Ramazani (i dytë) në kohë pandemie është edhe një sprovë sociale, për ta ridëshmuar solidaritetin qytetar midis nesh

0
358

Ramazani, në fakt shikuar me dioptrinë fetare; është një muaj i bekuar që midis tjerash na bënë të reflektojmē si peshën ashtu edhe rëndësinë e; solidaritetit kundruall indiferencës; jetës kundruall vdekjes; të mirës kundruall të keqes; tē bukurës kundrual të shëmtuarës; dashurisë kundruall urrejtjes…etj. Kurse, me dioptrinë sociologjike ai mund të shpjegohet edhe si një mekanizëm i vetëkontrollit social, të cilin individi përmes vetëidentifikimit (self identification) që e manifeston kryesisht përmes bindjes në një Zot të vetëm!), e konsumon në kohë krizash dhe pasigurish individuale e kolektive, si vlerë sublime që i (pa)mundêson transcedentalja! Por, që tek ai mbjellin ndjenjën e kontrollit dhe përgjegjësisë finale.

Ndërkaq, agjërimi si “produkt” i muajit të ramazanit, nuk është ndonjë relikt, e aq më pak ceremoni e rit i kot fetar, ashtu si bie fjala e projektojnë dhe e propagandojnë ca injorant (sepse, edhe si formë e edhe si përmbajtje egziston te gjitha religjionet monoteiste) e dashakëqinj të kohēs sonë, por, është një edhe një filozofi sociologjike e sakrifices dhe e vetēpërmbajtes apo vetëkontrollit (self control) të njeriut. Agjërimi, poashtu ështē edhe një muaj solidariteti (që psikologjia bashkëkohore e ka konstatuar edhe si mekanizëm mjaft efikas!) që shërben ekskluzivisht për ta plotësuar boshëllëkun shpirtëror të njeriut. Agjërimi, është edhe mjet shumë i sofistikuar social, që shërben për ta ushtruar si kontrollin e epshit, ashtu edhe kthjelltësinë e mendjes, (psikologjia bashkëkohore) dhe forcimin fizik të trupit (konstatim i mjekësisë bashkëkohore).

S’këndejmi, për gjithë ata që kanë vendosur që vullnetarisht (për hirë të Krijuesit të gjithmëshirshëm!) ta privojnē vetën e tyre, jo vetëm nga; ushqimi e pijet e përditshme, por, edhe nga debatet e kota e të padobishme, e në veçanti nga veprimet; jo etike, u urojmë agjërim sa më i lehtë. Urojmë gjithashtu, që Zoti i madhërueshëm, t’i pranojë gjitha lutjet e sinqerta, nē kēto kohëra të vështira e përplot sprova …!
Amin!

Shkruan: Fadil MALOKU

Leave a Reply