Si më larguan nga puna, si transfuziologe

0
620

Letër e hapur

Pas tri vjet pune dhe angazhim profesional në mënyrë arbitrare dhe urdhëruese tentohet të më ndërrohet vendi i punës nga Prizreni në Gjakovë.

Po filloj nga tetori i 2019 , ku drejtori ekzekutiv i QKKTGJ – Dr. Bukurie Zhubi përmes një njoftimi në email më obligon që pas 2 jave të vazhdojë punën në njësinë rajonale të transfuzionit në Gjakovë, sepse shefja e njesisë atje del në pension. Menjëherë keërkoj takim me drejtoreshën për të shqyrtuar se cili do jetë pozicioni im  atje dhe çka konkretisht është në pyetje – sistemim i peërkohshëm apo transferim apo cka , pasi unë me kontratë jam e punësuar në njesinë e transfuzionit në Prizren (kontratë e përhershme), madje para nënshkrimit të kontratës (me 2016) kam kërkuar sqarim ligjorë të nenit 3 të kontratës nga juristi i QKKTGJ z. N.G i cili ma sqaron se ne aspekt ligjore vendi im ë punës është në Prizren dhe ska të bëjë asgjë me sistemim apo transferim në njësi të Gjakovës…

Fillimisht drejtoresha B.Zhubi nuk ka pranuar se une jam e punësuar me kontratë ne Prizren por ne Gjakove , mandej mbas takimit tim me te dhe perfaqsueseve te auditit(te ftuar nga drejtoresha pa dijenin time) si dhe juristes se tanishem te QKKTGJ,edhe perkunder ofendimeve dhe kercenimeve qe kalova ne atë takim, une ua prezantova faktet se vendi im i punes eshte ne Prizren si dhe i njoftova se do te pranojë te shkoje ne Gjakovë ashtu siç me obligon ligji (30 dite) ne momentin qe drejtoresha do ma leshon vendimin per sistemim te perkohshem konform ligjeve ne fuqi te Republikes se Kosoves. Mbas kesaj  drejtoresha nxjerrë njekosisht dy vendime :vendim per vrejtje me shkrim si dhe vendimin per sistemimin tim ne Gjakove .

Te dy kto vendime me sillen ne te njejten dite (dite e premte ) vetem 10 min para perfundimit te orarit tim te punes, permes se ciles obligohem te filloj punen ne njesin e Gjakoves menjeher te henen (pra mbas 2 dite te vikendit)

Menjeher te njejten dit e njoftoj zyrtarisht drejtoreshen se nuk i kam nenshkruar vendimin dhe do te vazhdoj punen ne Prizren, sepse vendimi juridikisht eshte i paplotsuar (pa këshille juridike) dhe kerkova qe te me sqarohet neni dy i vendimit per sistemim pasi ne nenin dy te ketij  vendimit thuhet se duhet te vazhdoj punen ne Gjakove deri ne nxjerrjen e nje vendimi tjeter , gje te cilen e kuptova se mund te keët hapësirë per interpretime te ndryshem juridike andaj kerkova sqarim. Pergjegjeja nga ana e drejtoreshes ka qenë se:,, vendimi eshte obligative dhe i pa diskutushem,,

Derisa une vazhdova te punoj ne Pz , drejtoresha nxjerr vendimin e radhes per suspendimin tim  te perkohshem nga puna (ne afat deri 6 muaj) dhe rreth 5 dit pas skadimit te ketij vendimi drejtoresha nxjerr vendimin per nderpreje te kontrate se punes . Arsyetim konkret nuk ka ne kete vendim por  eshte i bazuar ne vendimin e komisionit disiplinor .

Komisioni disiplinor me ka ftuar ne seancë vetem pak para skadimit te vendimit per suspendim te perkohshem (rreth 7 dite) dhe quditerisht vet anëtaret e komisionit deklarojnë se te gjitha vendimet e nxjerra nga drejtoresha ,,kane ra ne uje – nuk vlejn,, përveç vendimit per suspendim te perkohshem.

Ateher parashtrova une pytjen komisionit se per qka jam une perballe jush derisa vendimi per suspendim te perkohshem eshte rrjedhoj e vendimit per sisitemim te perkohshem , per te cilin ju thuani se ,,ka ra ne uje -nuk vlen,,

Quditerisht komisioni disiplinor nuk me lejoi te flas per asnje vendim por vetem per nenin tre te kontrates se punes , ku insistuan te merrnin nje PO ose nje JO te paster  nga une , ndersa pergjigjeja ime fillim e fund para komisionit ishte se Po i permbahem kontrates edhe nenit tre ashtu siq ma ka interpretu personi zyrtar- ligjore i QKKTGJ. Por çuditerisht njera nga anëtaret e komisionit me thot se a ke menduar ndonjeher se nje dite mundet te dal perball juristi e te thotë se nuk kam qenë mire e nuk kame dite si e  kame interpretu kete nen apo gabim e kam interpretu madje thote anëtarja se ne si staf  para instancave tjera mund te deklarojm se te gjithe e kemi ditur se konkursi eshte shpallur per Gjakove e si vetem ti Dr Lule nuk e ke ditur, por kjo antare e nderuar harroi se ne konkursin e shpallur eshte cekur vetem numri 3 per tre pozita, e nuk jane cekur vendet e aq me pak vendi Gjakovë nuk figuron dhe nuk me eshte thene asnjeherë nga askush nje gje e tillë.

Sa per dijeni konkursi eshte shpallu ne janar te 2016 , kurse ne shkurt i jam nenshtru intervistes dhe testit me shkrim, dhe nga shkurti deri ne shtator asnje pergjegje zyrtare nuk kam marr nga ana e kompetenteve te QKKTGJ, madje pas 3 muajve nga intervistat kam shkuar ne QKKTGJ kame taku drejtorin e atehereshem dhe kerkova te dije se qka po ndosh me konkursin, a eshte legjitim , a jam pranuar apo jo pasi pas gjithe ketyre muajve nuk kam asnje pergjegje zyrtare , ndersa ne anen tjeter Minsitria e shendetesisë ne faqen zyrtare te saj kishet publikuar listen e gjithe Doktorave te papunsuar ne Kosove , ku në kete list figuronte edhe emri im.

Dhe çudia e rradhes e ketij komisioni  disiplinor eshte se ka nxjerr vendim ku me ka akuzuar se i kam shkelur te gjitha vendimet e njepasnjeshme te drejtoreshes, vendime per te cilat vet u deklaruan se kane ra ne uje -te pavlefshme.

Madje njera nga antaret e komisionit e pranoi se ,,qarkorja,, informative e nxjerr nga drejtoresha duhet te vlente edhe per njesin e Prizrenit-gje qe nenkuptonte se une duhet te shkoj ne njesin e Gjakoves jo me shume se 30 dite.

Gjate gjithe kohes ne te gjitha ankesat drejtuar komisionit te ankesave te QKKTGJ e kam potencuar se e pranoj sistemimin  ne Gjakove konforme ligjeve ne fuqi por vazhdimisht nga ana e komisionit te ankesave kame marre pergjegje negative madje duke me akuzu se nuk po e pranoj sistemimin.

Ankesen time e kame adresuar edhe ne inspektoriatin e punes – ku shkalla pare me ka kthyer pergjegjeje pozitive -ku e obligonte QKKTGJ te me kthej ne vendin tim te punes, por pas ankeses nga ana e drejtoreshes ne shkallen e dyte,  lenda eshte kthyer ne rishqyrtim shkalles se pare , ku deri me sot akoma nuk kam marre me pergjegjeje .

Po ashtu e kame parashtru kerkesen edhe ne Oden e Mjekeve te Kosoves , permes prokurorit te OMK-se kam kerkuar nga Keshilli Etik te vlersoj per shkeljet e mundshme eventuale te drejtoreshes B. Zhubi qe ne kohe pandemie me eshte nderpre kontrata e punes derisa  e njejta ka aktivizuar Dr e pensionuar ne disa njesi rajonale te transfuzionit., por deri me sot as nga OMK nuk kame marre ndonje pergjegje.

Dhe se fundmi kame parashtuar padinë pran gjyaktës themelore ne Prizren .

Qe nga fillimi e deri ne fund, nga kompetentet e QKKTGJ jam akuzuar per rrezikim te shendetit te popullates .

Por athua do akuzohem pse  njesia e Prizrenit ,tani qendroi rreth tre jave pa asnje transfuziolog, pasi transfuziologu i vetem qe punon aty eshte dashur te shkoje ne pushim … apo ndoshat do jem pergjegjese per rrezikim te shendetit te popullates edhe te rajonit te Gjilanit, Mitrovices, Vushtris kur transfuziologet  e vetem qe punojn aty shkojne ne pushime dhe njesit mbesin pa asnje transfuziolog!

Kjo eshte Kosova ime e dashur , Kosova ime e shtrejt, Kosova ime e pergjakur , Kosova ime e ,, lirë ” ku ne shtepinë qe u linda dhe u rrita nuk ishte vetëm shtepia ime por e gjithe Kosoves sa here qe ju desht asaj, ishte ne qerrdhe e Levizjes ilegale qe nga zanafilla e saj… ishte dhe nje shkolle per femijet e saj (vitet ’90)…ishte…dhe do te jete pavarësishtë njerëzve qe bartë.

P.S. per të gjtha të lartëcekurat posedojë provat materiale.

Një përshkrim i shkurtër:

Më kontarët të Punës …. jam e punësuar në Njësinë … në Prizren.

Pas tri vjetë pune dhe angazhim profesional në mënyrë arbitrare dhe urdhëruese tentohet të më ndërrohet vendi i punës nga Prizreni në Gjakovë .

Në kontratë të punës në nenin tre theksohet se duhet ta zvendësoj doktoreshën në Gjakovë, por para se ta nënshkruaj kontratën e punës kam kërkuar sqarime nga juristi Naim…, i cili, përpara se ta nënshkruaj kontratën më ka sqaruar se ky nen asesi nuk nënkupton transferimin tim në Gjakovë por veç zavendësimin e doktoreshës në Gjakovë gjatë pushimit vjetor ose në raste të jashtëzakonshme ( e posedoj incizimin).

Pas tri vjet pune më përkushtim, drejtoresha GJKKTGJ-së përmes një njoftimi me email dëshiron të ma ndërroj vendin e punës nga Prizreni në Gjakovë. Kërkoj sqarime. Nuk i dëgjojnë fare argumentimet e mia, dhe as nuk e marrin parasysh Kontratën e punës.

Kërkoj sqarime. Në një takim ku marrin pjesë edhe zyrtarë të Auditit më njoftojnë se në Ministri emri im figuron si e punësuar në Gjakovë. Uën ua prezantoj Kontratën e punës, që e kanë edhe ata, e ku vendi im i punës është në Prizren.

Disa ditë më pas drejtoresha merr vendim të më sistemoj për 30 ditë në Gjakovë duke e pranuar vendin tim të punës në Prizren.

Vendimi është pa këshillë juridike dhe tendencioz. Në pikën dy thuhet se sistemimi im në Gjakovë behët deri në një vendim tjetër, tendenca që unë të shkojë në Gjakovë në kohë pa afat me vite, edhe përkundër prezentimit të Kontratës por edhe të fakteve tjera, përkujdesem për dy prind të moshuar me doagnoza të cilat nuk lejojnë që ata të jenë vetë dhe pa përkujdesje .

Kërkoj zyrtarisht të më saqrohet neni II duke i njoftuar se e pranoj sistemimin 30 ditor sipas Ligjeve, nëse në vendim sqarohet data e fillimit dhe mbarimit të sistemimit.

Arbitrarisht më supesndojnë nga puna për 6 muaj, pa i marrë fare parasysh ankesat e mia dhe të drejtat e mia sipas Ligjeve në fuqi të cilat rezultojnë nga Kontrata ime e punës

Ditët e fundit të suspendimit më ftojnë në Komisionin disciplinor.

Kontrata ime e punës dhe arsyetimet e mia por edhe pranimin tim për sistemim sipas Ligjit fare nuk ë dëgjojnë anëtarët e Komisionit. Ata deklarojnë se nuk iu intereson fare çka ka ndodhur në 6 muajt e kaluar.

Pa e marr vendimin e Komisionit, më sillet vendimi për largim nga puna.

Ankesa në Shkallën e parë të Inspektoratit është në favor timin. Shkalla e dytë e ka rikthyer në rishqyrtim lenden. Deri sot nuk ka ndonjë vendim të ri.

Gjatë një takimi me një anëtarë të Komisionit e cila e ka nënshkruar vendimin për supendimin tim më pyet “Çka po ndodh me ty doktoreshë”. I përgjigjem si nuk e di çka po ndodh me mua kur e ke nënshkruar vendimin për supendim. “unë nuk di asgjë…” më tha ajo duke e pranuar se vetëm e ka nënshkruar vendimin fare pa e lexuar. Këtë fragment e theksova për ta shprehur dyshimin tim se të gjitha vendimet janë vendime  arbitrare të drejtoresshës dhe nisin që par kohës së diplomimit tim si specializante.

Skema e organizuar nga viti 2015

1. Dr Bukurie Zhubi si koordinatore e imja gjatë specializimit ( koordinatore për specializim në GJKKTGJ dhe si anëtare e Komitetit për specializime (Komitetit specialistik për interno,  mjekësi të punës dhe mjekësi transfuzive) ka tentuar të më pengoj  të diplomojë në afat të rregulltë në vitin 2015, përmes pengesave të ndryshme, duke dashur të ma shtyjë provimin specialistik për në vitin 2016.

Provë: Në mbledhjen e Bordit Qendror për shkollim specialistik (nëntor 2015) mentori im professor dr, Ymer Mekaj ka dorëzuar në Ministri ankesën për Padrejtësitë që më janë bërë nga ana e Dr Bukurie Zhubi. Në lidhje me çështjen e sipërpërmendur.

Në lidhje me këtë çështje posedoj provat edhe të anëtarëve të tjerë të Komitetit për specializime.

2.

Me 16.01.2016 shpallet Konkursi

Me 12.02.2016 informohemi për mbajtjen e testit

Me 22.02.2016 mbahet testi me shkrim

Me 23.02.2016 mbahet intervista

As në Konkurs as në intervistë nuk jam informuar që konkursi është ëpr Gjakovë siç po pretendohet tash.

Më pas deri në muajin shtator nuk e kemi asnjë njoftim as zyrtar dhe as jozyrtar për konkursin.

2 muaj pas intrevistës shkoj e takoj drejtorin për të kërkuar një përgjigje, pse nuk e kam asnjë informatë zyrtare pas intervistës se a jam pranuar ose jo në Konkurs…

Me 25.07.2016 Ministria e Shëndetësisë përmes Veb faqes zyrtare kërkon të lajëmrohem dhe t’i dërgoj të dhënat e mia (pasi aty figuroja e papunësuar) për projektin e saj për specialistët e papranuar.

Prova: Emailat e shkëmbyera dhe njoftimi në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë.

3.

Në shtator 2016 nga zyrtari ligjor z. Naim Gashi njoftohem se është gati kontrata ime e punës dhe më fton për ta nënshkruar kontratën.

Kontrata më ishte përgatitur për vendin e punës në Prizren, por pasi e lexoj kontratën hasi në një nen që e konsiderova të paqartë prandaj kërkova sqarim nga juristi.

Në nenin 3 të Kontratës thuhet se “Sipas orarit të punëdhënësit dhe nevojave të Njësive Organizative mban gadishmërinë, zavendëson transfuziologun e Njësisë Organziative të Gjakovës, që vepron në S.R të Gjakovës (Neni 17 pika 2 dhe 3 e Ligjit të Punës.

Nuk kam dashur ta pranoj kontratën me këtë nen, por pas kërkimit të sqarimeve, zyrtari ligjor,  z. Naim Gashi ma ka interpretu-sqaru këtë nen se kjo vlen vetëm për kohën kur shkon në pushim vjetor Dr. Melihate Vula e asesi pasi të pensionohet pasi një gjë e tillë nënkupton transferim dhe jo zavendësim ( e posedoj incizimin).

4.

Tri vjet e kam punuar në Prizren me përgjegjësitë më të mëdha në ushtrimin e profesionit të transfuziologut në vendin e punës sipas Kontratës.

5.

Me 24.10.2019 (në Ora 13.05) përmes postës elektronike më vie njofimi nga drejtori ekzekutiv që nga data 07.11.2019 të fillojë punën në Gjakovë sepse dr. Melihate atje del në pension.

6

Me 25.10.2019 përmes emailit e njoftoj drejtoreshën se të hënën (28.10.2018) do të vijë në QKKTGJ për ta biseduar pozicionin tim, duke ia bërë të ditur kontratën e punës dhe faktet që i posedojë (incizimine  zyrtarit ligjor). Konsideroja se po më bëhej ndërrimi i vendit tim të punës përmes një njoftimi në kundërshtim më kontratën e punës.

7.

Edhe përkundër faktit se ishte e njoftuar me 28.10.2019 drejtori ekzekutiv nuk më priti në takim edhe përkundër qëndrimit tim aty (në GJKKTGJ) rreth 4 orë.

8

Me 01.11.2019 – zyra e personelit më njofton se drejtori ekzekutiv më pret në takim me 04.11 në ora 10.

9.

Me 04.11.2019 u prita në takim nga drejtoresha, 2 përfaqësues të Auditit (Z. Dema, i dyti nuk është prezantuar) dhejuristja Naime Feta. Pas ofendimeve dhe kërcënimeve aty u njoftova se në dokumentacionin zyrtar në Ministri të Shëndetësisë emri im figuron që jam e pranuar për në punë në Gjakovë e asesi në Prizren edhe përkundër faktit se unë kam kontratë të përhershme pune në Prizren.

10.

Me 15.11.2019 (në orën 13 e 50) ditë e premte nga juistja znj.Naime më sillet njëkohësisht vendimi numër 99 për sistemim të përkohshëm në Gjakovë.

Me këtë vendim GJKTGJ e pranon vendin tim të punës në Prizren, ndërsa vendimi që ma sjellin është në kundërshtim me ligjin sepse nuk kishte Këshillë juridike, ndërsa ishte vendim ishte përgatitur ndërrimi I vendit tim të punës.

Në të njëjtën takim më dorëzohet vërejtja me shkrim N:100, me pretendime imagjinare se nuk po I përmbush detyrat e punës sipas kontratës.

(orarin e punës e kemi nga ora 7 -14 h)

11.

Me 15.11.2019 ( në orën 15) po këtë ditë e njoftova drejtorin ekekutiv se nuk e kam nënshkruar vendimin pasi është jiridikisht I pa plotësuar (pa këshillë juridike) dhe kërkova sqarimin e nenit II  vendimit N. 99 sipas sipas të cilit sistemohesha deri në një vendim pa ndonjë afat, ndërsa ligji e thotë 30 ditë dhe duhet të përcaktohet fillimi dhe përfundimi I sistemimit.

12.

Me 16.11.2019 (12.47 h) ditë e shtunë zyra e personelit përmes emailit më njofton se vendimi (edhe pse i kundërligjshëm pa këshillë juiridike) është obligativ dhe i padiskutueshëm.

Në asnjë çast nuk e kam kundërshtuar vendimin por nuk e kam pranuar pa Këshillë juridike dhe pa sqarim të nenit II, për të drejtat e mia sipas kontratës. I

13.

Derisa vazhdimisht dhe me mirësjellje po kërkoja të respektohet ligji dhe unë do ta pranoja sistemimin 30 ditor me precizim të vendimit Nr.99 të cilin e kam  kundërshtuar, me 19.11.2019 nga Zyra e Prokurimit me vie emaili për ta plotësuar formularin e planifikimit për 2020 për Njësinë e Gjakovës.

14.

Me 19.11.2019 I drejtohem Komisionit të ankesave në QKTGJ kundër vendimit Nr.99 dhe vërjetjes me shkrim Nr. 100 duke e argumentuar qëndrimin tim se kërkoj respektimin e Kontratës dhe kërkoj të qartësohet Vendimi që unë ta pranoj sistemimin 30 ditor në Gjakovë.

15.

Me 21.11.2019 (ora 14) përmes emailit më vie “Kërkesa për arsyetim (07.11.2019 – 21.11.2019) pse kam munguar në Gjakovë, edhe pse drejtori ishte I njoftuar se unë do ta vazhdoj punën në prizren sipas Kontratës së punës.

16.

Me 29.11.2019 me email më vie përgjigja e Komisionit të ankesave të cilët fare nuk e morën për bazë as Kontratën time të punës dhe as kërkesën time që të qartësohet neni II I kontratës.

17.

Me 11.12.2019 ma sjellin vendimin Nr. 110 mbi largimin e përkohshëm nga puna.

18.

Me 19.12.2019 i drejtohem Komisionit të ankesave kundër vendimit Nr 110.

19.

Me 31.12.2019 më vie përgjigja e Komisionit të ankesave -përmes emailit.

20.

Me 03.06. 2020 përmes emailit më vie ftesa për tu paraqitur para Komisionit diciplinor.

Komisioni disciplinor as nuk e merrte mundimin ta dëgjojë të vërtetën time duke thënë se krejt çka ka ndodh në 6 muajt e kaluar atyre nuk I intereson.

21.

Me 15.06. 2020 Zyra e personelit përmes emailit më njofton që me 16.06. të paraqitem në QKTKTGJ për ta marr proceverbalin e senacës dëgjimore.

22.

Me 16.06. 2020 shkova në GJKKTGJ për ta marf procesverbalin por nuk e pranova pasi proceverbali nuk ishte i plotësuar dhe  dyshimi im se mund të jenë manipuluar faktet doli I vërtetë pasi e pranova materialin komlet me CD.

23.

Pasi afati i suspendimit të përkohshëm kishte kaluar ndërsa nuk kisha asnjë njoftim apo vendim as nga Komisioni disciplinor dhe as nga drejtori ekzekutiv, përmes emailit  e njoftoj zyren e personelit, drejtoreshën, kryetari e Komisionit disciplinor si dhe u.d. e shefit të Njësisë në Prizren se me 17.06.2020 do të dal në punë në Prizren pasi më obligon Ligji  

24.

Me 17.06. 2020 dola në Punë, ku në orën 9 e 30 ma sjellin vendimin Nr.142/2020 për Ndërprejen e Kontsratës së Punës (Vendimi më sillet nga jursitja Naime Feta, Fadil Krasniqi, anëtar I Komisionit të ankesavenjëherit shef I Prokurimit në QKKTGJ dhe EMine Thaçi – drejtoreshë e infermierëvë në QKKTGJ, në ndërkohë që ende nuk e kisha evndimin e Komisionit disciplinor, ndërsa në vendim thuhet se ai merret suke u bazuar në vendimin e Komisionit disciplinor.

25.

Me 18.06.2020 me post më vie vendimi I Komisionit disciplinor dhe materiali I Kompeltuar I procesverbalit.

26.

Kur e dëgjova vetë CD-n dhe e krahasova me proceverbalin e shkruar kuptova se mungojnë shumë pjesë madje edhe modifikuar fjalë e fjali duke i dhënë kuptim plotësisht tjetër, pra në Procevrebal QKKTGJ ka shkruar në letër vetëm ato fjalë që ju kanë konvenu atyre dhe aspak nuk i kanë theksuar fjalët e mia përmes të cilave si gjithmonë u kamë thënë se e pranoj sistemimin sipas Ligjeve në fuqi të Kosovës.

27.

Me 11.12 .2019 paraqes ankesë meNr.2913 në Inspektorat të Punës në Prizren, shkalla e parë kundër vendimit Nr.99 dhe 100 të datës 14.11.2019.

Me 13.12.2019 paraqes aneks ankesë 2936 në Isnpektoratin e Punës në Inepsktoratin e Punës kundër vendimit 110 të datës 11.12.2019.

Me 09.01.2020 me vie vendimi i shkallës së i të Inepsktoratit në favor timin.

Me 17.04.2020. Shkalla e dytë e Inspektoratit të Punës e kthen lëndën në rishqyrtim Vendimi nr.245/2020.

Deri sot Akoma s’kam vendim nga Shkalla e parë e Inspektoratit.

Komisioni Disciplinor:

Dr. Sanije Tërnava – Uka kryetare e Komisionit

Dr. Rrezarta Dresha-Berisha- anëtare

Znj. Mirvete Kelmendi – anëtare

Shkruan: Luljeta GASHI

Leave a Reply