Të dhemb koka, nga demagogjia e Albinit – Vjosës – Isës – Enverit – Ramushit dhe Fatmirit…

0
490

Albin kaçurreli,

Nga, bashkimi i trojeve natyrale shqiptare dhe mospranimi i pakos me draft ligje nga Mahti Ahtisari, të gjitha nga demagogjia i harroi dhe i pranoi.

Unë dhe ti, njihemi shumë mirë kaçurrel!
Atdheu, nuk e ka me demagogji. Atdheu është i përbashkët, për atdheun duhet punuar dhe flijuar, pa asnjë grimë interes.
Mos harro kaçurrel, neve qytetarëve do t’na dhemb koka edhe një kohë, por fytyra e juaj dhe njerëzve për rreth teje MEDIOKËRR, u pa dhe po shihet.
Në LVV-je prapë do ketë ndarje!

Vjosa e “famshme”, me flamurin e Dardanisë!

Kah je nisë oj bijë, kah po don me shkue me flamurin e Dardanisë, po donë vota me fitue aaaa??!!
Jo, oj bijë jo….
Flamuri i Dardanisë nuk është personal.
Flamuri i Dardanisë ēshtë i përbashkët, për të gjithë ata të cilët e pranojnë.
Ndale veten, oj bijë!

O Isë gjyshi,

Shko merru me nipa dhe mbesa se, koha e juaj ka perënduar!
Njëher thoshe, shteti duhet të financoj mbrojtjen e të akuazuarve në Hagë, tani kinse na kërkon drejtësi.
O ti Isë gjyshi me shtagë, lëri këto damagogji dhe shko lexoju nipave ndonjë përrallë….

Enver Hoxhaj,

Demagogu, qysh moti pat thënë se nëse UÇK-ës — PDK-ës i fiton zgjedhjet, unë do kërkoj azil në Beograd.
Tani t’i pispiling, ç’farë po kërkon?
S’je i denjë ta udhëheqësh PDK-ës, e lëre më Ekzekutivin e Republikës.

Ramush – Rambo,

Lufta ka përfunduar dhe shumë ushtarë të UÇK-ës, e kanë varrur veten nga gjendja e rënduar ekonomike pas çlirimit.
E ti, me disa shtëpi luksoze, me pushime në vendet më të shtrenjta të botës dhe tani kërkon postin e Presidentit.
Çysh po ki fytyrë?

Fatmir Limaj,

Shumë mirë që s’jam në vendin tuaj, se s’do kisha pasur fytyrë me i dal popullit përpara….
Num i’a vlenë, me shkru më gjatë për ty.

Të gjithë jeni të njejtë, vetëm gjestet me duar dhe kostumet i keni ndryshe…..!

“Të gjithë, kinse duan të jesh i sinqertë, po kur u’a përplas të vërtetën në fytyrë, nuk të duan dhe tentojnë të injorojnë”.

MË MIRË NJË DHIMBJE ME FUND SE ME JU DHE DHIMBJEN PA FUND

Shkruan: Petrit DIBRANI

Leave a Reply