Vendi ynë rrezikon të rrëshqasë drejt krizës humanitare për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë

0
526

Menaxhimi i pandemisë COVID-19 në vendin tonë lë shumë për të dëshiruar, sidomos ky muaji i fundit.

Gjendja më nuk është nën kontroll, rritja e numrit e të infektuarve është alarmante. Numri i vogël i testimeve është shumë shqetësuese. Masat e kufizimit të lëvizjes, nuk janë më të mirat. Rreziku tashmë na vjen kahdo dhe atë e kemi kudo, sidomos në qendrat tregtare, furrat e bukës, kafiteritë dhe shitësit ambulantiv.

Menaxhimi i kësaj situate është politizuar aq shumë, saqë pasojat do të jenë aq të rënda, sa Kosovën rrezikon ta dërgoj drejt një krize humanitare të pashmangshme. Ekonomia e vendit tonë ka qenë aq e brishtë, sa mbyllja totale vetëm për një ditë do ta ç’rregullonte për muaj të tërë. Shtuar kësaj mbylljen e disa javëshme, mbylljen e pjesëshme tani për javë e muaj të tërë, neve si vend nuk na pret më e mira.

Shkurt edhe shqip, vendi ynë po rrezikon të shkoj drejt një krize humanitare, dhe këtë do ta kuptojmë mes muajve dhjetor – mars.
E frikshme, vërtetë e frikshme të shohësh e të dëgjosh për numër rekord të punëtorëve të larguar nga puna, të shumë bizneseve duke shkuar sigurtë drejt falimentimit, pra ekonomia jonë ashtu edhe e brishtë, na pëlqeu apo jo, ajo po shkon drejt një kolapsi të pashmangshëm.

Ndonëse e kemi kuptuar se shumë punë nuk janë duke shkuar mirë në vendin tonë për 20 vite me radhë, sot jemi dëshmitar të polarizimit më të rrezikshëm të politikës dhe shoqërisë sonë pikërisht në momentin kur të gjithë duhet të jemi bashkë kundër të keqes që po na kanoset të gjithë neve. Ky polarizim na ka dobësuar aq shumë, saqë koronavirusi i ka gjetur të gjitha dyertë hapur tek ne.

Thirrjet për bashkim e unitet për çështjet politike, kombëtare e atdhetare nuk kanë funksionuar brenda këtyre 20 viteve, e tashmë as për shpëtimin e jetërave të njëri tjetrit. Ky fakt na bënë të jemi populli më fatëkeq, më injorant dhe më i pa ditur.

Urojmë të na falin fëmijët tanë dhe të moshuarit për këto gabime që kemi bërë, janë gabime të pafalshme.
Zoti na ruajtë të gjithë!

Shkruan: Luan SALLAUKA

Leave a Reply