Shoqata kulturore shqiptare “12 qershori” në Austri bën jehonë të madhe në diasporë

0
300

Znj, Rolanda Limani e lindur në Gjakovë tani jeton dhe vepron në Austri merret edhe me shumë aktivitete kulturore ,themeluese e Shoqates 12 ‘Qershori” në Vienë të Austrisë ,kryetare e Fondacionit “ Nermin Vlora Falaschi’’ dega në Austri si dhe aktiviste e denjë për qeshtje kombëtare,kulturore dhe humanitare.Pjesëmarrëse dhe organizatore e shumë ngjarjeve kulturore,festivale mbarëkombëtare,si në Austri,Itali,Shqipëri dhe Kosovë

Triumfuese e shumë çmimeve kombëtare e ndërkombëtare si; Çmimi “Helene Potez”2016 etj.Pjesëmarrëse e shumë takimeve zyrtare edhe në nivel shteti si në Presidencën shqiptare dhe shumë takime tjera gjithmonë duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në art dhe kulturë kryesisht në diasporë.

Iniciativën e parë si aktiviste për të kultivuar kulturën, artin dhe traditën tonë kombëtare z.Rolanda Limanie ka filluar në vitin 2002 në Austri. Ideja e saj ishte shumë e thjeshtë, për të vetmin qëllim: të kontribuoj në të mirën e kombit, duke luftuar asimilimin te gjeneratat e reja, njëkohësisht për ta prezantuar kulturën tonë të lashtë me dinjitet të populli austriak dhe të nacionalitet e tjera, që jetojnë në Austri.

Fillimisht ajo ka mbledhur fëmijë dhe të rinj, grup moshave të ndryshme, të bashkatdhetarëve tanë, pikërisht ata që kanë lindur në Austri dhe që kishin probleme me gjuhën amtare, duke bërë, po tjerash, edhe koreografi të valleve tona nga të gjitha trevat shqiptare, ndërsa, krahas kësaj, ka punuar edhe me fëmijë, ku ata i kanë marrë hapat e parë për vallëzim, si dhe ua ka mësuar gjuhën shqipe nëpërmjet poezisë, pjesëve teatrale , etj., Dhe, falë punës së saj të palodhshme fëmijët arritën , për herë të parë, të paraqiten para publikut, me rastin e shënimit të festave tona kombëtare. Ajo pohon se të gjitha aktivitetet, organizimet dhe manifestimet i kanë realizuar me Grupin Artistik të Shoqatës në vend dhe jashtë vendi.

Në vazhdim, znj. Rolanda Limani jep edhe një kronologji të aktiviteteve të Shoqatës Kulturore Shqiptare” 12 Qershori” në diasporë, kronologji kjo mjaft e pasur me aktivitete të shumta kulturore. Sipas saj, aktiviteti i parë kulturor është mbajtur në vitin 2003, pikërisht me rastin e shënimit të 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit, ndërsa një shënim i tillë madhështor është mbajtur edhe në përvjetorin tjetër të kësaj feste kombëtare, më 28 Nëntor 2004, ndërsa në tetor të vitit 2005 veçohet pjesëmarrja e parë e kësaj shoqate, duke e përfaqësuar Austrinë, në festivalin mbarëkombëtar të diasporës shqiptare në Berlin me grupin Artistik të valleve, për të vazhduar më pas edhe me aktivitetin tjetër kulturo- artistik më 28 Nëntor, po të këtij viti. I tërë ky aktivitet thotë ajo është arritur falë punës sonë të përkushtuar dhe aktivistëve tanë dhe gjithë shqiptarëve të tjerë të Badenit. Z. Limani sqaron se me rastin e themelimit të kësaj shoqate u informuan të gjithë bashkatdhetarët, ndërsa më pas u mbajt edhe Kuvendi zgjedhor, ndërsa kryetare u zgjodh znj Limani dhe në këtë rast u vunë themelet e Shoqatës Kulturore Shqiptare, ndërsa kjo shoqatë e pagëzohet me emrin” 12 Qershori”, ditë kjo e rëndësishme historike për të gjithë shqiptarët.

Pas themelimit të kësaj shoqate, potencon ajo është regjistruar fillimisht tek organet kompetente të shtetit Austriak, në vitin 2006, ndërsa pastaj brenda këtij viti kanë dhënë program kulturo- artistik, me rastin e 12 Qershorit- Ditës së Çlirimit të Kosovës, për të vazhduar tutje edhe me aktivitete të tjera, për t’ u kurorëzua puna e tyre me pjesëmarrjen në festivalin II të diasporës në Berlin, ku zunë edhe vendin e dytë, ndërsa gjatë muajit nëntor të këtij viti dhanë edhe një program të pasur kulturo- artistik për nder të Festës së Flamurit.

Por, aktivitetet e kësaj shoqate vazhduan gjithnjë e më shumë. Kështu, sipas saj, gjatë vitit 2007 u dhanë programe të posaçme për 12 Qershor dhe 28 Nëntor, ndërsa në vitin 2008, gjatë muajit shkurt, u mbajt edhe një manifestim i madh kulturor në Sheshin e Heronjve në Vjenë të Austrisë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Aktivitet kulturore në diasporë shtoheshin gjithnjë e më shumë. Kryetarja e Shoqatës Kulturore Shqiptare” 12 Qershori”, z. …. përkujton se gjatë viteve 2009 dhe 2010 janë organizuam aktivitete të ndryshme kulturore, ndërsa gjatë viteve 2011, 2012, ajo me krenari nënvizon , edhe dy aktivitete të rëndësishme kulturore në rrafsh kombëtar dhe ndërkombëtar, si: prezantimin e kulturës shqiptare me këngë e valle në Festivalin Ndërkombëtar të organizuar nga Landi i Salzburgut, në

Austri dhe në Vjenë shënimin e 100- vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, me rastin e 28 Nëntorit.

Ajo përkujton se pos Austrisë, kjo shoqatë aktivitetin e vet kulturor e ka shtrirë edhe në Berlin, Tiranë dhe në disa shtete të tjera të Evropës. Kështu, në vitin 2014, 2015 dhe 2016 janë organizuar gjithashtu aktivitete të ndryshme kulturore në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Dhe për punën e saj dhe të Shoqatës që drejton Kryetarja Rolanda Limani është nderuar me mirënjohje dhe çmime të veçanta. Kështu, në mars të vitit 2016 është zgjedhur gruaja e vitit, për meritat dhe vlerat në angazhim e saj për të punuar me gra dhe të rinj, ndërsa nga Partia e Grave socialdemokrate e Austrisë, me rastin e 8 Marsit është nderuar me çmimin ” Helene Potez”, etj. Po kështu, në festivalin mbarëkombëtar të mbajtur në Tiranë, Grupi Artistik i Shoqatës për Fëmijë është vlerësua me çmimin e parë në këngë, valle e poezi.

Zonja Limani është themeluese edhe e Degës së Fondacionit “ Nermin Vlora Falaschi” nga delegacioni i Fondacionit NVF ka ardhur enkas nga Vlora dhe Tirana, në krye me presidenten Zenepe Luka për ta formuar Degën për Austri, me rastin e 8 Marsit. Nga kuvendi zgjedhor i Fondacionit dhe Grave shqiptare, të cilat jetojmë dhe punojnë në Austri të ftuara, për këtë nismë, e propozojnë dhe e zgjedhin Kryetare e Fondacionit për austri.

Kryetarja e Shoqatës Kulturore Shqiptare “ 12 Qershori” në Austri, znj Limani ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në kuadër të Degës së Fondacionit. Këtu ajo formon Korin e Grave, i cili ka bërë bujë në mbarë Austrinë, ndërsa është pëlqyer shumë nga spektatorët dhe përfaqësuesit e Austrisë, Shqipërisë dhe Kosovës, të dhënë për me 8 Mars.

E veçanta e aktiviteteve të vitit 2018, sipas saj, ishte programi i larmishëm kulturor klasik, modernizmi në dy gjuhë shqip dhe gjermanisht, këngët korale akapelo, shqip dhe gjermanisht të shoqëruara me piano dhe të kënduara nga ne kori i Grave ” NVF”/muzikë klasike me piano dhe interpretuar me këngë nga këngëtar/e shqiptar/e (soprane, tenor),/ balet nga vajzat e vogla të shoqatës,/ valle me Motive nga Tirana, grupi i valleve të shoqatës/ dhe ndarja e dy çmimeve simbolike. Sipas saj, një manifestim i tillë u shënua edhe në vitin s 2019.

Vlen të theksohet se Rolanda Limani shquhet edhe si humaniste e shquar ku me rastin e termetit në Shqieri respektivisht në Dures u tregu shumë humane dhe e kujdesshme që të udhëtojë nga Viena e Austrisë për ta ndihmuar një familje të dëmtuar rëndë nga termeti, aksion ky që është realizuar falë angazhimit të shumë grave të Fondacionit “ Nermin Vlora Falaschi” dega në Austri të cilat grumbulluan nga vetja e tyre një sasi të konsiderueshme të mjeteve për ndihmë një familjeje që ishte e dëmtuar .Aksion ky që është realizuar direkt nga vet Kryetarja e Fondacionit dega në Austri zonja Rolanda Limani që ishte e autorizuar nga kryesia e Fondacionit,

Dhe së fundi, znj.Limani dhe veprimtaria e saj jepin mesazhin e qartë të një aktivisteje të shquar duke dhënë shumë për artin ,kulturen dhe humanizmin.Vepron në kohën e duhur duke dhënë rezultate të larta në bashkëpunim edhe me shoqatat tjera në diasporë poashtu edhe në Kosovë,Shqipëri ,Ballkan e kudo që lypet nevoja për përkrahjen e artit dhe kultures shqiptare. Kryetarja Limani nëpërmes Shoqatës Kulturore Shqiptare” 12 Qershori” në Austri kanë bërë bujë të madhe në diasporë, në veçanti paraqitjet e grupeve të valltarëve për të rritur dhe fëmijë.

Shkruan: Prof. Nuradin IMERAJ

Leave a Reply