Serbia, po bëhet gati për luftë të re, ndërkaq, shqiptarët ende po krekosen me fitore/humbjet e zgjedhjeve!

0
464

Ministri serb i mbrojtjes Aleksander Vulin,në një takim me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, ka deklaruar se; (“Kornete smo dobili. Dobili smo tenkove, oklopne transportere, kupujemo nove Pancire”). Që në shqip i bie;”Ne sapo morëm kornetet. Morēm tanke, transportues të blinduar të personelit, ne po blejmë forca reja të blinduara”. Pra, thënë mē thjesht, ne po behemi gati për njē luftë tē re… me shqiptarët dhe me NATO-n! “Nato-n, e cila sipas skenarëve…. serb, me krisjen e bombave të para mbi Kosovë, do ikin ka të munden..”!?

Neve na duhen, armē mbrojtëse, taktika dhe strategji të kordinuara me saktësi milimetrike midis trekendëshit; Nato&ushtri shqiptare& fsk. Ndryshe, si thuhet “lumi flenë, armiku s’flenë”! Edhe ne duhet të kalkulojmē, me stearegji dhe taktika ofensive…! Ndoshta, kjo luftë e nxitur nga Serbia dhe Rusia, mund tē na qoj deri te “Molla e kuqe”!? Sepse, Nishi, Prokuplja, Vranja, etj. nëse demografikisht janë larg interesimit tonë, ato gjeografikisht fare s’janë larg… ashtu siç mund të mendojet dhe perceptohet. Bile, nëse dëshirojmë ta mbrojmē shqiptarizmën në shekujt që do hyjmë, ne duhet patjetër të “kujdeseni” që ta “lumturojmë” (pse jo!?) me “Pashallukun e Beogradit”! Ama, nëse Serbia “shkurorëzohet nga martesa” e dhunshme me Rusinë, ne duhet ta kemi Planin B, të bashkepunimit, koperimit, tregëtisë .. e pse jo edhe miqësisë me Serbin e dekadave dhe shekujve të ardhshem.

Një Platformë identike Kombëtare e shtetërore, po supozoj se ka ardhur koha që duhet ta bëjnë ASHAK-(Akademia e Shkencave dhe Artabe Kosovare) dhe ASHASH-i (Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptare), në mënyrë që brezat e dekadave dhe shekujve të ardhshëm shqiptar, ta heqin njëherë e përgjithmonë frikën e mbijetesës dhe kërcnimit permanent nga fqinji i veriut…Nëse, këtë Projekt (Projekti A/ofensiv: dhe Projekt B/defansiv/) ka vështërësi, ta hartojnë dhe përpilojnē akademikët e andej e këndej kufirit, atëherë, politika (Kryeministeat e dy vendeve) duhet tē gjejnë institucione e njerëz tjerë kompetent qē mund ta bējnë këte. Ndryshe, historia sërish do përsëritet, por, tani jo më si farsë por si kërcënim e realitet…!?

Shkruan: Fadil MALOKU

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply