Panairi më i madh në Kosovë i dasmave dhe ngjarjeve festive “Festo Wedding Expo” do të mbahet me 7 & 8 Prill 2023

0
242

Modus Events & Entertainment së bashku me ndërmarrësen e njohur Agnesa Vuthaj organizojnë
panairin më të madh të dasmave dhe ngjarjeve festive në Kosovë, “Festo Wedding Expo”.

Panairi do të mbahet në sallën Golden Premium në Prishtinë, në datat 7 dhe 8 Prill 2023, duke filluar nga
ora 10:00 deri në 20:00.

Në edicionin e parë të këtij panairit, i cili është më ndryshe se të gjitha panairet e mbajtur në Kosovë, do
të prezantohen rreth 50 kompani të ndryshme si dizenjator, dekore, pastiçeri, lulishte, estetikë, salla te
dasmave, hotele, restaurante, argjendari, kompani turistike, fotografi, me ofertat e tyre më të reja,
modele nga trendet e fundit e modës dhe inovacionit më të ri nga kjo industri. Bizneset pjesëmarrëse do
të kenë mundësinë të krijojnë biznese dhe bashkëpunime të reja me njëra-tjetrën aty për aty. Ndërsa,
vizitorët mund të informohen dhe të organizojnë festën e tyre të rradhës ne nje vend.

Patjetër që nuk do të mungojnë as hapësirat me efeket speciale të dritave, zërimi profesional dhe
promovimi i të gjitha llojeve të bizneseve me çmime promocionale.
Modus Events & Entertainment dhe Agnesa Vuthaj do të përkushtohen maksimalisht që t’u ofrojnë
biznesve dhe qytetarëve të Kosovës kënaqësi dhe mundësi organizimi të dasmave apo ngjarjeve festive
në një vend.

“FESTO jetën dhe dashurinë” është moto e bashkë-organizatorës Agnesa Vuthaj për edicionin e parë të
panairit!
Festivali do të ofroj hapësirë për argëtim, pije dhe ushqim dhe për secilin nga ata të cilët do të marrin
pjesë, duke i shtuar kësaj edhe profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj të gjitha kritereve organizative të
përcaktuara nga organizatorët dhe bashkëpunëtorët, pa të cilët realizimi i festivalit nuk do të ishte i
mundur.

Hyrja per vizitorët është falas dhe për të gjitha moshat. Karakteri i festivalit është promovues.
Bëhuni pjesë e panairit të dasmave dhe ngjarjeve festive më të madhe në vend!
“Festo Wedding Expo” – 7 dhe 8 Prill 2023.

Leave a Reply