Shkumësi duhet hequr nga shkollat

0
626

Ka mbetur edhe pak kohë deri në përmbyllje të vitit shkollor. Patjetër që ky vit do të mbahet mend për vijimin në kushte pandemie, sidomos nga gjenerata, të cilës i ra hise ta përjetojë. Po ashtu, pjesa më e madhe e atyre që sivjet përfundojnë shkollimin parauniversitar në shkollat e Prizrenit, por edhe në ato të vendit, do ta ketë si kujtim edhe shkumësin, një mjet shkrues në tabelë. Kjo është një praktikë, që aplikohet prej kohësh në shkollat tona, ndërkohë që gjendja ka ndërruar shumë dhe tashmë standardi jetësor e teknologjik ka përparuar shumë.

Kohët e fundit, janë bërë projekte të shumta trajnimesh, ndërsa gradualisht po ndërfutet një program i ri (Kurrikula). Nëpër shkolla janë bërë edhe investime në objekte dhe mjedise të tjera, përfshirë laboratorët, kabinetet si dhe sallat e edukatës fizike.

Derisa shkollat private kanë  krijuar mjedise më komode, ato publike kanë nevojë për më shumë vëmendje dhe investime, meqenëse aty është koncentruar edhe numri më i madh i fëmijëve, mes tyre talentë, për zhvillimin e të cilëve kërkohet mjedis i posaçëm.

Ndonëse koha ka sjellë përparime teknologjike, në shkollat publike ende shkruhet në tabelat tradicionale (dërrasa të zeza), ku nxënësve shpesh u duhet t’i mbyllin veshët, kur shkumësat fishkëllejnë gjatë shkrimit në to.

Kjo ndodh në kohën kur një pjesë e konsiderueshme e fëmijëve, para se të shkojnë në shkollë në duar kanë telefona të mençur, kompjuterë, laptop, etj.

Në kontekstin e ndryshimit dhe krijimit të një mjedisi sa më modern, disa shkolla tashmë format e vjetra, shkumësin e dërrasën e zezë i kanë zëvendësuar me marker, tabela moderne apo edhe me ato të mençura (smart).

Tashmë, kur ndodhemi në përmbyllje të çerekut të parë të shekullit XXI, shkolla në Kosovë duhet të ofrojë një mjedis atraktiv për fëmijët, në mënyrë që të zgjoj kureshtje edhe nga ana teknike.

Në të kaluarën, në shumë pikëpamje, shkolla ishte më e avancuar se ajo çfarë ofronte shtëpia, përfshirë mundësitë teknike dhe nivelin e prindërve e familjarëve, të cilët në të shumtën, sidomos në fshatra ishin të paarsimuarshpjegimit me shkumës duket se po i kalon koha.

Meqë procesi i mësimdhënies është shumë kompleks, pasi ndër të tjera përfshin raporte dhe marrëdhënie, që duhet harmonizuar vazhdimisht, atëherë zëvendësimi i shkumësit, duhet shoqëruar edhe me kabinetet e nevojshme, laboratorët, mjediset sportive, e sidomos me tabela të mençura. E tërë kjo, për t’i bërë sa më atraktive shkollat tona.

Shkruan: Qazim MORINA

P. S Autori është profesor dhe njëherësh gazetar në Prizren

Leave a Reply