Rezistenca joviolente e Ibrahim Rugovês, ishte më shumë taktikë e konzervimit se sa strategji e çlirimit të Kosovës!

0
449

Skolastikës së rezistencës paqësore, si koncept strategjik, i cili u ngulit në vetëdijën kolektive shqiptare në mënyrë meteorike shkaku i ekonomizmit të substancës kombëtare,si mund të hetohet si pasojë e tendencave gjithnjë e më simptomatike të mospërmbushjes së synimit të proklamuar për pavarësinë e Kosoves, pas një dekade aktive filloj t’i reduktohet hapësira e fushëveprimit dhe ndikimit politik e moral në vetëdijen shqiptare?! Shtrohet pyetja: Përse ndodhi kjo dukuri e reduktimit të kêsaj rezistence, që fillimet i kishte shumë premtuese?Kjo tkurrje, a ky reduktim i ndikimit të vetëdijes kolektive të shqiptarëve të Kosovës, për bindjen tonë, mund të shpjegohet, në mes të tjerash, edhe përmes dy shkaqeve themelore. Njërin, që ka të bëjë me natyrën e traditës dhe stereotipit shqiptar, për të cilin semantika e koncepteve të durimit, dhunës, mosnënshtrimit ndaj nëpërkëmbjes së dinjitetit njerëzorë e kombëtar etj. deri në amputimin e vetëdijes së rezistencës paqësore, ishin krejtësisht koncepte të panjohura për të, gjë që dëshmon se në historinë e qenësimit ekzistencial shqiptar, asnjëherë, në asnjë etapë të emancipimit të tyre, nuk ka ndodhur që të ushtrohet a të kultivohet farë identifikimi a instrumentalizimi i vetëdijes dhe etnopsikologjisë së tyre, me ndonjë doktrinë filozofike, ose qoftë edhe ajo me kontacione etiko-filozofike të huaj. Kjo nuk ka ndodhur jo nga shkaku se shqiptarëve, si kolektivitet i rrallë, u ka munguar dëshira e aspirata kolektive, për t’u identifikuar me ndonjë koncept tjetër, që del jashtë suazave të normave dhe kodit të tyre identifikues të sjelljes kolektive, por, thjeshtë, nga shaku se natyra e ekzistencës së tyre kolektive ka qenë vazhdimisht, gjatë tërë historisë së qenësimit, e preokupuar gjithmonë me kompleksin e mbijetimit fizik, ose nën thundrën e romakut, turkut e tash së voni- të sllavit. Kështuqë atij asnjëherë nuk i është dhënë hapësira e përpunimit të vetëdijshëm të ndonjë stategjie të sprovuar të veprimit kolektiv! Në historinë e kombeve të lashta, ata defilojnë dhe janë të njohur me etikën e tyre të lartë dhe specifike të individualizimit, sidomos kur është fjala për virtytet, si: trimëria, guximi, mikëpritja, institucioni i besës, gatishmëria për t’u sakrifikuar për idenë e kombit, atë të mosdurimit ndaj të huajit etj.- etikë dhe filozofi e jetës kjo që do t’u kushtojë mjaft shumë, sidomos në aspektin e përpjekjeve sistematike për ta sendërtuar synimin e identitetit të tyre kolektiv mbi shtetësinë, pasojat e një përpjekjeje të tillë që po i ndjejmë edhe ne. Ata mbijetimin e tyre fizik në vitet 90-ta, kur iu muar edhe ajo pak autonomie që e gëzonin në kuadër të krijesës jugosllavr, e kultivuan kryesisht përmes një strategjie të panjohur për etikën e tyre, ku rrafshi i veprimit të kësaj sjelljeje i kishte përfshirë të gjitha strukturat dhe konfiguracionin e vetëdijes së tyre kolektive. Është interesant të theksohen rrethanat, të cilat ata i detyrojnë, në mënyrë të vetëdijshme, ta ndërrojnë konceptin e farës së mbijetimit, duke iu përshtatur rrethanave të reja, jo më me etikën specifike të individualizimit (jo) të dështuar (të tipit ala bajramcurri apo isaboletinqe!), por me një filozofi e strategji tërësisht tjetërfare të veprimit kolektiv, që u ngulit me shpejtësi drite mund të shquhet si kuriozitet i rallë për natyrën e tyre. Në të vërtetë, intuita e tyre kolektive, a sensi për ta nuhatur kompleksin e momentit dhe situatës tejet delikate të viteve kthesë (vitet ’90) për historinë e qenësimit të tyre kolektiv, bëri deklinimin e apostrofuar si rezistencë paqësore, që është një sjellje e re kolektive për natyrën e tyre tipike individualiste. Kjo mund të kualifikohet si një cilësi e re, e vetëdijshme dhe shumë domethënëse për natyrën e mbijetimit dhe të ekzistencës së tërësishme kolektive shqiptare. Andaj, me të drejtë, mund të konfirmohet se deklinimi kolektiv shqiptar, nga etika e tyre shekullore e individualizimit specifik, për kohën kur u zgjodh si model i sjelljes kolektive, në kohën kur ekzistonte rreziku i asgjësimit të tërë qenies kombëtare, ishte i arsyeshëm dhe i nevojshëm. Ishte i arsyeshëm dhe i nevojshëm edhe nga shkaku se shqiptarët dhe vetëdija e tyre e emancipimit, për herë të parë në historinë e ekzistimit të vet, filluan të rezonojnë esull, duke i studiuar si shkaqet, ashtu edhe pasojat e mundshme të një mos /mos/ përcaktimi të tillë kolektiv. Rezistenca paqësore shqiptare ishte befasi edhe për vetë popujt e tjerë, madje edhe për vetëdijen hegjemoniste serbe, e cila kalkulimet e veta për asgjësimin e tyre kolektiv i kishte ushtruar në mënyrë kompjuterike nëpër kabinetet e tyre intelektuale.

Është interesant, po ashtu, të theksohet se rezistenca shqiptare, sikurse kodi i tyre identifikues që shquhej me një lloj specifiteti unikat, ishte ndërtuar në bazë të një përvoje të paparë ndonjëherë as në përvojën e popujve të tjerë. Kjo ishte ndoshta edhe e arsyeshme, ngase shqiptarët nuk përngjanin me këto kultura as me traditë, as me nivel të emancipimit, as me kulturë të besimit, as me racë e as me numër të popullsisë, veçori këto identike të popujve që, në një mënyrë, kishin sendërtuar deridikund kulturën e rezistencës së jodhunës në momente të caktuara historike. Për këtë shkak, çdo paralelizëm në këtë kontekst është joadekuat dhe jo i qëlluar si në formë, ashtu edhe në përmbajtje, ngase kulturës dhe identitetit shqiptar u mungon (nëse krahasohet me formën e rezistencës gandiste) jo vetëm kulti i besimit, si prezentim dhe si obligim ndaj përmbushjes së detyrave ndaj vetvetes, por edhe kulti i besimit religjioz e meditues, si elemente determinuese të metodës së jodhunës së tipit, bie fjala, gandiste. Megjithatë, ata i bënë ballë erozionit të kohës dhe robërisë shekullore, duke qëndruar gjithnjë të njëjtë, shqiptarët me identitet kulturor deri në ditët e sotme. Jo ndoshta pse ishin të prirur nga një formë dhe përmbajtje e tillë banale ndaj mbijetimit fizik, por shaku pse ishin ekzistencialisht të lidhur me esencën e shpirtit të përkatësisë kolektive, të cilën e ruajtën gjer në ditët e sotme. Për ta, koncepti i universit do të duhej të kishte më tepër konotacione të thelbit të shpirtit kolektiv, për t’i mbijetuar dyndjet e shumta që ndodhën pareshtur mbi ta, gjatë tërë historisë. Shkaku i dytë i tkurrjes, a ndikimit të reduktuar në vetëdijën shqiptare i rezistencës paqësore, ndër shqiptarët e Kosovës, do të mund të shpjegohej edhe me natyrën e përmbajtjes jo të rastësishme dhe të pabazuar të mbështetjes në faktorin e jashtëm, ose në qendrat e fuqisë së vendosjes- mbështetje kjo që në fillim të viteve të nëntëdhjeta deridikund arsyetohej, meqë, në një mënyrë, e kishte satisfaksionin e vet moral e politik. Ky kapitull, fill pas rënies së sistemit komunist, e kishte mbjellë farën e shpresës, për t’u realizuar si identitet i njëmendët në të gjitha kombet evrolindore. Andaj, do të ishte absurde, amorale dhe e pajustifikueshme, që shqiptarët e Kosovës të bënin përjashtim nga ky ndikim i fuqishëm i qendrave të tilla, ku vendoseshin fate të tëra të kombeve. Tekefundit, një domosdoshmëri e tillë historike e ndikimit u ka munguar gjithmonë shqiptarëve, të cilët vazhdimisht janë përpilitur për të mbijetuar e ruajtur konceptin e modelit karakteristik të identitetit dhe të qenies së vet shoqërore. Mirëpo, e meta e këtij “ndikimi” të qendrave, diçka që nënkupton edhe konotacione të kushtëzimeve (marrjes dhe dhënies, pra shkurt interesit politik, ekonomik etj). Por, si diçka që vetëm duhet të merret si e gatshme, pa ndonjë kompensim material, politik, a moral, ose si shqiptarë të Kosovës, si identitet i ri në pikëpamje të përvojës së luftës dhe shumë pragmatik koncepti i fuqisë së “ndikimit” dhe përkrahjes së faktorit ndërkombëtar, nga i cili ne nganjëherë kemi qenë të prirur të krijojmë edhe mite absurde për çështjet e zgjidhjes së problemit tonë. Tekefundit, zbehja të themi ashtu kushtimisht e këtij mitizmi të paqenë, u hetua menjëherë pas periudhës dejtoniane, ku ai me qëndrimet edhe imponimet e veta ndaj kompleksit të “interesimit” për çështjen e problemit të Kosovës dhe rrugëtimit kolektiv shqiptar, përmes rezistencës paqësore, po tregohet gjithnjë më cinik dhe mospërfillës. Në një masë, kur të vështrohet nga pozicioni i tij, deridiku edhe mund të arsyetohet, ngase, në filozofinë e politikës së tij, nuk mbretërojnë kodet dhe logjika e së drejtës dhe e së vërtetës kryesisht moralopolitike, por ajo e interesit të kësaj filozofie të politikës ia jep edhe legjitimitetin, edhe domosdoshmërinë e konceptit të drejtësisë. Për këtë shkak, shqiptarët mllefin e vet, në rast të mosrrumbullaksimit të synimit të tyre për identitet shtetëror, nuk do të duhej ta orientojnë kah ky faktor, me të cilin ata kanë përvojë shumë të hidhur historike, por duhet t’i rikthehen pjesërisht edhe kompleksit të potencialit dhe fuqisë së vetvetes, i cili, nëse ka qenë dje për t’u nënçmuar, sot nuk është i tillë. Shtrohet pyetja: Përse dhe në ç’mënyrë? Kjo tkurrje, a ky reduktim i ndikimit të vetëdijes kolektive shqiptare, për bindjen tonë, mund të shpjegohet, në mes të tjerash, edhe përmes dy shkaqeve themelore. Njëra që ka të bëjë me natyrën e traditës dhe stereotipit shqiptar, për të cilin semantika e koncepteve të durimit, dhunës, mosnënshtrimit ndaj nëpërkëmbjes së dinjitetit njerëzorë e kombëtar etj. Deri në amputimin e vetëdijes së rezistencës paqësore, ishin krejtësisht koncepte të panjohura për të, gjë që dëshmon se në historinë e qenësimit ekzistencial shqiptar, asnjëherë, në asnjë etapë të emancipimit të tyre, nuk ka ndodhur që të ushtrohet a të kultivohet farë identifikimi a instrumentalizimi i vetëdijes dhe etnopsikologjisë së tyre, me ndonjë doktrinë filozofike, ose qoftë edhe ajo me kontacione etiko-filozofike të huaj. Kjo nuk ka ndodhur jo nga shkaku se shqiptarëve, si kolektivitet i rrallë, u ka munguar dëshira e aspirata kolektive, për t’u identifikuar me ndonjë koncept tjetër, që del jashtë suazave të normave dhe kodit të tyre identifikues të sjelljes kolektive, por, thjeshtë, nga shaku se natyra e ekzistencës së tyre kolektive ka qenë vazhdimisht, gjatë tërë historisë së qenësimit, e preokupuar gjithmonë me kompleksin e mbijetimit fizik, ose nën thundrën e romakut, turkut e tash së voni- të sllavit. Kështuqë atij asnjëherë nuk i është dhënë hapësira e përpunimit të vetëdijshëm të ndonjë stategjie të sprovuar të veprimit kolektiv!

Në historinë e kombeve të lashta, ata defilojnë dhe janë të njohur me etikën e tyre të lartë dhe specifike të individualizimit, sidomos kur është fjala për virtytet, si: trimëria, guximi, mikëpritja, institucioni i besës, gatishmëria për t’u sakrifikuar për idenë e kombit, atë të mosdurimit ndaj të huajit etj.- etikë dhe filozofi e jetës kjo që do t’u kushtojë mjaft shumë, sidomos në aspektin e përpjekjeve sistematike për ta sendërtuar synimin e identitetit të tyre kolektiv mbi shtetësinë, pasojat e një përpjekjeje të tillë që po i ndjejmë edhe ne. Sot, mbijetimin e tyre fizik po e kultivojnë përmes një strategjie të panjohur për etikën e tyre, ku rrafshi i veprimit të kësaj sjelljeje i ka përfshirë të gjitha strukturat dhe konfiguracionin e vetëdijes së tyre kolektive. Është interesant të theksohen rrethanat, të cilat ata i detyrojnë, në mënyrë të vetëdijshme, ta ndërrojnë konceptin e farës së mbijetimit, duke iu përshtatur rrethanave të reja, jo më me etikën specifike të individualizimit (jo) të dështuar, por me një filozofi e strategji tërësisht tjetërfare të veprimit kolektiv, i cili, siç potencuam më lart, u ngulit në mënyrë tejet meteorike në vetëdijen kolektive shqiptare- mund të shquhet si kuriozitet i rallë për natyrën e tyre. Në të vërtetë, intuita e tyre kolektive, a sensi për ta nuhatur kompleksin e momentit dhe situatës tejet delikate të viteve kthesë (vitet ’90) për historinë e qenësimit të tyre kolektiv, bëri deklinimin e apostrofuar si rezistencë paqësore, që është një sjellje e re kolektive për natyrën e tyre tipike individualiste. Kjo mund të kualifikohet si një cilësi e re, e vetëdijshme dhe shumë domethënëse për natyrën e mbijetimit dhe të ekzistencës së tërësishme kolektive shqiptare. Andaj, me të drejtë, mund të konfirmohet se deklinimi kolektiv shqiptar, nga etika e tyre shekullore e individualizimit specifik, për kohën kur u zgjodh si model i sjelljes kolektive, në kohën kur ekzistonte rreziku i asgjësimit të tërë qenies kombëtare, ishte i arsyeshëm dhe i nevojshëm. Ishte i arsyeshëm dhe i nevojshëm edhe nga shkaku se shqiptarët dhe vetëdija e tyre e emancipimit, për herë të parë në historinë e ekzistimit të vet, filluan të rezonojnë esull, duke i studiuar si shkaqet, ashtu edhe pasojat e mundshme të një mos /mos/ përcaktimi të tillë kolektiv. Rezistenca paqësore shqiptare ishte befasi edhe për vetë popujt e tjerë, madje edhe për vetëdijen hegjemoniste serbe, e cila kalkulimet e veta për asgjësimin e tyre kolektiv i kishte ushtruar në mënyrë kompjuterike nëpër kabinetet e tyre intelektuale.Është interesant, po ashtu, të theksohet se rezistenca shqiptare, sikurse kodi i tyre identifikues që shquhej me një lloj specifiteti unikat, ishte ndërtuar në bazë të një përvoje të paparë ndonjëherë as në përvojën e popujve të tjerë. Kjo ishte ndoshta edhe e arsyeshme, ngase shqiptarët nuk përngjanin me këto kultura as me traditë, as me nivel të emancipimit, as me kulturë të besimit, as me racë e as me numër të popullsisë, veçori këto identike të popujve që, në një mënyrë, kishin sendërtuar deridikund kulturën e rezistencës së jodhunës në momente të caktuara historike.Për këtë shkak, çdo paralelizëm në këtë kontekst është joadekuat dhe jo i qëlluar si në formë, ashtu edhe në përmbajtje, ngase kulturës dhe identitetit shqiptar u mungon (nëse krahasohet me formën e rezistencës gandiste) jo vetëm kulti i besimit, si prezentim dhe si obligim ndaj përmbushjes së detyrave ndaj vetvetes, por edhe kulti i besimit religjioz e meditues, si elemente determinuese të metodës së jodhunës së tipit, bie fjala, gandiste. Megjithatë, ata i bënë ballë erozionit të kohës dhe robërisë shekullore, duke qëndruar gjithnjë të njëjtë, shqiptarët me identitet kulturor deri në ditët e sotme. Jo ndoshta pse ishin të prirur nga një formë dhe përmbajtje e tillë banale ndaj mbijetimit fizik, por shaku pse ishin ekzistencialisht të lidhur me esencën e shpirtit të përkatësisë kolektive, të cilën e ruajtën gjer në ditët e sotme. Për ta, koncepti i universit do të duhej të kishte më tepër konotacione të thelbit të shpirtit kolektiv, për t’i mbijetuar dyndjet e shumta që ndodhën pareshtur mbi ta, gjatë tërë historisë. Shkaku i dytë i tkurrjes, a ndikimit të reduktuar në vetëdijën shqiptare i rezistencës paqësore, ndër shqiptarët e Kosovës, do të mund të shpjegohej edhe me natyrën e përmbajtjes jo të rastësishme dhe të pabazuar të mbështetjes në faktorin e jashtëm, ose në qendrat e fuqisë së vendosjes- mbështetje kjo që në fillim të viteve të nëntëdhjeta deridikund arsyetohej, meqë, në një mënyrë, e kishte satisfaksionin e vet moral e politik. Ky kapitull, fill pas rënies së sistemit komunist, e kishte mbjellë farën e shpresës, për t’u realizuar si identitet i njëmendët në të gjitha kombet evrolindore. Andaj, do të ishte absurde, amorale dhe e pajustifikueshme, që shqiptarët e Kosovës të bënin përjashtim nga ky ndikim i fuqishëm i qendrave të tilla, ku vendoseshin fate të tëra të kombeve. Tekefundit, një domosdoshmëri e tillë historike e ndikimit u ka munguar gjithmonë shqiptarëve, të cilët vazhdimisht janë përpilitur për të mbijetuar e ruajtur konceptin e modelit karakteristik të identitetit dhe të qenies së vet shoqërore. Mirëpo, e meta e këtij “ndikimi” të qendrave, diçka që nënkupton edhe konotacione të kushtëzimeve (marrjes dhe dhënies, pra shkurt interesit politik, ekonomik etj). Por, si diçka që vetëm duhet të merret si e gatshme, pa ndonjë kompensim material, politik, a moral, ose si shqiptarë të Kosovës, si identitet i ri në pikëpamje të përvojës së luftës dhe shumë pragmatik koncepti i fuqisë së “ndikimit” dhe përkrahjes së faktorit ndërkombëtar, nga i cili ne nganjëherë kemi qenë të prirur të krijojmë edhe mite absurde për çështjet e zgjidhjes së problemit tonë.Tekefundit, zbehja të themi ashtu kushtimisht e këtij mitizmi të paqenë, u hetua menjëherë pas periudhës dejtoniane, ku ai me qëndrimet edhe imponimet e veta ndaj kompleksit të “interesimit” për çështjen e problemit të Kosovës dhe rrugëtimit kolektiv shqiptar, përmes rezistencës paqësore, po tregohet gjithnjë më cinik dhe mospërfillës. Në një masë, kur të vështrohet nga pozicioni i tij, deridiku edhe mund të arsyetohet, ngase, në filozofinë e politikës së tij, nuk mbretërojnë kodet dhe logjika e së drejtës dhe e së vërtetës kryesisht moralopolitike, por ajo e interesit të kësaj filozofie të politikës ia jep edhe legjitimitetin, edhe domosdoshmërinë e konceptit të drejtësisë. Për këtë shkak, shqiptarët mllefin e vet, në rast të mosrrumbullaksimit të synimit të tyre për identitet shtetëror, nuk do të duhej ta orientojnë kah ky faktor, me të cilin ata kanë përvojë shumë të hidhur historike, por duhet t’i rikthehen pjesërisht edhe kompleksit të potencialit dhe fuqisë së vetvetes, i cili, nëse ka qenë dje për t’u nënçmuar, sot nuk është i tillë. Së këndejmi, rezistencën joviolente që u identifikua me Ibrahim Rugovên, duhet parë më shumë si taktikë se sa strategji të çlirimit të Kosoves.

S’këndejmi, mund të themi qē;

– Ldk-ja e Ibrahim Rugovës, asesi nuk ishte si kjo e Isa Mustafes!?

– Ldk-ja e Ibrahim Rugoves, ideal e kishte Kosoven e pavarur, kjo e Isa Mustafes, e bëri lekun!

– Ldk-ja e Ibrahim Rugovës, ishte tolerante e gjithëpërfshirëse, kjo e Isa Mustafes u bë e mbyllur dhe tipike klanore!

– Ldk-ja e Ibrahim Rugoves, e kundërshtonte ashpër Serbinë, kjo e Isa Mustafes (përmes “minishengenit”!) po na rikthen kah Serbia! ….

(Shkrim është bërë me rastin e vigjiljes së 31 vjetorit të themelimit të Lëvizjes joviolente (alias; Ldk-së) që atëbotë identifikohej me emrin dhe karizmën e Ibrahim Rugovës (apo si e quanin, ndërkombëtarët; “Mahatma Gandi shqiptar”)! Shkrimi, është njē qasje sociologjike që ende nuk ështē komplete, por, është origjinale…)

Shkruan: Fadil MALOKU

Leave a Reply