Zgjedhja e Presidentit

0
308

Para disa dite u konstitua legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës, u formua Qeveria Kurti II, e cila nisi punën, kurse tani rradhën e ka zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës. Për momentin kandidatë për këtë post nga pozita është Vjosa Osmani.

Në kushte të një konstalacioni të tendosur politik, sidomos pas deklarimeve të PDK-ës dhe AAK-ës se nuk do t’ia bëjnë kuorumin Zonjës Osmani, me të drejtë parashtrohet pyetja, se a do të ketë kuorum për zgjidhjen e presidentes ?!
Në një konferencë për shtyp, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-ës, Enver Hoxhaj, deklaroi se mbështetë proçesin e konstituimit të institucioneve të reja shtetërore si rezultat i zgjedhjeve të 14 Shkurit të cilat vendit duhet t’i ofrojnë një stabilitet, mirëpo ai po ashtu tha se, PDK-ja ka disa arsye për mos t’a mbështetur Zonjën Osmani, ndër të cilat : se ajo nuk është figurë unifikuese por është figurë përçarëse ; se ajo është një kandidate politike ; se është e njëanshme ; është e varur partiakisht ; se nuk ka kulturë institucionaliste ; se është populiste, është e ndikueshme dhe jostabile ; se kandidatura e saj është shantazhuese e tjera.
Të gjitha këto, jo vetëm që nuk janë të vërteta, por janë mashtrime dhe rrena të kulluara, që nuk kanë të bëjnë asgjë me Zonjësn Osmani.

Duhet rikujtuar Enver Hoxhajt, se për një intelektual, madje profesor univerzitar, i cili në politikë është që nga fillimi i krijhimit të institucioneve të Kosovës, të kritikojë dhe t’i mveshë Zonjës Osmani gjepura paushalle dhe falas, të merret me manipulime dhe fjalor të politikës ditore, janë tragjiko – komike dhe karikaturale, këto parqitje pa vizion, pa koncept, fjalor retrograd, është mungesë e kulturës dhe edukatës politike që kompromitojnë edhe vet PDK-ën.
Enver Hoxhaj po harron se shefi i tij, Hashim Thaqi, ka qenë kandidat politik dhe është zgjedhur president me votat e LDK-ës, madje duke iu bërë prsion Isa Mustafa deputetëve të tij ; shefi i tij presdident, ka qenë personi që ka manipuluar dhe ka përçarë skenën politike ; pikërisht shefi i tij ka qenë president partiak që i shkonte deputetëve në mesnatë për të siguruar vota ; shefi i tij president nuk ka qenë person unifikues, por ka përçarë dhe shantazhuar institucionet për qëllime personale ; i njëanshëm ka qenë presidenti i tij, i cili ka keqpërdorë Gjykatën Kushtetuese, prokurorët dhe gjyqtarët duke iu imponuar zgjidhje të lëndëve sipas porosisë së tij ; se sa ka patur kulturë institucionale shefi i tij tregon edhe kidnapimi dhe uzurpimi i të gjitha institucioneve të Kosovës nga ai. Se sa ka qenë institucionalist presidenti i Enver Hoxhajt, tregon fakti se Hashim Thaqi orkestroi formimin e Gjykatës Speciale të Hagës, formoi « Zajednicën » Demarkacionin, ndarjen e Kosovës e tj.

Është nënçmim për Vjosa Osmanin që ajo të krahasohet me Hashim Thaqin, sepse, përveç tjerash, ajo është politikane e kalitur dhe e shkolluar me parime konzistente, ajo mbanë fjalën dhe besën e qytetarëve edhe kur përjashtohet nga partia, ajo nuk kontrabandon dhe nuk tradhton votën e sovranit, pikërisht ajo është institucionaliste dhe politikanja më kompetente, gjithënjë ka qenë e përgjegjshme dhe e ndërgjegjshme në politikë. Zonja Osmani ka qenë kundër « Zajednicës », kundër Gjykatës Speciale të Hagës, kundër Demarkacionit, kundër ndarjes së Kosovës, ajo nuk është e përfshirë në vrasje, nuk është e korruptuar e as e lidhur me krimin e organizuar, ajo nuk rrezikohet nga ndonjë ftesë nga Gjykata Speciale, prandaj Enver Hoxhaj me deklaratat e tilla, bënë një klun para publikut, rrjedhimisht do të duhej të tërhiqej nga politika deri sa nuk është kompromituar dhe degraduar më tej.
Sa i takon AAK-ës, nëse ajo nuk merr pjesë në mbledhjen e Kuvendit lidhur me kuorumin, do të dëshmojë definitivisht se është parti e një nahije, kurse Ramush Haradinaj një feud dhe bajraktar i dehur pas pushtetit.
LDK, pas zgjedhjes së Kryesisë së re, morri vendimin e parë, me të cilin paralajmëroi se do t’ia bëjë kuorumin për zgjedhjen e Zonjës Osmani presidente. Sipas gjykuimit t’im, për momentumin politik, është vendim shumë konstruktiv, me çka LDK-ja ka treguar një pjekuri dhe maturi institucionale, është një akt, që edhe përkundër mospajtimeve të brendshme, tregon trashigimin e saj shtetformuese, dhe për të qenë real në vlerësim, unë dyshoj se LVV-ja do të kishte vepruar në këtë mënyrë ndaj LDK-ës. Prandaj kjo sjellje e LDK-ës, duke lënë anash kokëfortësinë dhe inatet personale dhe partiake, duhet t’iu shërbejë si shembull dhe presedan pozitiv partive tjera politike.
Këto parti që kanë paralajmëruar se nuk do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit gjatë zgjedhjes së presidentes, duhet t’a dijnë se prezenca në sallë është obligim kushtetues, pa marrë parasysh se si do të votojnë, sepse vota është e lirë. Këta deputet duhet të jenë të përgjegjshëm sepse paguhen nga taksapaguesit e Kosovës dhe marrin paga të majme, mbi dy mijë euro në muaj.

Qeveria Kurti 1 ishte rrëzuar me pretekstin se ai i prishi raportet me SHBA-në, kurse tani edhe përkundër thirrjeve të ambasadorëve të kuintit, e sidomos të SHBA-ve,të cilat kërkojnë nga opozita të jet konstruktive në zgjedhgjen e presidentit që mos të shkojë vendi prap në zgjedhje të parakohshme, këto dy parti kanë vendosur t’a bojkotojnë këtë proçes. Atëherë këto dy parti a qenkan për prishjen e raporteve me SHBA-në dhe BE-në, çfar ironie dhe paradoksi.
Mosprezenca e PDK-ës dhe AAK-ës, gjithsesi se do të shprehet negativisht në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë, kurse LDK-ja kam përshtypje se do të mund të kompenzojë një pjesë të elektoratit.

Shkruan: Skender MUSLIU

Leave a Reply