Paqartësi rreth përfundimit të vitit shkollor

0
57

Paqartësitë rreth datës së përfundimit të vitit shkollor 2018/2019 në nivelin e arsimit parauniversitar vazhdojnë ende. Bazuar në kalendarin e vitit shkollor 2018/2019 mësimi përfundon më 21 qershor, ashtu siç po kërkon edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

Mirëpo, muaj më parë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka marrë vendim që mësimi të shtyhet deri më 28 qershor, për shkak të orëve të humbura gjatë grevës në arsim. Drejtuesit e arsimit nëpër komuna, mësimdhënësit, nxënësit e prindërit e tyre janë në dilemë se kujt t’i binden, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, u kanë bërë thirrje drejtorive komunale të arsimit dhe mësimdhënësve që procesi mësimor të përfundojë më 21 qershor, siç e parasheh kalendari shkollor. Sipas tij, mësimdhënësit nuk janë të obliguar t’i zëvendësojnë orët.

“Viti i ri shkollor nuk do të zgjatet as një ditë më shumë dhe mësimdhënësit duhet të respektojnë vendimin e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut, që asnjë orë e humbur të mos zëvendësohet. Kemi informata se disa drejtori të arsimit po tentojnë që të shtyhet procesi mësimor, por kjo do të jetë e kotë, pasi mësimdhënësit e dinë detyrën e tyre dhe duhet t’i binden SBASHK-ut”, ka theksuar ai.

Leave a Reply