Serbia duhet gjithqysh, të mbahet nën rrogozin e reciprocitetit

0
327

Sovraniteti dhe dinjiteti i njē shteti demokratik matet me kutet e (mos)ruajtjes së kufijve dhe me respektimin dhe aplikimin e standardeve që dalin përmes Marrëveshjeve (e ne me Serbinē kemi mjaft sosh!) midis dy shteteve. Shteti i cili nuk i respekton dhe nuk i zbaton “pikat” e Marrëveshjeve të tilla, gjithnjē juridikisht dhe moralisht e ushtron të drejtën e zbatimit të reciprociteti. Përjashtime, bējnë vetëm kur njëri shtet është aq i dobët sa s’mund ta qojë deri në fund qëllimin e zbatimit tē Marrëveshjeve të nënshkruara paraprakisht. Shikuar nga ky këndëvështrim, intervenimi dhe ndërmarrja e Qeverisë aktuale kosovare, na del si i logjikshëm, i arsyeshëm dhe përplotë kompetencë dhe në koherencë me ligjet e vendit dhe me normat ndërkombëtare.

E vetmja vrejtje që ndoshta do duhej dhënë kësaj ndërmarrje ligjore (sepse, po cenohet sovraniteti i shtetit) e morale (sepse, po shkelet dinjiteti) sot në veri tē Kosoves, për të zbatuar Marrëveshjen e reciprocitetit, do ishte ajo e ushtrimit në këto ditët e fushates zgjedhore! Kjo ndërmarrje policore, vërtetē do e kishte kuptimin dhe do e arrinte qëllimin e plotë të moscenimit të sovranitetit dhe shkeljes së dinjitetit, sikur të bëhej para (ose pas) zgjedhjeve! Jam i sigurt që edhe gjasat për keqkuptime madje edhe akuza e kundêrakuza nga opozita e qendrat e vendimarrjes ndërkombëtare do reduktoheshin maksimalisht. Bile edhe ndërmarrja, si tërësi do i merrte vërtetē epitetet e një ndërmarrje reciprociteti.

E për t’i ikur këtij (keq)kuptimi, Qeveria është dashur ketë hap ta bëjë ose para fushatës zgjedhore (bile do ishte njē “mbulesë”ideale” për t’i margjinalizuar vdekjet enorme që u shkaktua nga covidi!) ose pas fushatës. E keqe tjetër e mundshme e gjithë kësaj ndërmarrje në kufi (aq da po mund t’i përcjell lajmet) ështē edhe ajo se Serbia, tani po mundohet që krejt këtë hap legjitim dhe legal të Kosovës, ta paraqes para institucioneve kontinentale (alarmi në Bruksel) e globale (kërkesa për të debatuar edhe në Këshillin e Sigurimit të OK -s!) si një ndërmarrje që e kërcnon seriozisht sigurinë dhe stabiliteti e rajonit. E mē këtë edhe viktimizimin e serbeve të verijy dhe vetë Serbisë…

Shkruan: Fadil MALOKU

Leave a Reply