Sfidat e arsimit parauniversitar, test edhe në vitin 2020

0
39

Arsimi për shoçërinë kosovare mbetet ndër sfidat kryesore dhe më të rëndësishme edhe për këtë vit, jo vetëm për faktin se sistemi arsimor reflekton themelin e ndërtimit të një shoçërie sa i përket organizimit dhe zhvillimit te gjithëmbarshëm të saj, por njëherit reflekton edhe nivelin e zhvillimit shoçëror për nga kuptimi socio-ekonomik, kulturor, integrimi social apo edhe i përparimit në dimenzione tjera.

Viti çë e lam pas u karakterizua me rënje të cilësisë së arsimit në mënyrë të ndjeshme, sidomos në ciklin e arsimit parauniversitar.
Përkunder asaj çë MASHT kishte bërë përpjekje disa vite me radhë çë të përkujdeset për permisimin e formatit të mësimdhënësit, përafërsisht me standardet perendimore, duke krijuar kurikulat arsimore me cilësi të planprogrameve shkollore si në BE, në shkollat parauniverzitare ato hasin në vështërsi të mëdha në zbatimin praktik të tyre, duke lënë të kuptuar se kjo paraçet ndër sfidat e shumta me të cilat përballet sistemi arsimor në vendin tonë.

Një sfidë në mesin e shumë sfidave tjera për arsimin kosovar në vitin 2020 vazhdon të mbetet edhe gjendja e klasëve mbrenda së cilës viojnë mësimin edhe nga 35-40 nxënës, gjë e cila e pengon dhe vështërëson ecurinë normale të procesit mësimor në përgjethsi.
Për më tepër një prej faktorëve kyç në procesin e zhvillimit mësimor – edukativ janë tekstet mësimore të cilat mungojnë tek një pjesë e nxënësve në pjesën dërmhese të lëndve mësimore për ta zhvilluar orën mësimore ashtu shiç duhet. Dihet mirëfilli se në çfarë kushte kohore dhe rrethana ekonomiko – politike është mbajtur dhe mbijetuar arsimi në Kosovë , vite e decenie me radhë dhe siguroheshin librat tek nxënësit, ndërsa tani në kohë lirie të jetë sfidë e arsimit , sigurimi i librit për nxënësit, mendojë dhe konsiderojë çë është e paparamenduar.

Sfidë tjetër për arsimin parauniverzitar , konsiderojë çë vazhdon të mbetet edhe çështja e Ministrisë së Arsimit e cila është thuajse jashta realitetit të shkollave çë lidhen me keçmenagjimin, aç më tepër kur drejtorët apo menagjmenti janë emërime të interferuara politikisht dhe kjo e dëmton skajshmërishtë cilësinë në atë shkollë-shkolla.
Në këtë kuptim zënkat e ndryshme ndërmjet nxënësve janë produkt i keçmenagjimit por edhe prania e shumë dukurive tjera negative te cilat përcillen në këto institucione.

Kemi raste kur mbrenda një shkolle ka suksese individuale të nxënësve në mënyrë të merituar, përkundër menagjimit i cili është i dobët dhe jo efikas çoftë për nga transparenca apo roli aktiv çë do duhej ta kishte drejtoria si e tillë në atë shkollë – shkolla.

Sfidë tjetër pikërisht si rezultat i emrimit të drejtorit – drejtorëve në shkolla pa merita është pastaj edhe fakti i krimijit të grupeve revanshiste për të eleminuar ( nëse mundën ), ata kuadro të cilët shprehin hapur paknaçësitë e tyre në lidhje me evidentimin dhe përmisimin e k’tyre parregullësive e çë kanë t’bëjnë me çështjen e keçmenagjimit në këto institucione arsimore – parauniverzitare.

Kjo sfidë në fakt e bënë edhe më të vështirë përshtatjen dhe ndëgjimin e kuadrove të mirëfilltë arsimor ndaj atyre të cilët në emër të keçpërdorimit të pushtetit prej nga kanë ardhur në ato pozita siç thotë një fjalë popullore ( si Muça mbas daisë), bëjnë përpjekje të instalojnë një sistem pothuajse të ngjajshëm me atë të demokraturës.

Do ndalem edhe pak tek pozita e menagjimit në fushën e arsimit parauniversitar, për faktin se menagjimi në shkolla paraçet edhe thelbin e çështjes çë ka t’bëjë me suksesin apo josuksesin e shkollës-shkollave.
Pra drejtorët, zëvëndës drejtorët, kordinatorët e shkollave duhet të jenë të profilizuar dhe të depolitizuar e jo të emërohen në ato pozita individ çë sipas tekeve, hujeve e interesave përsonale të krijojnë monopole mbrenda shkollës duke krijuar përçarje pastaj edhe mbrenda përsonelit.

Tashmë në shkolla vërehet edhe një tjetër sfidë tjetër, dhënja e një note kaluese si një formë kërkese e shoçëruar ne dhurata sendesh materiale apo me dhënhe të favoreve tjera, ku në këto marifete të ulëta ka të përfshirë edhe drejtorë shkolle.

Në vazhdën e këtyrë sfidave, sfidë mbetet edhe siguria në shkolla, ku shpeshëherë jemi dëshmirar çë kamerat “monitorohen nga drejtoria “por çë neglizhenca e tyre në përcjelljen , luftimin e dukurive negative mbrenda shkollës është e madhe.
Pra këto kamera shpeshëhere përdoren nga drejtoria dhe të tjerët jo për të monitoriar dukuritë si psh pirja e duhanit, në koridore apo tualete, zënkat ndërmjet nxënësve, pirjen e substancave narkotike mbrenda dhe jashtë shkollës por për të minitoruar, inskenuar raste tek mësimdhënës- mësimdhënëse të cilët/cilat i luftojnë ato dukuri.

Në shkollë-shkolla gjithashtu mungojnë aktivitetet për ndërgjegjsimin e nxënësve në lidhje me efektet negative të përdorimit të drogave, edukimin seksual , medial etj.

Gjithashtu sfidë tjetër mbetet se nxënësit në përfundim të një cikli shkollor janë të papërgaditur mjaftueshëm për cilket tjera të shkollimit dhe aftësinë për punë e jetë.

Këto sfida dhe të tjera të cilat nuk i përmendëm janë pengesë e madhe në arsimin parauniverzitar, sfida këto të cilat janë aktualishtë edhe në vitin 2020, duke shpresuar çë ti tejkalojmë bashkarisht dhe të ngrisim nivelin e ketijë arsimi të molisur, e kjo është e mundur vetëm duke i luftuar si të tilla dukuritë negative dhe duke promovuar mbi të gjitha dije, profesionalizëm e përkrahje për ata të cilët duan ta bëjnë një arsim me vlera të jetësuara.

Shkruan: Arlind BAJRA

Leave a Reply