Shëndeti mendor në vendin e punës, mundësitë e ndërhyrjes dhe të vetë menaxhimit

0
2433

Çrregullimet psikologjike janë shumë të përhapura, gjatë këtij viti një në katër persona do të përjetojë një çrregullim psikologjik, ky person mund të jetë një punëtorë, mësues, menaxher, një burrë apo një grua,një i ri apo një i moshuar, sëmundjet psikologjike prekin të gjithë,duke pasur parasysh që njeriu pjesën më të madhe të kohës e kalon në mjedisin e punës, prandaj edhe simptoma të tilla si ngurrimi, ankthi, pamundësia për të komunikuar në mënyrë efektive, humbja e energjisë, paaftësia për t’u përqëndruar dhe për të zgjidhur problemet mund të jenë paralajmërues i një çrregullimi psikologjik.Sipas një hulumtiminë Mbretërinë e Bashkuarrreth 38% e të rriturveraportojnë simptoma të çrregullimit të ankthit, një rritje prej 27% që nga viti 2019 dhe 41% e punonjësve ndihen rregullisht të stresuar, djegur ose depresionuar në punë.

Gjatë viteve të fundit, bizneset në të gjithë botën kanë filluar të njohin rolin e rëndësishëm që luan shëndeti mendor në mirëqenien e punonjësve dhe performancën e kompanisë. Si rezultat, shumë organizata kanë filluar të prezantojnë përfitime dhe programe të shëndetit mendor për punonjësit.

Depresioni dhe ankthi janë problemet më të përhapura të shëndetit mendor në vendin e punës në BE, duke shkaktuar vuajtje shumë të mëdha, dhe duke i kushtuar ekonomisë globale 1 trilion euro çdo vit në produktivitet të humbur. Ato që punojnë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë një target grup veçanërisht më vulnerabël, përsa i përket shëndetit mendor. Një ndërmarrje e vogël përfshin në stafin e saj, 10 deri në 50 të punësuar, ndërsa një ndërmarrje e mesme i referohet një stafi midis 50 dhe 250 individë të punësuar. Shumica e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM-ve) kanë kapacitete të kufizuara për të adresuar promovimin e shëndetit mendor, dhe për të ofruar ndërhyrje të shëndetit mendor për stafin e tyre.

Qendra e Shëndetit Mendor në Prizren është duke implementuarprojektin MENTUPP i cili ka për qëllim dhe synon të përmirësojë shëndetin mendor dhe mirëqenien në vendin e punës duke zhvilluar, zbatuar dhe vlerësuar një ndërhyrje që synon të lehtësojë si problemet klinike (çrregullimet depresive dhe të ankthit), ashtu edhe ato jo-klinike (stresin, “burnout”-in, mirëqenien, simptomat depresive). Gjithashtu, projekti ka në fokus promovimin e shëndetit mendor dhe mirëqenies në vendin e punës, si dhe të luftojë kundër stigmës ndaj shëndetit mendor.

Qendra e Shëndetit Mendor në Prizren poashtu ofron edhe platformën online Ifightdepression.com e cila ka për qëllim të promovojë dhe të rrisë vetëdijen për depresionin dhe sjelljen vetëvrasëse, duke ofruar informacion të plotë rreth depresionit dhe pasojave të tij.Aty mund të informoheni në lidhje me shkaqet, shenjat dhe simptomat e depresionit, në mënyrë që ju të mësoni sesi të njihni depresionin. Ne gjithashtu do t’ju informojmë për strategjitë e dobishme për promovimin pozitiv të shëndetit mendor, duke përfshirë burimet e vetëmenaxhimit, përveç detajeve sesi dhe ku mund të merrni ndihmë për depresionin, dhe si të mbështetet një anëtar i familjes, një mik apo një kolegë i punës I cili ka nevojë për ndihmë.

Mësoni më shumë si të ndihmoni veten tuaj dhe të kuptoni të tjerët të cilët vujnë nga depresioni dhe si të menaxhoni depresionin duke përdorur Mjetin iFightDepression online në linkun https://ifightdepression.com/sq/

Për të mësuar më tepër rreth projekteve dhe aktiviteteve të Qendrës për Shëndet Mendor në Prizren klikoni në linkun https://qshm-pz.com/dhe për informata rreth projektit MENTUPPpromovimin dhe përmirësimin e shëndetin mendor dhe mirëqenien në vendin e punësvizitoni faqen tonë https://qshm-pz.com/mentupp/

Shkruan: Erolina MORINA – Psikologe Klinike dhe Hulumtuese

Leave a Reply