Qytetarët e kosovës shpenzojnë më shumë në Hotele dhe Restaurante sesa në Arsim!

0
72

Është interesante dhe të bën të ndjehesh kurioz, kur lexon të dhëna statistikore të publikuara ndër vite nga Enti i Statistikave të Kosovës.
Janë një mori të dhënash që paraqesin standardin jetësor në Kosovë për gjatë viteve. Por nga të dhënat e publikuara vëmë re një të dhënëshumë interesante (të bënë t´i fshish sytë) dhe të shtyen të mendoshse a janë të realizuara në mënyrë profesionale dhe të përgjithësuara mirë“apo janë gabim”, apo janë të dhëna normale dhe që mund t´i kenë shumica e vendeve, por ne nuk i kemi kushtuar rëndësinë mëparë, ose – ose jemi një shoqëri që akoma mendojmë se koha punon për ne, dhe kjo është e natyrshme, ngase një jetë kemi dhe duhet jetuar si është më së miri.
Një e dhënë interesante rreth shpenzimeve të familjeve për gjatë viteve 2007, 2008, 2009 e deri më 2015, 2016, 2017 duke i klasifikuar ato në shpenzime nga më të ndryshmet siç janë p.sh., ushqimi, alkoholi, veshmbathje, banim, mobilje, shëndëtësi, transport, komunikim, rekreacion, arsim, hotele dhe restaurante etj., vërejmë se pjesët rurale dhe urbane nuk kanë një dallim në mes të shpenzimeve më të rëndësishme dhe më primare që do të duhej t´a ketë një familje bashkëkohore, atë në investimet në Arsim.

Shikuar nga këto të dhëna statistikore, vëmë re se familjet Kosovare në përgjithësi janë të dhënë më shumë të shpenzojnë në Hotele dhe Restaurante sesa në Arsim.Gjithashtu vërejmë se ndër vite këto të dhëna janë pothuajse të njëjta, dhe përqindja pak dallon nga pjesët rurale më atë urbane.

Në të dhënat e po këtij Institucioni që herë pas here publikon raportet e tij, vërëjmë edhe një gjë interesante që befason!
Nga prindërit me shkollim fillor dhe të mesëm, krahasuar me ata me përgatitje profesionale apo Universitet, këta të fundit janë të prirur më shumë në shpenzime të luksit siq janëHotele dhe Restaurante sesa në Arsim, e që do të duhej të ishte e kundërta.

Këto të dhëna shumë me rëndësi dhe shqetësuese, të dhëna që duhet pasë parasysh secila familje, duhet të na shërbejnë për të shikuar se ku po çalojmë, ngase mungesa e investimit, apo shpenzimit të mjeteve të një pjese të kursimeve familjare në drejtimin e gabuar do të sjell pasoja afatgjate në shoqëri, dhe si e tillë do kemi një shoqëri jo të arsimuar mirë, dhe si rezultat do të ketë edhe ngecje dhe ngadalsim në zhvillimin e kësaj shoqërie që premton shumë nëse drejtohet siq duhet.

Prandaj, jo rastësisht edhe politika kosovare që rrjedh nga gjiri i këtij populli nuk i kushton shumë rëndësi Arsimit, duke mos e bërë prioritet ndër prioritetet e saj që prej dy decenieve,dhe gjasat janë shumë të vogla që Arsimi të futet ndër prioritetet e para edhe për një kohë, deri sa lakmia dhe mospërgjegjësia për shpenzimet e luksit mos të jenë të kufizuara me ligj, dhe të jenë prijës njerëzit e duhur në kohë të duhur.

Shkruan: Skender BERISHA

Leave a Reply