Vetting në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”

0
873

Prizreni si shumë qytete ju gëzuan faktit të hapjes së Universitetit, pararendës në integrim ekonomiko-shkencor, për shoqëri te hapur, kulturë dhe traditë mijëvjecare. Akt entuziazmues për shumë familje, nxënës-kandidat-student dhe profesionistë të fushës, ditë të mira vinë për ne…!

Të parët, mundësi e mirë stimulim-studimi për fëmijë e tyre me kosto më të ulët, ndërsa të dytët dhe të tretët shancë për të marr njohuri dhe rritje në karrierë, integrim në jetën akademike.

Fatkeqësisht dikur, vite më parë, shumë nxënës, tentativisht student nuk kanë arritur të marrin indeksin për shkak të distances-udhëtimit, sidomos kostos së studimeve, mbetur si ambicie në tentativë. Dhimbëshurisht fate të thyera, shumë individ kanë marr kahje plotësisht të pa dëshiruar jetike, me theks gjininë femrore-jo vetëm. Qëllimi i hapjes së Universitetit është ofrimi kushteve për shkollim profesional në kuadër të qendrave në nivel vendi, kusht i plotësuar në aspekt formal.

S’kamzë që rrit dyshimin kundrejt funksionalizimit të Universitetit publike, hipotetikisht rehabilitimi i militantëve partiak, mbase “arsyetohet” nëse të tillët plotësojnë kushtet apo kriteret e ligjerimit, listuar dhe rreshtuar në kushte të meritokracisë intelektuale-profesionale.

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” në planin gjeostrategjik mund të absorbojë student nga vise tjera, si pikë më e afërt e studimit, arsye shtesë, gjithëpërfshirjes kombëtare. Çdo fillim ka edhe sfidat me vete, fatbardhësisht Universiteti i Prizrenit kishte bazë funksionalizimi në qytetin e vlerave kulturo-historike dhe edukative, këtu funksiononte shkolla e lartë me disa degë, pra Prizreni kishte brum akademik për menaxhim dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Elementi më i keq që shoqëron rrugëtime të këilla është politizimi, smundje kronike e kualifikuar nga ekspertët të fushës, ose ndrydhje e trurit intelektual nga të “fortët”, pyetje është, si qëndron Univeristeti i Prizrenit në këtë horizontale?

Etuziazem i dikurshëm, Universiteti duhet të jetë tempull-absorbues i trurit intelektual, për të ofruar përvojë-ekspertizë konformë programeve aktuale dhe iniciativave në dukje, vlerë e ҫmuar shoqërore. Shikuar në plan-perspektivë gjërat lëvizin më shumë nga inercioni se sa plani zhvillimor, ndryshe, knaqësisht do mësojmë pikëbazatë e vendosura në planë operative- funksional, që kanë apo duhet pasur rritje e nivelit studimit, kërkimeve dhe hulumtimeve me baza shkencore, pyetje, sa është reformuar ky system dhe a ju përgjegjët kërkesave të kohës?

Pyetje në vazhdimësi, a mund të ҫrtësohet e ashtuqujtura shpresë-gjysmë e venitur, shoqëruar here-herë me humbje besimi për shkallën e studimit për arritje në karrierë, përfshirë menaxhim, organizim profilesh të ndryshme…?

A rritet venitja me kalimin e viteve, a ka reform brenda institucioni nga lindja-formimi e këtej, cilët janë programet atraktive, si dhe a ka garë konkurese me projekte individuale dhe grupore në lëmi të ndryshme, student, ligjerues dhe menaxhues?

A tingëllon në alarm, kur student të njejtit drejtim, sakrifikojnë, udhëtojnë-studjojnë në qendra tjera, me qëllim të vetëm, Jem më të plotësuar shkencërisht? Ku qëndrojnë difektet apo debalanci që kuadro të mundshme të rreshtohen në institucion tjetër?

Pse Vetting? E para për të eleminuar të gjitha tabu-temat, zërat apo qëndrimet se punët nuk janë për “mashallah”, apo mund të ecin më mirë, ose janë shumë mirë, proces i cili do të sheshoi gjërat, jep udhë zhvillimit të mëtutjeshëm.

“Vettingu proces i shëndetëshëm”

Element i cili ҫartëson, ҫ’mjegullon aktualen, shpërfaqë realen e zier e përzier në kohera të ndryshme nga menagjer të ndryshëm bredna institucioni. Hipotezë apo fakt-punësimi në kohëra të ndryshme puro-politik, ligjerues me diploma të dyshimta, a ka pasur dhe a ekzistojnë? A ka botime në revista të dyshimta shkencore?

… dhe shumë pytje hipotetike që duhet gjetur shpjegim, shpërfaqjen më së miri e banë Vettingu.

Aty ku punohet edhe mund të gabohet, por gabimet e qëllimshme qoftë përmes trysnis politike apo formave tjera janë irelevante, të tillat sheshohen vetëm përmes procesit të kontrollit bazik, kështu që vepruesit duhet të rreshtohen aty ku e kanë vendin, përgjegjësi eksplicite sipas rregullores së UPz dhe organeve tjera përkatëse. Vetting duhet filluar nga qyteti i kulturës apo kryeqyteti shpirtëror i shqiptarëve(UPz-Ukshin Hoti), aty ku pritet më së shumti për suksese, për të vazhduar në qendratë tjera. Studentët, prindërit dhe stafi professional, të gjithë përgjegjësitë të mobilizohen për të bërë më të mirën në shërbim të institucionit dijes, ushqes i mendjes së hapur, konkurues me bazë shkencore, katalizator procesesh prosperuese, synues-lider në rajon dhe më gjërë.

Për të arritur nivelin e liderit duhet të hartoi politika zhvillimore kadrovike, programe atraktive rentabile për tregun si dhe profile në nivel qendre ekzocentrike, parasëgjithash konkurues me qendratë tjera si motra. Qeveri e ardhshme duhet të angazhohet në fushën e edukimit, nga nivelet më të ulëta deri të niveli Universitar, hallka zingjirore që garantojnë arsimim të suksesëshëm dhe rentabil për rrugëtimin akademik.

Rritja e përgjegjësisë konsiston me rritje të pritshmërisë, atribute që s’ndërtojnë mirëbesim për mësim kualitativ, si në rastin konkret Universiteti Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Shkruan: Dr. Sc. Naser BRESA

Leave a Reply