Tendencën për grusht-shtet nuk do e lejojmë

0
534

Fillimisht për të kufizuar bashkëpunimin e deputeteve për mocionin e mosbesimit ju kërcënuan atyre se do ti arrestojnë përmes një ish-Milici, Xhelal Sveçles. Me pastaj filluan presion me letra kundër Gjykatës Kushtetuese, kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër veprimtareve që mendojnë ndryshe, pasi e shohin si kërcenim, dhe shtrënguan edhe me tej masat kundër Pandemisë nsë mënyre antikushtetuese për të provokuar qytetarët. Më vonë, kur Komisioni i Venecias i tregoj se Kosova ka Gjykatë kushtetuese dhe është shtet, dhe se ajo vendos për interpretimin e saj, filluan që më improvizime të bëjnë presion e shantazh kundër gjykatës. Lejuan 500 protestues në shesh por nuk lejuan të falet Bajrami në emër të Pandemisë. Kur ju duhej të bënin presion në ditën e tretë të Bajramit të gjithë u shëruan sipas tyre, dhe Tani në mes të natës i larguan masat kufizuese për të lejuar protestën e radhës më të vetmin qëllim: Tentim shembjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Grusht-shtetin.

Shkarkuan kryeshefin e PTK-së në mënyrë që ti hapin rrugë përgjimeve të qytetareve dhe njëkohësisht të kanë informacione për çdo individ. Tentuan që edhe institucionet e sigurisë ti manipulojnë por nuk ja arritën, dhe sot përsëri në shesh në tentim të prishjes së shtetit të Kosovës.

Pra, sot po bien shteti, po bien siguria, po bien lufta jonë e shenjet sepse një grup vagabondësh të shkolluara më idetë staliniste tentojnë të uzurpojnë çdo gjë. Sheshet do ti mbushim edhe NE por ne mbrojtje të shtetit e jo në shkatërrimin e tij. Nuk do të lejoje që përkrahës të Sheklzen Gashit e Haki Abazit, mercenar të Xhelal Sveçles e Blerim Rekes, të paguar të shërbimit sekret Rus që më ndërmjetës ndërkombëtar qe keni arritur pajtim të shkatërroni Kosovën në restorantet e Shkupit të realizoni në vendin tim.
Kosova ka institucione dhe këto institucione nuk mund të i shembin ata që për një grusht vota janë në gjendje ta shpërbejnë shtetin. Të gjithë do të dalim në protestë kundër neokomonistave që po tentojnë që më dhunë ta mbajnë pushtetin.

Shkruan: Fitim GASHI

Leave a Reply