Të dashurosh

0
1225

Të dashurosh është mrekulli e 9-të apo jo, sepse mrekulli e 8 është takimi yt me melekun që të bëri të ndihesh më e lumtur se kurrë në ketë botë që të grrys edhe eshnat.
Të dashurosh është një jetë e dytë e re në jetën tënde
Të dashurosh është të flijohesh pa menduar dy herë për melekun që ta ndriqoj zemrën
Të dashurosh është çdo gjë që të tërheq ëmbëlsisht, egërsisht, dhimbshëm tek trupi që të rregullon venat
Të dashurosh është kur qelizat e trupit çmënden në mënyren më të zjarrtë vetëm për ta përqafuar atë
Të dashurosh është kur sytë e tu nuk të dallohen prej gjakut nga lotët për ta parë atë, kur ai është larg
Të dashurosh është kur gjithçka merr pamjen e tij
Të dashurosh është kur zemra të humbë në dhomën e brendshme në anën e majtë të gjoksit të tij!
Të dashurosh është të mos vdesësh kurrë, pa të të dashuruar.

Shkruan: Albiona SADIKU

Leave a Reply