“Viktimizimi përballë botës” i Serbisë gjenocidale

0
712

Sot për kureshtje u futa në Google sepse deshta të bëjë një përmbledhje të fotove me krimet që i kanë bërë Çetnikët Serbë të Milosheviçit në Kosovë, dhe u përballa me një fakt interesant.

Këtë doja ta bëja si kundër përgjigjje ndaj kërkesave për arkiva të UÇK-së, thash ti postoj këto foto si Arkivë e UÇK-së e kërkuar nga Vuçiçi sepse ne të vetmen Arkivë i kemi vrasjet, dhunimet, masakrimet dhe shumë krime tjera të bëra nga Çetnikët Serbë. Mirëpo kur futesh në Google search nuk gjen gati as edhe një material të tillë, kurse gjeni foto imazhe ku thuhet se si Sërbet e Kosovës u vranë dhe u masakruan nga ne ( shqipëtarët ) me disa foto që nuk nu dihet origjina e tyre!!!!!!

Kurse për shqiptarët e Kosovës gati asgjë nuk gjen dhe kjo vepër në Google jam i sigurt që është vepër e Sërbisë, BIA-së, Infrastrukturës së qeverisë së Serbisë, fute këtu edhe Akademinë e shkencave të tyre të cilët dijnë se çka të veprojnë në menyrë të organizuar dhe si ta bëjnë atë të realizueshme në mënyrë sistematike!!

Shteti jonë flenë në gjumë, bile bile n’gjumë letargjik jemi, duhet të jemi mendjehapur, sy qel, përndryshe kjo gjykatë speciale që po na merr shpirtin ( UÇK-në ), dhe po na degradon si popull me kësi veprime propagandistike në viktimizim të Serbisë, do të na kushtojnë shumë në rrafshin ndërkombëtarë.

Kthjelluni oj klasa jonë politike bile per hirë të viktimave të këtij vendi dhe atij Flamuri kuq e zi që luftuam rreth tij të bashkuar secili nga ne në menyrën e vet bre!!

Nëse nuk i qelim sytë kanë për t’na qel fqinjët verior ( Serbia)!

Shkruan: Korab QERRETI

Leave a Reply