Rekomandime mbi përballjen dhe përshtatjen me virusin COVID-19

0
803

Në fillim kishim numër të vogël të rasteve me COVID-19 dhe frikë e madhe…sot numër i madh me raste COVID-19 dhe frikë e vogël. Shtimi i rasteve të reja me Covid-19 patjetër që është e sikletshme.
Por duhet të jemi të vetëdijshëm që tash e mbas në ambientet tona jetësore është njê virus i ri i cili do na ndryshoj në mënyrë të moderuar mënyrën tonë të jetesës dhe rutinat tona.
Virusi është i paevitueshëm dhe rikthimi i masave të reja të kufizmit të liris të qytetarëve të Kosovës dhe mbylljen e institucioneve private dhe publike do ketë pasoja socio-psiko-ekonomike.
Adaptimi me virusin në jetët tona nuk realizohet me izolime por me modifikim të sjelljeve, rutinave dhe veprimeve tona.
Ky modifikim përfshin:
-Testime masive –
-Evitim të përshëndetjeve fizike
-Përdorim të maskave dhe dorëzave nëpër vende të ekspozuara publike.

  • Evitim të eventeve me grumbullim të madh të njerëzve.
  • Distancë fizike më e theksuar.
  • Monitorim socio-higjienik i bizneseve të gastronomis dhe hotelerisë.
    Ka një sërë faktorësh që po ndikojn në shtimin e numrit të të infektuarve me Koronavirus.
    Një faktor primar qe ka ndikuar të shtohet numri i të infektuarve me koronavirus është zbutja e frikës së individëve ndaj tij.
    Tashmë jemi të vetëdijshëm se virusi nuk është “vdekjeprurës”.
    Frika është zbutur nga simptomat e lehta që kanë përjetuar njerëzit që u infektuan.
    Por kjo nuk shpërbënë rrezikun për asnjërin nga ne sidomos me personat në moshë të shtyer dhe sëmundje kronike.
    Ajo që kemi nevoj është të informohemi se si do e pësojmë në rast të kollapsit nacional shëndetësor.
    Si të trajtohet kjo pikë?
    Instituti kombëtar i shëndetësis në koordinim me ministrinë e shëndetësis të formojn një plan paraprak në rast të kollapsit shëndetësor.
    Të publikohen për qytetarët:
  1. Vetëm sa persona mund të marrin oksigjeno-terapi në rast të kollapsit nacional shëndetësor.
  2. Për sa persona ka shtretër për trajtime mjekësore profesionale nëpër klinika infektive në rast të kollapsit nacional shëndetësor.
  3. Të përcaktohen kritere se kush do jetë në avantazh dhe kush në disavantazh në rast të kollapsit nacional shëndetësor.
    Këto 3 pika nuk janë për të krijuar panik por për të nxitur reflektime dhe vetkontroll tek popullata se çfarë mund të ndodh në raste të kollapsit nacional shëndetësor.
    Patjetër që do kontribuonte ne rast se kemi fluks të madh të infektuarish duke pasur një plan paraprak dhe me një parapërgatitje. Faktori tjetër që na solli numrin e lartë të të infektuarve është mungesa e vetë-disiplinimit. Fatkeqësisht edukimi ynë ka mangësi në zhvillimin e vetë-disiplinimit.
    Për grup-moshat mbi adoleshentë tashmë është vonë, andaj disa masa të rrepta do ishin efektive. Si të trajtohet kjo pikë?
    Monitorim i vazhdueshëm i popullatës dhe institucioneve, nëse kanë me vete mastat mbrojtëse (maska, dorëza, dezinfektues etj) për ata që nuk i kanë t’ua siguroj shteti dhe nëse po, të respektohet distanca fizike.
    Faktori i stigmës dhe frikës nga ajo shtyen njerëzit të mos deklarojn për simptomat e tyre. Po vërejmë se në shumë institucione individ të caktuar kanë mbatjur të fshehur simptomat e gripit ose nuk kanë arrit të identifikojnë ato.
    Kjo ka bërë që shumë njerëz të infektohen me virusin duke shkaktuar kështu bllokim total të institucionit ose biznesit privat.
    Si të trajtohet kjo pikë?
    Testime masive të institucioneve dhe bizniseve ku ka interaksione me distanca fizike sociale. Kjo do ndihmonte në monitorimin dhe kontrollimin e vazhdueshëm të tyre nga ministrit dhe autoritetet përkatëse.
    Nga një prespektiv tjetër mund të krijohen edhe plane me aktivitete të ndryshme për personat e infektuar me COVID-19.
    Jo të gjithë të infektuarit kanë simptoma të rënda apo duan të rrinê të mbyllur derisa ta mposhtin koronavirusin.
    Sidomos personat që po e tejkalojn virusin me simptoma të lehta.
    Mungesa e disiplinimit, durimit për të qëndruar brenda dhe mungesa e rezistencës nga shkëputjet sociale i bënë ata të fshehin simptomat dhe as mos të i nënshtrohen testimeve për COVID-19.
    Nëse krijohet një plan për të angazhuar këta persona qoftë online ose një mënyrë tjetër specifike të kenë edhe ata sado pak hapësirë për tu angazhuar aq sa mos ta shkëpusin gjithë aktivitetet ditore.
    Kjo nuk do ti demotivonte njerëzit të bëjnë testime dhe të deklarojn për simptomat alarmante. Si të veprohet ?
  4. Të angazhohen profesionist të shëndetit mendor për t’ju ofruar mbështetje psiko-emocionale online.
  5. Pajisjen me medikamente dhe tretmane efektive pêr të infektuarit me virus.
  6. Të përcaktohet vikendet ditë karantinimi për gjithë popullatën përveç personave të infektuar me covid-19 të cilët nën MONITORIMIN specifik të organeve kompetente të dalin dhe shijojn natyrën dhe ambientin përreth në vende të caktuara që nuk përbënë rrezikshmëri për popullatën pas vikendit.
    P.sh. në shetitore të vihen aparate automatike për ofrimin e kafeve, çaj dhe gjëra të tjera ushqimore për ta.
    Pas vikendit nga e hëna deri të premten të zhvendoset karantinimi nga popullata tek personat e infektuar.
    Një cikël i tillë i zhvendosjes së izolimit do ishte më pak i dëmshëm socio-psiko-ekonimikisht sesa izolimi total ose kufizimi i lëvizjes.
    Kjo pikë përbënë rrezikshmëri të lartë nëse nuk kontrollohen dhe monitorohen me kujdes levzishmërit e popullatës.
    Këto pika të rekomanduara nuk garantojn parandalimin e shpërndarjes së virusit, përveç se janë strategji dhe mënyra për të përballuar pandemin dhe ndryshimin e aktiviteteve dhe rutinave tona.

Shkruan: Fikri HAJDARIPsikolog aktiv dhe kontributdhënës sensibilizues, dhe ndërgjegjësues poashtu një Psikolog vullnetar përmes linjës telefonike për përkrahje psikoemocionale gjatë periudhës së Pandemisë.

Leave a Reply