Roli i buxhetit familjar në biznes dhe ndikimi i saj në zhvillimin ekonomik në Kosovë – Rekomandimet

0
707

Buxhetet familjare paraqesin një rëndësi të madhe në zhvillimin e biznesit në Kosovë,sepse familjet luajnë një rol kryesor si klient(blerës),investitor, kredimarrës etj.Familja mund të kursej paratë e akumuluara në llogari bankare,bono thesari në mënyrë që më vonë të investojë në krijimin e një biznesi si dhe mund të blejë aksionet e ndonjë biznesi ekzistues.

Familjet janë klientët e bizneseve,sepse ato janë blerësit e mallrave dhe shërbimeve të tyre.Por mund të jenë edhe punonjës në biznese dhe sigurojnë të ardhura (pagë).
Për familjet në Kosovë problemi kryesor është papunësia e madhe.

Por edhe bizneset në Kosovë ballafaqohen me probleme të mëdha dhe shumë prej tyre janë në prag të falimentimit ku një prej shkaktarëve kryesor janë pasojat e pandemisë COVID-19.
Rekomandimi im do të ishte që familjet të konsumojnë sa më shumë produktet e prodhimit vendor.Sepse logjikisht paraja e investuar mbetet në vendin tonë,si dhe me të njëjtin para paguhen pagat e punëtorve që janë duke e materializuar fuqinë dhe energjinë e tyre për prodhimin e produktit vendor.

Sipas hulumtimeve biznesi prodhues krijon më shumë vende punuese se sa bizneset tregtare(importuese).Sa më shumë që të arrihet rritje punësimi aq më shumë do të ketë rritje të ardhurave.

Nëse vendosim të kursejmë paratë e akumuluara nga të ardhurat atëhere më se e nevojshme është këtë të bëjmë duke deponuar në llogaritë rrjedhëse bankare në mënyrë që paratë të funksionalizohen në sistemin financiar.
Të mos bëjmë shumë blerje jashtë kufijve të Kosovës por shpenzimet ti bëjmë më shumë brenda kufijve.A të bëjmë shpenzime luksoze apo joluksoze duhet bërë sipas planifikimeve dhe kushteve buxhetore të familjes,duke kontrolluar flukset financiare hyrrëse dhe dalëse çdo javë apo çdo muaj.

Gjatë blerjeve vendore të mirren kuponat fiskale për të nxitur zhvillimin ekonomik të vendit.
Të punësuarit në biznesin prodhues të japin kontributin e tyre për zhvillimin e biznesit d.m.th të mos punojnë vetëm sa për ta marrë pagë.Dhe në këtë mënyrë edhe biznesi ti shpërblej me pagë krahas performancës së punonjësit.
Ndërsa biznesi të krijoj mundësinë e rritjes së asortimentit prodhues dhe në këtë mënyrë të arrij rritjen e kontingjentit të punës duke punësuar më shumë punonjës.

Ndërkohë kisha rekomanduar që bizneset të mos kopjojnë njëri tjetrin.Por të formojnë një model biznesi unik.Sepse duke kopjuar nuk mund të krijohet një model biznesi strategjik.
Përfundimisht mund të themi se familja(buxhetet familjare) si subjekt ekonomik duhet këndvështruar jo vetëm si konsumator por edhe si agjent ekonomik.

(Një publikim shkencor i përpiluar dhe hartuar nga Erdet Tatari .
Nuk lejohet kopjimi,shfrytëzimi apo shpërndarja pa lejen e autorit).

Shkruan: Erdet TATARI – Ekonomist

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply