Vetëm personaliteti i Vjosës mund ta mbajë rugovizmin gjallē në skenēn kosovare

0
57

Nese, ka “banuar” ndonjëherë apo ende është prezent diku në sferën politike cilësimi i arsyetuar dhe i propaguar si “rugovizëm” (a unë kam shumë dilema,se çka është ai, ku bazohet, dhe ku i mbarshtron fundamentet e veta, etj.) atëherë, them që ate mund ta gjeni vetëm te personaliteti i Vjosa Osmanit, e asesi te militantët, e as te servilët klanor, e as ata strukturor të Ldk-s sē sotme të Isa Mustafes&company.

Ndonëse, kur e larguan Vjosen pa asnjë kriter statusor e moral, klani i servilistëve “rugovist” nga LDK-ja, privatisht e publikisht i pata sygjeruar e rekomanduar që sa të mundet të qëndroj dhe t’i mbroj brenda vlerat e njëjtësuara rugoviane, me të cilat Ajo qartë kuptohej se ishte brymosur, e më vonë edhe kalitur.

Tani, Asaj për të hyrë në konkurrencë lojale, dhe pēr të shkërmoqë definitivisht lidhjet e saja me servilët klanor e sidomos me pseudorugovistēt e klanit të mbetur obskur, i duhet që me të mbaruar numërimi i votave, të filloj që “Guxo-n” ta shndrroj në bërthamë dhe ta regjistroj si subjekt të ri, por, me emrin e Lidhjes… Sepse, vetëm pērmes kësaj mēnyre, Vjosa mund ta rrit e rikthej, si famēn e frymën ashtu edhe parimet inspiruese e mobilizuese rugoviane…, që diku në thellësinë e mentalitetit dhe etnopsikologjisë sonē kolektive padyshim që mund tē detektohen nga punētorët e ardhshëm social.

Shkruan: Fadil MALOKU

Leave a Reply