Strategjia e shërbimit sekret serb për ta shkatërruar strukturën e UÇK-së

0
368

Shkruan Faton B. Mehmetaj

Që nga viti 1999 kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova, një pjesë elitare e këtyre forcave mbeti në Kosovë e ngarkuar me detyra të veçanta, e disa prej tyre edhe me detyra strategjike.

Këto struktura kanë pasë një kordinim të fuqishëm me shërbimin informativë në Beograd, qofshin ato ushtarake, politike apo diplomatike. Tashmë pas 20 viteve janë bërë të ditura publike gati për secilin, se kjo strukturë ka qenë në kordinim të plotë më administratën e UNMIK-ut dhe pasuesve të tyre të më vonshëm EULEX-in. Të gjitha bashkë hartuan planin për ta shkatrruar strukturën e UÇK-së, duke planifikuar edhe kohën optimale për ta arritur këtë qëllim. Për shumë vite rresht, shërbimet sekrete serbe në kordinim dhe bashkëveprim me njësitë e tyre që i kishin lënë në Kosovë, i përdorën protestat dhe trazirat në Mitrovicën e veriut por edhe në enklava tjera me popullatë serbe për ta goditur imunitetin shtetror të Kosovës që ishte në fazën e shtetndërtimit. Madje trazirat e organizuara nga organizatat militare serbe, u përdorën edhe për ta stervitur pakicën serbe për ta mbisunduar shumicën shqiptare. Serbia qe 20 vite rresht i mban në Kosovë strukturat paralele të aktivizuara për ta luftuar pavarësinë e Kosovës. Këto struktura gjatë kësaj kohe, bënë trazira, i sulmuan KFOR-in, UNMIK-un, Eulex-in e kush u doli përpara, vranë e plaqkitën pa i dhënë llogari askujt. Për këto shtresa ligji ishte në duart e tyre. Në anën tjetër për shumë kohë një pjesë e policisë serbe të SHPK-së dhe më vonë PK-së, veçanërisht në veriun e Mitrovicës, kanë marrë paga të dyfishta, nga buxheti i Kosovës dhe nga MUP-i i Serbisë. Shkatrrimi dhe djegja e pikave kufitare 1 në Jarinë dhe 31 në Bernjakë në veri te Kosoves në kufirin me Serbinë nga strukturat paramilitare serbe ishin sinjal i qartë se në krahun e këtyre strukturave janë edhe administrata e UNMIK-ut dhe të tjerët. Ata plagosen dhjetra ushtar te KFOR-it dhe vranë pjestarin e forcave speciale të Kosovës Enver Zymberin. Strukturat paramilitare serbe që vepronin në Kosovë i kërcënuan publikisht, madje edhe para KFOR-it, Eulex-it etj, qytetarët serb që e pranonin shtetësinë e Kosovës. Ata i rrahen, ua dogjën shtëpit, veturat e disa prej tyre i vranë. Strukturat paramilitare serbe që vepronin në Kosovë e vranë zyrtarin e Eulex-it, lituanezi Audrius Shenavicius në shtator të vitit 2013, ato struktura për qëllime politike organizuan edhe vrasjen e politikanit të partisë liberale serbe në Komunën e veriut të Mitrovicës, Dimitrije Janiçijeviq në janar të vitit 2014. Vrasja e Janiçijeviqit ishte një paralajmrim që tregonte se cili është fati që i pret të gjithë serbët që e pranojnë shtetin Kosovar. Këto vrasje sikurse edhe edhe vrasja e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq në vitin 2018 në veri te Mitrovicës janë të motivuara politikisht por se nuk janë zbardhur e zbuluar sepse kryesit e këtyre veprave nuk janë shqiptarët. Udhëheqësit e strukturave paralele, pos që organizuan një varg vrasjesh të motivuara politikisht (vrasje të kundërshtarëve të tyre politik), kundërshtuan më dhunë UNMIK-un dhe KFOR-in. Në këto kundërshtime ata plagosën me dhjetra ushtar të KFOR-it e të paqëruajtësve tjerë. Që atëhere e deri më sot për këto vepra nuk është përgjigjur askush. Po të ishin pjestarët e UÇK-së, të dyshuar apo kryes të këtyre veprave sigurisht se do të ishin arrestuar qindra vetë dhe do të ishin organizuar me dhjetra e dhjetra qyqe. Strukturat paralele serbe të mështetur edhe nga forcat paramilitare të Serbisë, para syve të BE-së e botës së qytetëruar, arritën që në Kosovë ta krijojnë një territor të pasigurtë. Ata e kontrabandojnë gjysmen e kapitalit të Kosovës dhe janë në rregull me BE-në, me KFOR-in, Eulex-in e strukturat e drejtësisë. E vetmja gjë që u shiqua më llupen e të gjithëve ishte puna dhe aktiviteti i strukturave të UÇK-së. Për realizimin e këtj projekti shërbimet sekete serbe përdorën klasen naive e të papërgjegjëshme politike të Kosovës, kolonen e pestë, bashkpunëtorët e tyre, ekspertet ushtarak, zingjirin e bashkpunëtorve dhe financat. Krahas angazhimit të serbëve vendorë që kanë mbetur në Kosovë, shërbimet serbe qe nga viti 2004 e këndej e kanë konsoliduar rrjetin e tyre shqipëfolës, dhe këtë në bazë të shantazheve për të mos zbuluar veprimtaritë e tyre të më parshme. Askush në Kosovë nuk i denoncon sherbimet sekrete serbe dhe veprimtarinë e tyre që janë duke e bërë kundër UÇK-së dhe klasës së mirfillt politike qe është vënë në shërbim të mirfillt të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Organet tona të sigurisë duke përfshir këtu edhe AKI-në duhet të bëjnë çmos për ta penguar me të gjitha mjetet rrjetin e bashkpunëtorëve të shërbimit serb shipëfolës të mos jenë partner në punën e përbashkët me sherbimet serbe për ta demtuar shtetin e Kosovës. Sepse deri më sot dëmet jan të pariparueshme. Strukturat në fjalë arritën ta përqajnë klasën tonë politike, ta kompromitojnë ta etiketojnë, madje disa departmente me ndikim në shtet arritën ti deimunizojnë por edhe ti kompromitojnë si institucione. Fatkeqësishtë shërbimet sekrete serbe përmes projekteve të shërbimit arriti ti fus agjentet e vet në strukturat ndërkombëtare në Kosovë, qofshin ata shqipfolës, serb, maqedon, malazez a të tjerë. Ata përmes këtij rrjeti filluan të ngjallin mosbesim tek faktori shqiptar. UNMIK-u krijoj dhe financoj një gazetari përmes së cilës lansonte dezinformata dhe linqonte kë donte duke i ngritur akuza publike, dhe njollosur me akuza nga më të ndryshmet. Prapa këtij projekti qëndronin ekipe të tëra ekspertesh, të fushave mediatike të sigurisë por edhe të shërbimeve të cilët e përpunan një pjesë të opinionionit duke e shëndërruar atë në mekanizëm të vetin për ti lansuar e përhapur dezinformatat e tyre. Si pasojë e këtij projekti, gazetarët dhe mediat u ndanë në dy grupe, njëri grup tentonte me ç’do kusht ti vënte pluhur se vërtetës e tjetri kërkonte të vërtetën. Kështu ishte edhe më herët kur në Kosovë mbretëronte një anarhi e kaos. Dua të ceki se vetëm gjatë vitit 1989-1990 ishin paraqitur 98 raste te rreme dhunimesh e tentim dhunimesh të serbeve nga shqiptarët. Gjatë këtij viti shqiptarët u akuzuan edhe për disa vrasje dhe tentim vrasje që i kishin bërë serbet dhe i akuzuan shqiptarët. Të gjitha këto akuza prapa të cilave qëndronin shërbimet sekrete serbe dhe bashkëpunëtorët e tyre te fushës mediatike dolën të pavërteta. U gjetën kryesit e vërtetë të këtyre veprave që ishin serbët, por vuajtet dhe njollosjet nuk u hoqën kurrë. Sa për ilustrim po përmendi vrasjen e gjashtë të rinjëve serb në Pejë, në kafenenë “Panda” që ndodhi ne dhjetor të vitit 1998, siç dihet dhe është marrë vesh në ketë masakër kishte marrë pjesë policia sekrete serbe në bashkpunim me institucionet e shtetit serb. Kjo vrasje u bë me pretekst, që t’ja mveshin UÇK-së dhe ta akuzojnë kinse ka vrarë fëmij serb të pafajshëm. Nebojsha Zhivkoviq ishte hetuesi i kësaj ngjarje. Shqiptarët që u akuzuan për këtë akt u dënuan për veprimtari armiqsore e jo për terrorizem apo kryerjen e kësaj masakre. Të denuarit shqiptar rreth këtij rasti u liruan në dhjetor të vitit 1999 me ndermjetsimin e Kryqit të Kuq Nërkombëtar. Madje për rastin “Panda” shërbimi sekret serb u përpoq ti akozonte agjentet e Shërbimit sekret britanik MI6 dhe SAS, por ky proces u nderpre me ndërhyrjen e Aleksander Vuqiqit i cili i paralajmroj drejtuesit e shërbimit sekret serbe me akuza të tilla mund të shpërthejnë skandale të mëdha ndërkombëtare. Për ta mbuluar këtë rast sa më mirë, shërbimi sekret serb kishte hartuar një vendim të fsheht për ta mbuluar masakren në kafenen “Panda” dhe për ti mbykqyrur pjestarët e JSO-së që të mos e zbulojnë të vërtetën rreth rastit “Panda”, duke thënë se ndëshkimi bie mbi secilin që guxon të flas për këtë ngjarje qoftë ai kryetari apo kryeministri. Gjykatësi i ratit “Panda”, por edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Mbrendëshme të Serbisë (MUP) e dinin se rasti nuk guxon të zbardhet as të zbulohet. Më vonë këtë rast nënë trysninë e faktorit ndërkombëtar e zbuluan zyrtarët e shërbimeve secrete serbe dhe treguan se vrasjen e fëmijëve në kafenenë “Panda” në Pejë e kanë kryer njësitë e JSO-së të cilën e drejtonte Millorad Ulemek-Legia i urdhëruar nga Radomir Markoviqi ish-shef i SDB-së më qëllim që këtë vrasje t’ja atribon UÇK-së për ta kompromituar në arenën ndërkombëtare.

Pjesa e parë

(Vijon)

Leave a Reply