Opozita akuzon Ekzekutivin për realizim të ulët të buxhetit tremuajsh

0
44

Realizimi i buxhetit komunal të Prizrenit në tremujorin e parë të këtij viti, sipas këshilltarëve opozitarë, nuk ka qenë i kënaqshëm.

Sipas tyre, shpenzimet në të gjitha kategoritë buxhetore kanë qenë më të ulëta në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Këto të dhëna, sipas opozitarëve, janë tregues për mospunën e Ekzekutivit lokal.

Në anën tjetër, zyrtarët komunalë kanë pranuar se realizimi i buxhetit në tremujorin e parë të këtij viti ka qenë më i ulët se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por kanë theksuar se në këtë çështje ka ndikuar miratimi me vonesë i buxhetit nga Kuvendi i Kosovës. Zyrtarët e Ekzekutivit besojnë se realizimi i buxhetit do të stabilizohet në tremujorin aktual, shkruan sot Koha Ditore.

Zenel Ahmetaj nga Drejtoria e Financave ka pohuar se buxheti i Komunës së Prizrenit për vitin 2019 është 48 milionë euro dhe se në tremujorin e parë janë shpenzuar 7.7 milionë euro, apo 16 për qind. Ndërsa shpenzimet në tremujorin e parë të vitit 2018 kanë qenë 20 për qind apo 9.2 milionë euro nga buxheti total prej 45 milionë eurove.

Leave a Reply