Stop bisedimeve! Së pari liberalizimi

0
86

Urgjenca e Serbisë dhe koha e papërshtatshme për Kosovën për vazhdimin e bisedimeve është evidente. Pozitë më të dobët që nga fillimi i bisedimeve të ashtuquajtura teknike e që në thelb ishin politike, asnjëherë Kosova nuk ka qenë.

Të përfaqësosh një popull të tërë, një histori pa fillim, dhe të pretendosh një të ardhme pa strategji afatgjate, të mendosh se ke mbështetjen e të gjithëve është një gabim i shtetit të Kosovës me Kryeministrin aktual Hoti.

Tani Kosova nuk gjendet në agjendën e kohës të BE-së, ajo ka problemet me pandeminë Covid 19, dhe Kosova është vetëm se punë rutinë e përfaqësuesve të BE-së.
Prandaj, Kosova duhet të ndalojë këtë maskaradë të BE-së, dhe t’i kthehet tavolinës së bisedimeve me spektrin politik të brendshëm, të përafrohet dhe të organizojë gjithqka nga e para për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe bizneseve që as për së afërmi sështë ndihmuar në kohën më të vështirë të rritjes dhe zhvillimit të saj.

Kosova nuk ka kapacitete të zgjerohet në të gjitha sferat, në atë të brendshëm dhe të jashtëm, pasi që mungesa e bashkëpunimit mes subjekteve politike e bënë vendin pa strategji.
Edhe gjykata e dhomave të specializuara ka qenë njëra nga marionetat e BE-së. Ajo provoi të përdorë gjykatën si lloj shantazhi për politikanët kosovarë. Siq duket kjo mënyrë ka qenë frytdhënëse në disa nga shtetet e BE-së.
Kosova deri para propozimit të aktakuzës kundër Presidentit Thaqi ishte në pozitë më të mirë në aspektin e bisedimeve karshi serbisë dhe ndërmjetsuesve të Bashkimit Evropian.

Tani kjo pozitë u thye dhe përfaqësuesit u ndanë. Kosova u bë temë botërore me propozim aktakuzën ndaj Presidentit të Republikës.
Kosova ra në grackën e politikës së liderëve evropian, që hapur mbajnë anën e Serbisë.
Prandaj, kjo politikë e jashtme e gabuar duhet të ndalet urgjentisht, bisedimet duhet të shtyhen deri në një kohë tjetër, dhe uniteti të jetë njëra nga hapat e parë për më tutje, dhe pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës të mendohet një fillim i dialogut.

Përndryshe, kjo politikë e jashtme e shtetit të Kosovës që lexohet si gazetë edhe nga një amator do ta dërgon Kosovën në një moment që ndoshta zgjidhja do të vjen nga një zarf i cili do t’a “sakatojë” Kosovën, dhe një gjendje e tillë do të jetë një pandemi e përhershme për Kosovën.

Shkruan: Skender BERISHA

Leave a Reply