Paralajmëron Vitia: Pandemia do të jetë në kulmin e saj në javët e ardhshme, masat më rigoroze merren pas dy ditëve

0
520

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e mbajtur sot për shkak të situatës së krijuar së fundmi si pasojë e pandemisë Covid-19, është deklaruar rreth masave të reja preventive.

Ai ka thënë se marrja e vendimeve do të bëhet nga Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me komunat për të cilat merren vendimet.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese na ka lënë kohë deri nesër për të rishikuar procedurën e vendimeve të marra. Gjykata s’e ka kontestuar legjitimitetin e masave që kemi marrë, por vetëm ka konstatuar se të njëjtat duhet të merren nga MSH”.
“Nga sonte marrja e vendimeve do të bëhet nga MSH në konsultim me komunat dhe ministritë e linjës. Vendimet do të merren varësisht nga nevojat që përcaktohen edhe nga ISHKPK”, ka theksuar Kurti.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në këtë konferencë tha se kjo pandemi gjatë javëve në vijim të jetë në kulmin e saj, duke shtuar se kanë marrë rekomandime për masa të reja rigoroze të cilat do të bëhen publike në dy apo tre ditët e ardhshme.

“Prej sonte në mesnatë hynë në fazën ku në secilën komunë do të ndalojnë qarkullimin. Kemi marrë rekomandime nga IKSHPK për masa të reja, të cilat do të jenë më rigoroze e të cilat do të bëhen publike në dy apo tre ditët e ardhshme”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë se kjo konferencë është paralajmëruar që të mbahet qysh dje në orët e mbrëmjes kur u regjistruan edhe 33 raste të reja pozitive me Covid-19 në vendin tonë.

Leave a Reply