Zgjedhjet lokale të 17 tetorit alarm i madh për partitë politike, qytetarët po humbin besimin nga mashtrimet dhe zhytja në krim të organizuar!

0
383

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Shpresa ka humbur në këtë kastë politike sepse në Kosovë ka degraduar gjithçka. Kjo politikë e deritashme  e ka degraduar  plotësisht arsimin, e ka degraduar edhe shëndetësinë,  nuk merret me të fare,  edhe drejtësia lë shume për të dëshiruar. Edhe pas 8 viteve nuk po  arrihet të zbatohet Vettingu, liberlaizimi i vizave nuk do të ndodhë pikërisht për shkak të gjendjes së mjerë në shumë fusha. 

Dalja e vogël e qytetarëve  në zgjedhkej e pushtetit lokal, me 17 tetor, e ka ngritur edhe  një shqetësim tjetër të madh:A po vazhdon të humbet besimi skajshëm në këto parti politike? E përgjigja në këtë çështje është :Natyrisht se po, ky është një sinjal përgjithësisht negativë për të gjitha partitë aktuale që janë në Kuvend. Dalja fillmisht ishte shqetësuese deri në ora 11,  përderisa dalja paksa u aktivizuar dhe u përmirësua pas orës 15  e tutje me një lloj presioni dhe inercioni që mundë të ketë ardhur dhe nga vetë partitë politike për klientelën e tyre.

Pra ky alarm tash u ndez, qytetarët po vijnë skajshmërisht  duke e humbur besimin ë këto parti, që shikuar realisht janë më shumë klube biznesi që merren me punësim pa dallim.  E keqja e kësaj është  se qytetarët gjithnjë e më shumë kanë zgjedhur largimin nga kjo klasë politike duke ikur nga vendi, sepse në vend që ti kundërvihen politikës mashtruese  po e mendojnë të ardhmen për ta mbajtur familjen me dinjitet dhe pa të njohshëm, prandaj  rruga më e lehtë po ju duket largimi në vendet e zhvilluara për të siguruar punë dhe mirëqenie familjare.

Shpresa ka humbur në këtë kastë politike sepse  në Kosovë ka degraduar gjithçka. Kjo politikë  e ka degraduar plotësisht arsimin, e ka degraduar edhe shëndetësinë,  nuk merret me të fare,  edhe drejtësia lë për të dëshiruar. Edhe pas 8 viteve nuk po  arrihet të  zbatohet Vettingu, liberlaizimi i vizave nuk do të ndodhë pikërisht për shkak të gjendjes së mjerë në shumë fusha.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply