Zgjedhjet e tetorit në Kosovë, dëshmuan se me militantizëm partiak s’ka zhvillim ekonomik

0
539

Komunat kosovare, pas 14 tetorit shihet se urgjentisht kanē nevojē për një qasje të re socioekonomike. Atyre, u duhet një “shkatërrim” kreativ”, apo si thuhet në gjuhën popullorçe një zëvendësim i të vjetrës me të renë, apo një alternativë, e pse jo edhe një shtegëdalje të re që racionalisht do e shmang si; krizen ekonomike (që është në horizont edhe shkaku i gazit), krizen politike (që po e stimulojnë si problemet me Serbine, ashtu edhe indeferenca ndaj korrupsionit), ashtu edhe krizen sociale(që po manifestohet edhe su krizë morale) nga zhënjimi i të gjeneratave të reja, që dëshirojnë të mbesin në Kosovë.

Mirëpo, për t’u arritur ky hap i “shkatërrimit kreativ, duhet bërë ndryshime rrënjësore si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Pra, kryetarët që i “prodhuan” zgjedhjet e tetorit2021, komunat e tyre duhet DEFINITIVISHT t’i lirojnë nga obaskurantuzmi IDEOLOGJIK (për arsye se ideologjia s’ka çfarë “të kërkoj” në nivel lokal)e sidomos nga militantizmi; KLANOR (ku bashkëpunojnê, pa pardon githa partitë politike) e ai PARTIAK (që është vetëm kamuflim për keqpërdorime) dhe të instalojnë menagjimin teknokratik. Ku “ngjyrat partiake”, mund të shêrbejnë vetëm si folklor social dhe një blasfemi për të marr vota, por, asesi edhe si “çelës” për punësim, ngritje profesionale në institucionet përkatëse komunale.

Zgjedhjet e ardhëshme komunale, duhet ta studijojnë e padyshim edhe testojnë, ndryshimin përmes (kontigjenteve) Kryetarëve që sivjet po marrin përgjegjësi te reja, dhe që kanë ndërtu vizion e Projekte konkrete se si dëshirojnë ta shohin dhe menagjojnë Komunên e tyre. Nga shumë studime tona empirike, na rezulton që; shumica e qytetarëve të Komunave në Kosovë, janë lodhur me keqeverisjet (shkaku i konformizmit e servilizmit të theksur partiak) dhe keqmenagjimin (nepotizmit , sidomos në komunat e vogëla) e resurseve njerëzore. Sidomos në kompetencat në arsim që i ushtrojnë ato…

Shkruan: Fadil MALOKU

Leave a Reply