Turizmi pararendës i zhvillimit ekonomik

0
509

Prizreni dhe rajoni janë resurse të fuqishme për zhvillim të turizmit, kulturor, historikë, tradicional me theks eko-turizmi-shëndetësor.

Gjendja e tanishme latente, si arsyeshmëri e Pandemisë apo presionit të quajtur Covid 19, tregon pa aftësi për të strukturuar linjat vepruese dhe ndërvepruese, aktuale dhe në perspektivë. Bashkërendimi publiko-private, gërshetim pikash për të arritur në super-pikën e quajtur turizëm i strukturuar-menaxhuar-gjithëpërfshirës apo turizëm funksional, jetësohet me marrje përgjegjësish dhe ndarje detyrash.

Prizreni dhe rajoni(Dragashi dhe Theranda), janë porta hyrëse në mes dy shteteve, Shqipërisë në Perëndim dhe Maqedonisë në Jug, së bashku së-ndërtojnë trekëndësh turistik, qoftë në aspekt kulturo-historik por edhe eko-turistik-shëndetësor.

Kulturo-historik, tradicional, gërshetohen kultura heterogjene, tradicionale dhe shërbime ekuivalente bazuar në kërkesat turistike, përplotësuar me ushqimi kualitativë-bio, shërbimet profesionale, higjienë dhe siguri.

Eko-turistik-shëndetësor, Prizreni, por edhe rajoni kanë klimë të pasur të karakterit kontinental, sidomos Prevalla si “Perlë” natyrore në të cilën gërshetohen rrymime nga tre dete (Zi, Egje dhe Adriatik), e cila oksigjenon dhe shëron më se 61 lloje sëmundjesh kronike dhe akute, bashkangjitur shërbimet dhe produktet bio, sendërtojnë mrekulli ambientale.

E rëndësishme në agjendë turistike të shoqërohet me Paketën turistike paraprijëse e së cilës është zoonimi dhe udhëheqja-lehtësimi shoqëruar me transport. Sub-koordinimi brenda rajoni të Prizrenit, zgjerimi ekzocentrik me komunat respektive jashtë shteti (Kuksi-Gryka Kolesjani, Peshkopi-Baja Illigje, Tetova-Diber me resurse të jashtëzakonshme eko-diversitare, shëruese), si Shqipëri dhe Maqedoni.

Në bazë të anamnezës piketuese rezulton se turizmi është lënë n’vetiniciativë, nuk punohet sa duhet në aspekt profesional-strategjik, kështu që ky mekanizëm benofit-prurës, përmasash zhvillimit ekonomik, të ndikoj në rritje standardi të jetesës në nivel bazik-familjar, komune dhe rajoni. Nëse Prizreni dhe rajoni ka më shumë se 100 objekte kulturo-historike, po aq edhe monumente natyror dhe resurse eko-diversitare atëherë kush është strategji e nxitjes apo shtytjes së vizitorëve drejt resurseve, ka edhe të pa eksploruara(si psh. Shpella Kulluxherit).  Me këtë rast duhet përjashtuar zonën historike të mbrojtur me ligj, po ashtu restaurimin e disa objekteve kruciale historike.

Në çdo luftë ka zhvillime, edhe në luftën anti-Covid19 kërkohet sinergji, pandemi që tashmë dita me ditës jem duke bashkëjetuar, fatkeqësisht dikush me pasoja, mbase shumica janë duke e kaluar me lehtësi duke falënderuar shkallës së lartë të imunitetit, por edhe uljes se potencës virale, me kalimin e kohës, gjithsesi kujdes…!

 Hallkat zingjirore, ndërvepruese duhet të lëvizin njëri tjetrin për të rienergjizuar mekanizmat funksional si dhe të gjenerojnë forca të reja-ide për të përshtatur bashkërendimin e aktiviteteve ndërinstitucionale-rajonale.

Ky reflektimi ka karakter shtytës, para së gjithash profesional, me potencë mobilizuese sektorëve përkatës, ekskluzivisht katalizues si në aspekt horizontal por edhe vertikal.

Zgjimi vetëdijes mobilizon elemente ndërdijësuese-intelektuale, si gjenerues të platformës udhërrëfyese-zhvillimore në nivel qyteti, rajoni dhe më gjerë. Prizreni dikur “Stamboll i Vogël”, sot ku është?!

Ai duhet të jetë pararendës rajonal në hartim-zbatim të politikave kruciale-joshëse për turizëm multi-disiplinor, apo turizëm rotativ në mes komunave respektive brenda rajoni dhe qyteteve respektive ndërshtetërore.

Si mas e parë, propozohet formimi i “dy grupeve punuese” profesionale, njëri në nivel komunave respective të rajonit të Prizrenit, Therandë, Dragash dhe Mamushës, si dhe grupi tjetër ndërshtetëror, në mes të Prizrenit, Kukës-Peshkopi dhe Tetovë-Dibër.

Këto grupe apo njesi profesionale do të hartojnë planin e punës dhe strategjinë ndërfunksionale “Turizëm multidiciplinor rotative apo cirkulues”, ku do renditen vlerat autentike kulturo-historike dhe resurset eko-diversitare shoqëruar me paketë turistike dhe agjendë përkatëse.

E vërtet është se Prizreni dhe rajoni kanë çka ju ofrojnë turisteve(mbi 70 objekte hotelerie dhe mbi 300 restorante), Verës Eko-turizëm, Dimrit shtigje skijimi, ndërsa gjatë tërë vitit në shërbim janë vlerat kulturo-historike gjithëpërfshirëse, ndërsa si uniforme me qytete jashtë vendi, zgjerojmë gamen absorbuese duke krijuar Ofertë më kuptimplote, bindëse dhe në kohë zgjatje.

“Turizmi aset zhvillimor kombëtar…”

Shkruan: Naser BRESA

Leave a Reply