Sot me rastin e 577 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, po ndihem më shumë se krenar

0
79

Kohë shumë e gjatë, që unë personalishtë s’kam pasur mundësi për fat të keq të ndihem krenar me zyrtarët shqiptar të të gjitha trojeve mbarë.

bredhi

Sot pra, ju lumtë! Pjesëmarrja e juaj në 577 vjetorin e Lezhës është një grimë shprese, se ju do i bashkrendoni dhe unifikoni veprimet diplomatike edhe në të ardhmen.

Besëlidhja shqiptare e Lezhës, si një akt kolektiv politik i konkretizuar duhet t’ju frymëzoj ju të gjithëve, për një Shqipëri natyrale të bashkuar.Ne populli shqiptar, faktorizohemi vetëm kur bashkohemi.Na duhet vetëm vullneti!Kuadrot politike i kemi, vetëm vullnetin për bashkim ta rikthejm dhe të mendojmë, se kur Gjergji ynë i madh e arriti bashkimin, ne e faktorizojmë veprimin e përbashkët.

Zbulime shkencore, s’ka nevojë të bëhen po vetëm takime të përbashkëta, unifikim të mendimeve dhe realizimin e amanetit të shumë dëshmorëve të kombit, që kanë dhënë jetën për Liri dhe bashkim.

Gjaku i derdhur i shumë gjeneratave për Liri, duhet të jetë, frymëzuesi kryesor për takimet e radhës dhe jo vetëm në përvjetore.

Shkruan: Petrit DIBRANI

Leave a Reply