Zafir Berisha shpresa e vetme për t’i kthyer identitetin Prizrenit!

0
160

Duke e njohur skenën politike, partitë dhe akterët në qytetin e Prizrenit, po besoj se tashmë të gjithë janë duke u bindur se personi i vetëm i cili mund t’i kthej identitetin, por edhe krenarinë qytetetit Prizrenit është Zafir Berisha.

Nuk po e them këtë vetëm pse e kam mik Zafirin, por po e them sepse duke njohur nga afër atë dhe shumë tjerë pretedent për të udhëhequr me Prizrenin Zafiri është i pa konkurent. Këtë perparsi e ka për arsye të sinqeritetit që ka , guximit, dhe largpamësisë së tij në angazhim për të mirën e qytetarëve dhe bashkëpunim, vlera këto që shpesh herë janë keqkuptuar dhe keqpërdorur nga të tjerët.
Unë dua ti cekë disa nga arsyet pse Zafiri është shpresa e vetme për të cilën ka nevojë Prizreni!

-Në vitin 2007 si kryetar i degës se PDK-së në Prizren u angazhua shumë, me sinqeritet të madh për ndryshim i cili ishte i nevojshëm në qytetin e Prizrenit sepse qeverisja e LDK-së kishte filluar të devalvonte çdo vlerë në qytetin tonë.

Fitorën e përsëriti edhe me 2009, mirëpo nuk i pajtua me qasjen e PDK-së e cila filloi të ketë në pushtet dhe pak muaj pas fitores ai dha dorheqje vetëm për të mos u identifikuar me disa individ qe u futën në ujërat e trubullta të keqpërdorimeve duke u dirigjuar nga nje grup interesi nga qendra dhe për tu deshmuar kjo vetëm pas disa muaj largimi nga PDK filluan edhe aktakuzat ndaj zyrtarëve të qeverisë lokale në Prizren!

-Zafiri nuk u ndal e nuk u nënshtrua, perkundrazi ai bashk me një grup intelektualësh morën inciativë të formojnë partinë Bashkimi Demokratik dhe bashkarisht vazhduan angazhimet politike në Prizren, gjatë kësaj kohe Zafiri ishte edhe deputet në Kuvendin e Kosovës.

-Në vitin 2010 si BD mori pjesë në zgjedhjet parlamentare në listen e AAK-së dhe doli të jetë ndër më të votuarit perderisa u përsëriten zgjedhjet në disa komuna ku ishin edhe bastione të AAK-së dhe aty ndryshoi gjithcka!

Zafiri pavarsisht kësaj që i ndodhi në zgjedhjet e 2010 vazhdoi angazhimin e tij politik me një ekip i cili ishte shpresë për Prizrenin, në vitin 2013 mori pjesë në zgjedhje lokale, përkundër një lufte të ashpër politike që u bë ndaj tij dhe ekipit që udheheqte ai Bashkimi Demokratik doli forca e tretë politike në Prizren.

-Në vitin 2014 në zgjedhjet parlamentare qytetarët e Prizrenit dhe Kosovës treguan që atyre i duhet një përfaqësues si Zafiri dhe kësaj radhe në listën NISMA-s ai u kthye në Kuvendin e Kosovës si Deputet.

Zafiri në vitin 2016 së bashku me strukturat e BD-së u bashkun me Nisma-n dhe u zgjedh krytar i degës në Prizren.

Në vitin 2017 përsëri u zgjedh deputet për mandatin e tretë në Kuvendin e Kosovës.
Po këtë vit ai ishte kandidat për Kryetar të Prizrenit, mirëpo u perball me lloj lloj shantzhe publike dhe inskenime nga më të ndryshme nga ata qe e kishin kapur shtetin, vetëm e vetëm për t’a rrënuar reputcionin, mirëpo Zafiri së bashku me ekipin tij ishin të percaktuar për ndryshim në Prizren, në balotazh mbeshtetën kandidatin e VV-së për Kryetar Komune dhe perfundimisht pas disa vite larguan nga qeverisja lokale PDK-në e cila ishte përfshi në shumë afera korruptive.

Edhe pse të gjithë menduam se gjërat do të shkojnë më mirë, nuk u desht edhe shume kohë që të kuptohet se përfaqësuesit e VV-së në qeverisjen e Prizrenit nuk ndryshojnë nga ata paraprak dhe filluan të t’i thejnë rekordet për nga ana e keqpërdorimeve dhe aferave korruptive.

Zafiri mori vendim për largim nga koalicioni edhe pse ishte faktori vendimtarë që ata të vijnë në pushtet, mirëpo kjo ndodhi që të mos identifikohen me të keqën për të cilën besoj se tash po binden te gjithë qytetarët e Prizrenit sepse tani janë dëshmitarë të asaj që po ndodh me drejtorat e VV-së të cilëve çdo ditë u ngriten aktakuza për keqpërdorimet që i bëjnë.

Zafa në 2010 nuk e fitoi mandatin e deputetit, por kjo nuk e dëshpron një njeri si Zafa, sepse ai ishte i vetëdijshëm se largimi nga pushteti në të dy rastet do ti kushtoj me votë, por ai në asnjë mënyrë dhe me asnjë çmim nuk pranoi për karrikën e deputetit të identifikohet me të keqën.

Une mendoj se Zafa në këto rrethana së bashku me ekipin i tij i cili ka nevoj të ndryshohet pak për tu forcuar do të dalë triumfues.

Mendoj se ai do te dalë triumfues jo pse ka nevoj për vete, por se Prizreni ka nevojë per karakterin, guximin dhe vizionin e tij.
E di se rivalët e tij do të mundohen me pengu me lojëra te pista, por nuk do të munden sepse ai është në rrugën e tij të drejtë, pavarësisht pengesave qe i dalin perpara.

Ata qe rreshtohen dhe rirreshtohen me Zafen nuk do te zhgenjehen dhe për këtë do të bindeni ne vitin 2021.

Shkruan: Leart BATUSHA

Leave a Reply