Pas 25 ditësh zbulohet se Kosova e ka edhe një pajisje testuese

0
584

Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale ka njoftuar se pajisja RT PCR, e cila mund të shërbejë në rritjen e testimeve për Covid-19, i është dhënë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike para dy ditësh.

“Sipas rekomandimeve të ECDC dhe OBSH, që rritja e numrit të testimeve ndihmon në pengimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19,

Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) lëshon njoftimin se nga data 02.04.2020 i është huazuar Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës pajisja e PCR në mënyrë që të ju shërbejë në rritjen e numrit të testimeve për COVID-19”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale ka thënë se janë në koordinim edhe me agjenci të tjera për të parë mundësitë e kontributit për parandalimin e pandemisë së coronavirusit.

“Në këto kohë të rënda të kësaj pandemie, si AKPPM jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me Agjenci përkatëse nga BE dhe me kapacitetet tona do të japim kontributin maksimal

institucional në çdo drejtim si me përditësim të informacioneve nga agjencitë rregullatorë të barnave mbi COVID-19 , apo ofrim të shërbimeve të tjera si kjo më lart”, thuhet tutje në njoftim.Aktualisht në Kosovë janë 145 persona të infektuar ndërsa janë shëruar 23, kurse 1 ka vdekur./Kallxo.com

Leave a Reply