Të gjithë humbësit e zgjedhjeve parlamentare bashkohen në koalicion kundër LVV-së për ta kapur pushtetin në komuna pas zgjedhjeve lokale!

0
877

Shkruan: ANALISTI – Hajrullah Tërnava

Partia në pushtet që donë ta qeverisë vendin, si në atë qendror dhe lokal, duhet që në mënyrë permanente të angazhohet dhe të punoj për të mirën e popullit dhe të qytetarëve të sajë, sepse edhe kur ti fitoj votat partia në pushtet, e që e qeverisë vendin qoftë në nivel qendror apo edhe lokal, gjithnjë duhet të jenë aty dhe afër popullit, aty ku e kanë detyrën me qenë për të mirën e popullit, dhe me angazhimet e tyre për të dhënë kontributin e tyre, sepse elektorati i mbanë në mendje ato premtime që i kanë dhënë nëse vijnë në pushtet.

-Mllefi që po tregohet ndaj Qeverisjes në pushtet nga ana e partive që gjinden në opozitë, është për tu habitur, por ky mllef e ka arsyen e partive në opozite, sepse opozita e ka të qartë që kjo qeveri do te jetë në pushtet katër vjeçar, dhe me veprimet e saja sikur që po e lufton krimin në përgjithësi. Tani opozita është duke u trembur, sepse nuk mundë të pajtohet që mandati i pozitës do të zgjatë katër vite.

Pasi kaluan nëntë muaj nga kjo qeverisje, dhe vitet në vijim, e kanë frikën se shumë të palara kriminale do t’iu dalin në shesh, prandaj opinioni do të njoftohet me fakte se kush ishin ata që 20 vite e qeverisen këtë vend, dhe si qëllim e kishin vetëm pasurimin e tyre sikur që u pasuruan deri më tani, dhe tani kur është miratuar ligji për konfiskimin e pasurive, si produkt nga përfitimet nga krimi i organizuar dhe krimi në përgjithësi, prandaj tani është e qartë se opozita përafrohet me të vetmin qëllim që ta luftojnë së bashku pozitën, dhe ky mllef i krijuar tani ndaj Qeverisjes Kurti, është i qartë nga partitë në opozitë dhe pas këtyre rezultateve lokale do të bashkohen të gjitha partitë opozitare, dhe do ti përdorin zgjedhjet lokale, nga ish partnerët e PAN-it dhe LAN-it në qeverisjet e kaluara të nivelit qendror, për krijimi i qeverive të reja nëpër komuna me shumicë absolute vendimmarrëse në asambletë komunale pas zgjedhjeve të këtij viti, dhe kështu ta dizajnojnë edhe skemën e bashkëpunimit për izolim të partisë në pushtet LVV, duke ndërtuar edhe skemën e hershme në pritje të zgjedhjeve të ardhshme të nivelit qendror, kurdo që do të ndodhin ato.

Shaqir Totaj i PDK-s në Prizren e ka siguruar edhe mbështetjen e AAK-së, të NISMA dhe AKR-së për kryetar të Prizrenit. Gjithsesi se kjo është lidhje e marrëveshjes për bashkëpunim dhe mbështetje të kandidatit të PDK-së në Prizren paralajmërim për veprim të ngjashëm edhe në komunat tjera nga klani PRONTO dhe të tjerët në opozitë që ta fillojnë grabitjen graduale të pushtetit lokal, për tu ngjitur pastaj edhe në nivelin qendror me bashkë koordinim dhe bashkëveprim në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Tentimet që të bashkohen, dhe apelet e opozitës janë të njëzëshme që të bashkohen gjithandej në të gjitha komunat, por mos të harrojmë se elektorati gjithnjë nuk i dëgjon prijësit e tyre, e sidomos të atyre partive që kanë qenë mes veti të armiqësuara gjatë këtyre viteve të pasluftës, dhe mundë të mos dalin fare në zgjedhje, apo edhe tua japin votën atyre që nuk janë të mllefosur në ta, edhe që është e pritshme që koalicione të tilla jo parimorë, hakmarrëse dhe të ish pushtetarëve të korruptuar të kemi edhe në komunat tjera, që mundë ta marrin Prizrenin si model të kapjes dhe ndarjes se pushtetit.

Tani këtë situatë të krijuar si të tillë LVV, duhet ta shfrytëzoj dhe ditëve në vijim që të jetë shumë më aktive dhe më afër me elektoratin, sepse nga zgjedhjet qendrore nga vetë kënaqësia, kjo parti ishte si në gjumë, dhe jo rastësisht tani elektorati i dha vota në këtë numër partisë në pushtet.

Pra elektorati që ia ka dhënë votat në shumicë LVV-së në zgjedhjet qendrore, ia dhanë sepse ishin të zhgënjyer në partitë e tyre, por tani nëse nuk janë të kënaqur me ato premtime që i ka dhënë partia në pushtet ndaj elektoratit, dhe nuk i kanë jetësuar ashtu si kanë realizuar ato premtime, është e kuptueshme se votuesit prapë ju kthehen partive të tyre të mëparshme e sidomos kur ato parti gjatë pauzave të tyre mbas zgjedhjeve qendrore, kanë bërë ndryshime në udhëheqësit e partive të tyre.

Elektorati që ka qenë në ato parti gjatë, kthen aty si të bindur se tani ata udhëheqës të ri, ndoshta do ta qeverisin partinë më mirë, se ata të parët, që më parë me veprimet e tyre i kanë zhgënjyer, dhe votën ua japin prapë partive që gjatë kanë qëndruar në ato parti. Është edhe një dyshim evident që i përshkruhet partisë së LVV-së, sepse në zgjedhjet qendrore shumë qytetarëve ju kishin premtuar që nëse fitojnë do ti punësojnë, gjë që një numër kur u bind se nuk iu kanë plotësuar ato premtime prapë janë kthyer te partitë e mëparshme.

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply