëtarja është mirë me shëndet dhe po vazhdon që të qëndrojë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Leave a Reply