Teoria e “Insektit” dhe Politika aktuale në Kosovë

0
39
Rron Kastrati - Psikolog

E qartë, e kuptoj situatën e krijuar politike në Kosovë.
Ethe parazgjedhore, kalkulime të llojllojshme, platforma programike, bashkëveprimet direkte dhe indirekte të subjekteve politike me elektoratin besnik, militantët, dhe votuesit e rinjë, edhe ata që janë në mëdyshje për të votuar, shtresat tjera shoqërore etj.

Kjo klimë e tensionuar, madje plot oreks, përbëhet nga një relativizëm të mbushur me të vërteta “reale” për çdo subjekt politik.
Nuk ekziston një e vërtetë e vetme, që e shpjerë Kosovën në një renovim tërësor politik dhe ekonomik.
Flasin teorikisht kaq bukur, dhe po aq të pasionuar për ndryshimet rrënjësore, të duket sikur ta mendosh se po vie një sistem i ri politik, pa dallim.

Por tani kam vetëm një pyetje për imagjinatën e të gjithëve ?
Një insekt i vockël shumkëmbësh që nuk e di se si i funksionon motorika levizëse e këmbëve gjatë zvaritjes nëpër tokë, por vetëm përdridhet, sorollatet, zvaritet, dhe e ka të njejtin ritëm gjatë gjithë kohës me automatizëm, por tani mund ta imagjinoni nëse hipotetikisht ndalet për ta menduar se si e kontrollon sistemin lëvizës të shumkëmbëve, a mund të lëviz pastaj po me të njejtin ritëm që zvaritej ?

E njejta gjë edhe në politikë, sovrani duhet ta kuptoj se nepotizmi, korupsioni, klientelizmi, dhe shumë e shumë pisllëqe të tjera që nga paslufta e deri më tani janë kthyer në një motorikë të epshuar pasionante e instiktive për të gllabëruar, konsumuar, përtypur, kapërdir, pushtet prej shefi e jo lideri e lidershipi.
Pra nuk i ndalon dot, janë butone të programuara komandash që e mbisundojnë qenien politike që ndjehet i/e vetëlartësuar të kontrolloj, të degëzoj rrjeta merimangash në shpellat më të panjohura institucionale në çdo pore e qelizë shtetërore.
Tani insekti ka filluar të mendoj hipotetikisht për ecjen e tij shumkëmbëshe në mënyrë automatike, se pse e ndjekin pas kudo që zvaritet poshtë lartë, majtas djathtas, dhe në një çast ndalon dhe nuk lëviz fare.
Kjo pamundësi lëvizore e zvaritëse është ndaluar vetëm nga mendimi, dhe këtu ku qëndron poenta ?

Përfundimisht ka ardhur koha të mendoj sovrani i përvëluar e i mbërthyer nga kriza sociale e ekonomike se si ka mundësi kjo politikë e krisur e kthetrave makiaveliste po i kontrollon gjithë këto “këmbë” të secilit prej nesh ?
Turmë e konformuar qytetare e udhehequr supozoj nga një insekt që mund të ndalet të mendoj për ju se pse i shkoni pas, dhe pikëpyetja e tij situatore në këtë rast, nxit mendimin tuaj vendimtar, të shpërndahemi difuzivisht në fillim, me qëndrime antikonformiste, dhe moskonformiste, deri në një pikë unifikuese për ndryshim të plotë.

Po pra, ndryshimi që po e kërkojmë është ta nxisim insektin t’i bëjë pikëpyetje vetës se pse ne jemi pas tij ?
E sigurisht pastaj insekti ndalon së lëvizuri në një paralizë totale, dhe ja solucioni.
Ndaleni, dhe pastaj shikoni se si do të konstruktohen gjërat kaq natyrshëm për një Kapitull të ri.

Shkruan: Rron KASTRATI

Leave a Reply