Viti 2021 vendimtar, për njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë!

0
438

Amerika!
E fillon me Presidentin, z. Donald Trump dhe do e përfundoj, me Presidentin e ardhshëm z. Joseph Robinette Biden, marrëveshjen zyrtare në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke.
I ngarkuari special nga BE, për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë Mirosllav Lajçak, duhet ta kuptoj se pa pjesëmarrjen e SHBA-ës në dialog, s’do të ket njohje reciproke.
Cicërrimi i Lajçakut
‘Blloku evropian nuk mund të lihet anash nga procesi i bisedimeve dhe askush përpos Bashkimit Evropian nuk mund t’i ofrojë Kosovës të ardhme evropiane”.
Kosova është në Evropë dhe askush tjetër nuk mund t’i japë një të ardhme evropiane Kosovës përveç BE-së. Një marrëveshje e mirë është marrëveshje që e sjell Kosovën dhe Serbinë më afër Bashkimit Evropian dhe nuk mendoj se një marrëveshje e tillë mund të arrihet pa praninë e BE-së.
Qesharake kjo!
Realiteti është krejt ndryshe…..
Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri tani në pranin e të dërguarëve special të BE për dialogun Kosovë – Serbi, asnjëher nuk janë zbatuar nga Serbia dhe ju, z. Lajçak e dini shumë mirë këtë.

Kariera e juaj, z. Mirosllav Lajçak ish ministër i punëve të jashtme të Sllovakis, shtet që ende se ka njohur Republikën e Kosovës dhe tani i dërguar special nga BE për dialogun Kosovë – Serbi nuk ndërtohet në këtë mënyrë, ju do e kuptoni pas zgjedhjeve Presidenciale në SHBA-ës
Më duhet t’ju kujtoj juve, z. Lajçak!

Miqësia me Amerikën është referencë e përhershme e Republikës së Kosovës.
Miqësia e Republikës së Kosovës me SHBA-ës është, e një rëndësie strategjike dhe e përhershme, mos harroni…!

Shkruan: Petrit DIBRANI

Leave a Reply