Paga minimale dhe ndikimi i saj në inkuadrim (punësim) tek bizneset në Kosovë

0
619

Siç dihet paga minimale paraqet shumën minimale të pagës që duhet paguaj punëdhënësi ndaj punëmarrësit për punën që e bën gjatë periudhës së kontraktuar kohore.

Paga minimale është një qështje mjaft diskutabile si dhe paraqet një polemik si për punëmarrësit ashtu edhe për punëdhënësit. Shtetet e vendosin me ligj kriteret që duhet të zbatohen gjatë përcaktimit të pagës minimale. Me vendim të qeverisë Kosova ka vendosur përcaktimin e pagës minimale të parashikuar me ligj që nga viti 2011.

Paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës paga minimale në Kosovë është më e ulëta në rajon. Premtimi i qeverisë aktuale është që paga minimale të jetë 250 euro. Ndërsa Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Sektorit Privat kërkon që paga minimale të jetë 350 euro.

Parashtrohet pyetja se rritja eventuale e pagës minimale në Kosovë nëse nuk shoqërohet me rritje ekonomike në këto kushte a mund të ndikohet në rritje të papunësisë? Meqë rritja e pagës minimale duhet të bëhet krahas rritjes ekonomike të vendit, duke marrë parasysh edhe gjendjen aktuale të bizneseve atëhere përgjigjja ime do të ishte PO.

Nëse rritet çmimi i punës praktikisht bizneset do të punësojnë më pak punëtorë ose disa prej tyre edhe do të largojnë nga puna. Pra përfundimisht mund të themi se në kushtet aktuale në Kosovë rritja e pagës minimale do të ndikonte në rritjen e papunësisë.

Shkruan: Erdet TATARI

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply