Sjellja dhe motivimi i punonjësit për të realizuar efiçiencën në punë dhe matja e perfomancës së tyre në bizneset kosovare

0
844

Në biznes praktikisht eficienca në punë varet shumë nga menaxherët se si motivojnë punonjësit. Sepse normalisht një punonjës i motivuar në punë ka më shumë gjasa të jetë më produktiv.

Rrënia e performancës së punonjësit gjatë punës ka lidhje të ngushtë me demotivimin e tyre.
Në Kosovë ka shumë arsye kur ndonjëhere puntorët demotivohen gjatë punës së tyre. Dhe këto faktorë mund të jenë:ambient i papërshtatshëm i punës, ushtrim i punës jashtë profesionit,punë përtej orarit të caktuar,paga e ulët në krahasim me punën e tyre.

Ndërsa në Evropë(në vendet industrialisht të zhvilluar) kur konstatohet rrënie e produktivitetit të punës së punonjësit athere bëhet intervenimi I psikollogut në mënyrë që të motivojë punonjësin për të rritur performancën e punës së punonjësit. Faktorët që mirren bazë për të matur motivimin e punonjësit janë:sjellja e menaxherit ndaj punonjësit,shpërblimi, marrdheniet me kolegët e punës etj.

Përfundimisht mund të them që për të mos demotivuar punonjësit,ata ose ato duhet të trajtohen si njerëz e jo vetëm si fuqi punëtore.

Shkruan: Erdet TATARI

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply