Qeveri, të rejat e të rinjët e shkolluar të Kosovës – tani ka t’ja mbajnë…

0
155

Në Kosovë nuk ka punësim të mirëfilltë për të rejat e të rinjët  me diploma bachelor dhe master. Por nuk ka as viza për në perendim. Eshtë ky një rrefim i dhëmbshëm dhe mjaftë brengosës për shoqërinë kosovare, në veqanti për të rinjët e të rejat e këtijë vendi. Pas zgjedhjeve të fundit, respektivisht pas dakordimit më në fund të kualicionit për bashkëqeverisje ndërmjet LDK dhe VV, konstituimit  të institucuioneve kosovare, pamvarësisht zvarritjeve prej afro 4 muaj nga data e zgjedhjeve, sot kur jemi në muajin shkurt në prag të daljes në stinën e pranveres ka shumë punë për tu bërë në shtetin tonë.  Si në qdo segment të jetës edhe në atë të arsimit dhe edukimit të gjeneratave të reja e sidomos në  arsimin e mesëm dhe  atë universitar për këto kaq vite janë bërë shumë pak përpjekje për një qëndrim ambivalent të politikave zhvillimore e arsimore duke ditur faktin se qdo qeveri në ardhje me gojën plotë premtime nuk kishte realizuar as për së afërmi ato premtime në fushat përkatëse sikurse edhe në atë të arsimit . Po të flitej për këtë gjendje të arsimit e cila mbretëron sot e sidomos në atë parauniversitar, menjëhere pas lufte do të justifikohej disi , por që nga ajo kohë e deri më sot ,mund të themi lirisht se kemi stagnim dhe regres në  procesin e arsimit si rezultat i prurjeve të reja të reformave perendimore  të papërshatshme  kurikulare për sistemin tonë si shoqëri si dhe politikës klanore, militantiste, nepotiste  e të korruptuar që zakonisht deri më tani kanë bërë punësimin dhe emrimin e disa prej atyre të cilët janë në pozitat e mësimdhënësve, profesorve, si dhe në disa pozita udhëheqëse të cilët drejtojnë institucionet arsimiore në mënyren më të keqe të mundëshme. Ndonëse ky fakt nuk duhet të gjeneralizohet , viteve të fundit  po vërehet edhe fakti tjeter se gjimnazistët, studentët, pas mbarimit të shkollimit, studimeve nuk po kanë alternativa në drejtim të punësimit, ku institucioni i konkurseve nuk respektohet fare, kur ja shtojmë këtijë problematizimi se është po ashtu vështirë që këta të rinjë e të reja të gjejnë punë pa përvojë pune. Në këtë drejtim  kur flasim për arsimin universitar, në fakultete, departamente të caktuara , kemi regjistrim enorm të studentëve që është shifër në disproporcionalitet të madh  me tregun e punës, por edhe numri i të diplomuarëve që mbesin  pa punësim pas përfundimit të studimeve universitare gjithashtu është i lartë. Gjithashtu vlenë të theksojmë se edhe fakultetet, universitetet  e kolegjet private po kontribojnë që në Kosovë të përfshihet një numër sa më i madh i studentëve, për të studijuar në degë, profile apo në profesione të ndryshme, respektivisht degë, profile apo profesione prej të cilave disa janë edhe deficitare. Megjithkëtë dhe megjithë përvojën 50 vjeqare, tani edhe kur shënojë këto ditë themelimin , Universiteti i Prishtinës  ende nuk e ka gjetë vendin e vet të merituar sa i përket planifikimit të numrit të studentëve dhe të profilizmit të tyre me tregun kosovar dhe me atë Evropian. Pra këtu nuk kemi një plan të mirëfilltë për rininë e shkolluar   në harmoni me kërkesat ekonomike.  Të rinjët dhe të rejat kosovare pas shkollimit duan punësim. Duke ju referuar kësaj situate brengosëse për këta të rinjë e të reja në shoqërinë kosovare, pra është shqetësues fakti se shkalla e papunësimit për rininë kosovare është shumë e lartë. E ajo qka është edhe më e keqe se punësimi te ne kryesisht bëhet permes familjarizmit, korrupsionit dhe formave tjera të ngjajshëme . Pra këta dhe shumë faktorë të tjerë kanë ndikuar që një i ri i diplomuar me qfardoqoftë diplome sot në shoqërinë kosovare  të kërkojë punë si kamarier, kuzhinier,  rojtar, punëtor i thjeshtë e punë tjera  vetëm e vetëm që të sigurojë pak mirëqenje për vetën dhe familjen e tijë. Duhet theksuar se sot në Kosovë kemi po ashtu një numër të konsiderueshëm të atyre që lajmërohen në entet komunale të punësimit e kemi gjithashtu dhe një numër më të madh të atyre që nuk lajmërohen, ente këto që nuk mund të zgjidhin problemet e tyre ekonomike e sociale. Kështu punët ngadalsohen dhe neglizhohen nga ata që duhet përkujdesuar dhe zgjidhur me sukses qështjen  e punësimit të të rinjëve e të rejave që aq shumë ka nevojë Kosova aktuale. Në këtë drejtim edhe Ministria e Mirëqenjës dhe Punës sociale ka përgjegjësi morale e materiale për tu përkujdesur më shumë për këtë shtresë shumë të vlefëshme dhe të qmuar të shoqërisë sonë si dhe që me politikat e saj zhvillimore ti sistemojë të  rejat e të rinjët e arsimuar nëpër vende të  ndryshme të punës brenda dhe jashtë shtetit të Kosovës.

Edhe Ministria e Intgrimeve Evropiane që vepron pranë Qeverisë së Kosovës ka përgjegjësi  që bënë premtime optimiste  për qështjen e vizave por në praktikë kjo ende  nuk ka ndodhur sepse Kosova dhe qytetarët e saj akoma po ballafaqohen me fenomene dhe dukuri negative të cilat janë duke na larguar nga familja e madhe Evropiane. Pra këto dukuri dhe të tjera janë bërë mjaftë brengosëse për gjeneratat e reja të shkolluara por edhe për të gjithë qytetarët. Për më tepër aty ku flitet për papunësi po ashtu ka vend edhe për probleme   sociale qka një gjë e tillë do ta rrezikonte kohezionin social edhe ashtu të dobët të shoqërisë kosovare. Kjo Qeveri mendoj që ka para vetës shumë sfida duke përfshirë edhe qështjen e punësimit të kësaj rinie, andaj duke besuar në potencialin e z. Kurti për një shtet të pakorruptuar dhe për një zhvillim ekonomik  është shansi i fundit që Kosova të mos zbrazet nga rinia jonë në drejtim të vendeve perendimore,sepse kjo më së shumti do ti konvenonte Serbisë.

Shkruan: Arlind BAJRA

Leave a Reply