Takimi i parë me mikun virtual

0
612

Kur erdha në Gjermani, takova një mik të idealit që vitet më të mira të jetës i kishte kaluar në kurbet. Si njeri kishte dhënë kontribut të çmuar në vitet e okopimit.

Mbi dyzet vite punë në Gjermani, pavarsisht se ishte pensionuar, zemra i rrihte për atdheun e ëndrrat vazhdonte e i shifte në vedlindjen!

Takimi thënë të drejtën ndodhi falë Facebook-it, ku profili im kishte sinjalizuar se unë ndodhem në afërsi të vendbanimit të tij! Mu lajmërua dhe më pyti a je vërtetë këtu?!
Ju përgjigja, po sakt!

Më tha se kam dëshirë të ju takoj e të pim nga një kafe. Edhe ashtu e lam, u takuam.

Bisedë e sipër, më pyti te kush ke ardh? Duke mendu se isha në vizitë!
Jo, i thash jam vendos këtu me bashkshortën, ajo është mjeke ndërsa unë po pres të punoj diçka për fillim!

Po çfar plane keni…? I tregova që Lorika, për shkak të mungesës së lidhjeve partiake, nuk ka pas mundësi të realozoj të drejtën e saj profesionale për të specializuar në Kosovë. E pasi ta kryne specializimin do të kthehemi në Kosovë dhe do të vazhdojmë me punë dhe kontribut atje!

Vështrimi i tij ndaj meje sikur u kthy në një situatë mosbesimi, por nuk tha asgjë më shumë se, qysh paqi qef për ju mirë u boftë.

Vazhdoi tutje duke më treguar arsyjen pse ai kishte vendos të vinte në Gjermani.

Ishte pranverë, baba kishte vendos me shky (lavru) livadhin e me mbjellë misër. Traktor nuk kishim, e vendosa me shku me ja huazu një kusheririt. Ai nuk ma dha me arsyjen se e ka defekt!

U ktheva në shtëpi e i tregova babës. Atë natë vendosa me u nisë për Gjermani me qëllim që me punu pak e me ble një traktor sa për nevojat e familjes.

Ashtu veprova, pas disa ditëve u nisa e mbërrina këtu, fillimisht gjeta një punë sa për të mbulu shpenzimet, e pas kësaj, me ndihmën e disa miqve u punsova një njē punë që paguhej 40 marka për orë pune, e që i binte të fitoja kogja mirë.

Muajt ecën e u bënë vite, unē traktor bleva, parcelat e tokës i shtova, shtëpi të re në fshat ndërtova, tash e njëzet vite edhe një në qytet e blejta, por Gjermanin nuk e lëshova!

Jo pse nuk desha, por puntë ashtu po të vishin.

Tani kur e kam moshën, fëmijët më duhen më shumë se kurr afër vetës, kur ju them të kthehemi, ata pyesin pse?

Po si pse?!

Toka jonë, shtëpia jonë, vendlindja jonë!

Vendlindja jote babë, jo e jona! Ti po harron se ne u lindëm, u rritëm e u shkolluam në këtë vend, i kishte thënë një ditë i biri!

Koment: Ndoshta këtu do para po i fitojmë, por gjithë të tjerat po i humbim. Mbi të gjitha po e humbin momentin të jemi pranë njëri tjetrit, e që për mua është shumë me rëndêsi.

S’kanë thën kot, larg syrit larg zemrës!

Shkruan: Abdullah THAÇI

Leave a Reply