Vetmi

0
145

Vetmi, quhet ai moment,
që ti mban në kujtime heronjët e historisë
shtatoret e të cilëve nuk i gjen në sheshe,
ku kalldrëmi shpalos historinë
e ta ndalin hapin e shpejtë
të mendimit tënd të gabuar
por i gjeni në stacione autobusësh
dhe në super markete karramelësh.
Ngjashëm me karramelët
që prindi i ofron fëmijëve
kur dëshiron me gënjy;
se shitësit të akulloreve i ka vdek nana
dhe beson që fëmijët mashtrohen pas
gënjeshtrës tande
por PERKOHESISHT!

Vetmi, quhet ai moment,
kur je rritur me heronjët e tu
që kanë fituar beteja për secilën pëllëmbë toke
në vendin e shqiponjave
e sot, këta heronjë t’i vendosin përpara oborreve të kishave dhe xhamive,
e heroizmin e tyre ndër luftëra
sot e peshojnë me kilogram në shtatore.
E shpirtin fisnik të tyre
e shkarravitin për arsye bronzi.
E ti nisesh drejtë heroit tënd
por rruga që ndjekin këmbët ngatërron
dhe nuk ke kujt t’ ja kujtosh amanetin
që heronjët ta mësuan ndër faqe të librave.
Më fal heroi im,
sot jam i mallkuar që frymoj
por jam i vetmuar.
Në vetmi!

Shkruan: Festim AVDYLI

Leave a Reply