Tani nuk është çështja se a po hyn NISMA në Kuvend, tani është në pyetje rrezikimi i shtetit tonë përmes bashkëpunimit LVV-LS

0
275

Qytetarët e Kosovës sot e kanë mundësinë më të mirë që të shohin fytyrën e vërtetë të Lëvizjes Vetëvendosje, sot zyrtarët e këtij subjekti politik janë bashkuar në një agjendë së bashku me Listën Serbe duke dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesë për njohje të votave të ardhura nga Serbia në mënyrë të kontrabanduar.

Sot edhe një herë dhe përfundimisht u vërtetua se kjo lëvizje nuk është në krah të qyetarëve të Kosovës, por është në krahun e Listës Serbe, duke i’a bërë argatin po atyre të cilët me vite të tëra e shkatërruan Kosovën tonë, dhe vranë burrat e gratë më të mirë të vendit!

Në fund, shpresoj shumë që qytetarët ta shohin fytyrën e Albinit, dhe gjithë LVV-së, dhe të reagojnë për një gjë të tillë. Tani nuk është çështja se a po hyn NISMA në Kuvend, tani është në pyetje rrezikimi i shtetit tonë përmes bashkëpunimit LVV-LS.

Albin, deshte apo nuk deshte ti dhe fëmijë tu, ne do të jemi aty, edhe atë duke mbrojtur interesin e secilit qytetarë të Republikës së Kosovës, do t’i mbrojmë interesat e të gjithëve duke i’a bërë argatin qytetarëve tonë, e jo Listës Serbe të cilës po i’a bën ti dhe bashkëpunëtorët tu.

Të përshëndes në emër të 42072 votuesve të NISMA’s, ne do të jemi aty.

Shkruan: Erzen MUSLIU

Leave a Reply